Uragani Ian godet Kubën/ Florida përgatitet për erëra të forta dhe përmbytje
Uragani Ian goditi Kubën perëndimore me forcën e një uraga...

Ligjvënësit demokratë kanë paraqitur një projektligj buxhetor për të financuar qeverinë federale deri më 16 dhjetor, për të ofruar mbështetje shtesë për Ukrainën, si dhe për të ndihmuar komunitetet që të marrin masa në përgjigje ndaj fatkeqësive të fundit natyrore.
Të dyja dhomat e Kongresit duhet ta miratojnë legjislacionin deri të premten, që është fundi i vitit fiskal, për të parandaluar një mbyllje të pjesshme të qeverisë. Kjo përfaqëson segmentin e fundit të punës së papërfunduar për ligjvënësit përpara zgjedhjeve të mesmandatit në nëntor. Të dyja palët janë të etura për të përmbyllur punën dhe për t’i kushtuar më shumë kohë fushatës elektorale, duke ulur kështu rrezikun e një ndaljeje të punës së qeverisë federale.
Votimi i parë që testoi shanset e projektligjit buxhetor u bë të martën në mbrëmje në Senat, ku u votua 72 me 23 në favor të vazhdimit me shqyrtimin e mëtejshëm të këtij propozimi.
Projektligji ofron rreth 12.3 miliardë dollarë ndihma për Ukrainën, përfshirë trajnimin, pajisjet, armatime dhe mbështetje të drejtpërdrejtë financiare për qeverinë e Ukrainës. Ndihma do t’i shtohet rreth 53 miliardë dollarëve që Kongresi ka miratuar tashmë përmes dy projektligjeve të mëparshme.
Propozimi nuk përfshin kërkesën e Shtëpisë së Bardhë për shpenzimin e 22 miliardë dollarëve për t'iu përgjigjur COVID-19 dhe 3.9 miliardë dollarëve për të luftuar kundër një epidemie të virusit të lisë së majmunit. Ligjvënësit republikanë dolën masivisht kundër financimit të këtyre masave për shëndetësinë.
Ndihma për fatkeqësitë natyrore në projektligj përfshin 2.5 miliardë dollarë për të ndihmuar komunitetet e Nju Meksikos të rimëkëmben nga zjarri më i madh në historinë e këtij shteti; 2 miliardë dollarë për një fond që ndihmon rimëkëmbjen ekonomike të komuniteteve të prekura nga fatkeqësitë e fundit natyrore dhe 20 milionë dollarë për përmirësimet e infrastrukturës së ujit të pijshëm dhe ujërave të zeza të autorizuara më parë për qytetin Jackson, Misisipi.
Projektligji do të sigurojë gjithashtu një miliard dollarë shtesë për një program që ndihmon familjet me të ardhura të ulëta të përballojnë ngrohjen e shtëpive të tyre.
Ka pasur një mbështetje të gjerë dypartiake për rritjen e ndihmës për Ukrainën. Projektligji përfshin 4.5 miliardë dollarë për të ndihmuar qeverinë e Ukrainës që të ofrojë shërbime bazë për qytetarët dhe autorizon presidentin të tërheqë 3.7 miliardë dollarë pajisje nga rezervat e Shteteve të Bashkuara për të mbështetur forcat e armatosura të Ukrainës. Përmban gjithashtu fonde për të zëvendësuar rezervat e pajisjeve dhe municioneve amerikane të dërguara në Ukrainë dhe për t'i ofruar Ukrainës mbështetje dhe trajnime në fushën e zbulimit.
“Me Rusinë që po zhvillon zgjedhje të rreme për të aneksuar pjesë të Ukrainës, populli ukrainas ka nevojë urgjente për mbështetjen tonë për të vazhduar mbrojtjen e familjeve të tyre dhe mbrojtjen e demokracisë globale”, tha Ligjvënësja Rosa DeLauro, kryetarja demokrate e Komisionit për Buxhetin të Dhomës së Përfaqësuesve./VOA
Uragani Ian goditi Kubën perëndimore me forcën e një uraga...
Gjykatësja dha dënimin me shtatë vite burgim për një pjesë...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i tha të martën Kës...
Që nga maja e pyllëzuar e xhunglës së Laosit shihen shkënd...
Princi i fuqishëm i kurorës në Arabinë Saudite, Mohamm...
Vendet europiane po përpiqen të identifikojnë shkakun ...
Në një shenjë të mëtejshme të tërheqjes së Rusisë nga kont...
Suedia dhe Danimarka po hetojnë rrjedhje në dy gazsjel...
Një masë dheu ka zënë poshtë një burrë 50-vjeçar mëngjesin...
Kandidati republikan për Guvernator të Pensilvanisë dhe se...
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
Policia e Kosovës ka arrestuar dy netë më parë gazetar...
Bundeswehri ishte në Afganistan për 20 vjet. Si pjesë e mi...
Presidenti Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë në ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se njohja r...
Partia Vëllezërit e Italisë ka marrë numrin më të madh...
Enrico Letta ka njoftuar dorëheqjen si kryetar i Parti...
Katër vite pas zjarrit shