Rrezikuan pushuesit/ Bllokohen dy gomone në Vlorë, ndëshkohen drejtuesit
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...

Pas sulmit të Rusisë kundër Ukrainës, Gjermania thotë se ka ardhur “momenti i kthesës” dhe është duke forcuar mbrojtjen e vendit. Luftë e Ftohtë me karakteristika të reja.
"Ne duhet të jemi të gatshëm që të mbrojmë vlerat tona, lirinë, sigurinë, demokracinë edhe me mjete ushtarake." Kjo fjali është dëgjuar të thuhet shpesh kështu ose formuluar ngjashëm, që kur ka ndodhur sulmi i Rusisë kundër Ukrainës, më 24 shkurt 2022. Është dëgjuar të thuhet edhe nga goja e ministres gjermane të Mbrojtjes, Christine Lambrecht, kur foli më 26 shtator me ushtaret dhe ushtarët gjermanë në kazermën Julius Leber në Berlin.
Fjalimi i saj bëhet me rastin e një ceremonie ushtarake organizuar për krjimin e komandës drejtuese territoriale: një lloj parakalimi. Kjo njësi e re do të fillojë zyrtarisht punën më 1 tetor duke bërë bashkë në kryeqytetin gjerman forcat deri tani të organizuara në mënyrë të decentralizuar. Detyra më e rëndësishme është mbrojtja e atdheut.
Çfarë kemi parasysh me "moment kthese"?
"Në këtë mënyrë ne përmirësojmë mbrojtjen e vendit dhe të aleatëve,” thotë ministrja e Mbrojtjes në mungesë të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, të cilin e ka zënë Corona. Për të folur për ndryshimin e paradigmave në politikën e mbrojtjes dhe të sigurisë, kryeministri gjerman ka zgjedhur fjalën "moment kthese."Këtë fjalor Christine Lambrecht e përdor herë pas here. Shokun e partisë, Olaf Scholzin, ajo e quan "Spiritus Rector i momentit të kthesës", pra nismëtar të vlerësimeve të reja për ushtrinë gjermane, Bundeswehr. Financiarisht ndryshimi i kursit ushtarak kërkon 100 miliardë euro më shumë. Në këtë mënyrë ushtria duhet të pajiset më mirë në të gjitha nivelet, sidomos me armë moderne, të cilat janë edhe të gatshme për t‘u përdorur. Në këtë pikë ka ngecur puna prej shumë vitesh. Ministrja gjermane premton "drejtim nga një dorë"
Krah pajisjeve teknike, ndryshimet në organizim duhet të rrisin fuqinë goditëse. Por: "ndryshimet duhet të mbërrijnë edhe tek strukturat e ushtrisë”, thotë Christine Lambrecht. "Drejtim nga një dorë e vetme”, thotë maksima. "Me rrugë të shkurtër drejt qeverisë federale”, thekson komandantja e shtabit të ushtrisë gjermane në kohë paqeje. Në rast lufte komanda i kalon kancelarit federal. Kështu thuhet në Kushtetutën gjermane.
Komanda e drejtimit territorial për brenda vendit, me qendër në Berlin është në varësi të komandës drejtuese të misioneve në Pocdam, e cila që nga viti 2001 ka kompetencat e misioneve të Bundeswehrit jashtë vendit. Njësia e sapokrijuar do të bëjë në të ardhmen koordinimin nga një pikë e vetme, të gjithë atyre detyrave që deri tani kanë qenë të shpërndara në gjithë Gjermaninë: mbrojtjen e atdheut, ndihmat në raste katastrofash gjatë përmbytjeve ose djegies së pyjeve, transportin e trupave dhe armëve për stërvitjet ushtarake me partnerët brenda Bashkimit Europpian (BE) ose me partnerët e Aleancës Veriatlantike (NATO).
Misione të ushtrisë brenda vendit për përmbytjet, refugjatët, Coronën
Christine Lambrecht vlerëson lart ndihmën e dhënë nga ushtria brenda vendit për çështje që lidhen me organizime të tjera. Ajo kujton misionin e ushtrisë gjatë përmbytjeve të Elbës në vitin 2013, ndihmën e dhënë për refugjatët që erdhën në Gjermani nga 2015 deri 2018, ose ndihmën për katastrofën e përmbytjes në zonën e Ahrtalit më 2021. "Më mbresëlënëse ka qenë sigurisht misioni i ushtrisë i nisur më 2020 dhe deri tani më i gjati, gjatë pandemisë së Coronës", thekson ministrja e Mbrojtjes.
25 mijë gra dhe burra ndihmuan të pengonin përhapjen e virusit të rrezikshëm. "Ata bënë vaksina, ndoqën rrjedhën e kontakteve, morën prova për të kontrolluar infektimet." Vetëm gjatë këtij misioni janë bërë 11 mijë kërkesa për të marrë ndihmë nga ushtria, thotë Christine Lambrecht. "Një ndihmë e madhe për të cilën ushtria mund të jetë krenare dhe për të cilën njerëzit në vendin tonë janë mirënjohës.”
Komanda e njeh mirë kryeministrinë
Komandanti i parë i komandës territoriale të sapokrijuar është Carsten Breuer. Deri në maj të 2022 ai drejtonte shtabin e Coronës në kryeministri, shtab që është shpërbërë ndërkohë. Në funksionin e ri, 57 vjeçari Breuer, do të forcojë aftësinë rezistuese të Gjermanisë për të gjitha rastet e përfytyrueshme të krizave. Këtu futet edhe mbrojtja klasike e vendit.
"Pavarësisht nga planet që ka një kundërshtar potencial që ndodhet në territorin gjerman, ne duhet të jemi në gjendje të konfrontohemi me të,” tha Carsten Breuer që në korrik të 2022 për revistën "Der Spiegel". Gjatë Luftës së Ftohtë kanë ekzistuar strukturat për këtë dhe bëhej edhe trajnimi. Pastaj, erdhi ribashkimi i Gjermanisë dhe njeriu kujtoi se ishte i rrethuar vetëm nga miq.
Aneksimi i Krimesë ndryshoi situatën
Të paktën që nga aneksimi i Krimesë ukrainase nga Rusia më 2014, "ne e dimë se ishte hap i gabuar”, kujton gjatë intervistës gjeneral lejtnanti për gabimet me pasoja të rënda të bëra në politikë. Sepse momenti i kthesës ushtarake, për të cilin flet Olaf Scholz, u shpall në Gjermani tetë vjetë më vonë, pas sulmit rus kundër të gjithë Ukrainës.
Sipas pikëpamjeve të Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, komanda territoriale e drejtimit luan një rol të rëndësishëm për këtë: "Ne forcojmë gatishmërinë për ndërhyrje të ushtrisë”, thotë Christine Lambrecht, duke përmbledhur me një fjali detyrat e njësisë së re./ DW
Në një intervistë për Zërin e Amerikës kryediplomatja e Ko...
Finlanda po vëzhgon nga afër ujërat e saj territoriale...
Vetëm disa ditë pasi shprehu mbështetje për protestat ...
Samantha Cristoforetti nga Italia u bë të mërkurën gru...
Rrjedhjet e metanit po shfaqen si një kërcënim kryesor...
Kancelari gjerman Olaf Scholz ka zhvilluar një telefon...
Në Bruksel tani, ku kryetarja e Komisionit Evropian, U...
Një ditë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të shpal...
Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa foli për pre...
Parlamenti Evropian (PE) pritet të kërkojë që vazhdimi i b...
Atmosfera e konsumit të përgjithshëm Gjermani është keqësu...
Një studente është ulur në bankën e të akuzuarve, kjo pasi...
Bashkimi Europian beson se rrjedhjet në dy tubacionet ...
Ligjvënësit demokratë kanë paraqitur një projektligj buxhe...
Uragani Ian goditi Kubën perëndimore me forcën e një uraga...
Gjykatësja dha dënimin me shtatë vite burgim për një pjesë...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i tha të martën Kës...
Që nga maja e pyllëzuar e xhunglës së Laosit shihen shkënd...
Princi i fuqishëm i kurorës në Arabinë Saudite, Mohamm...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...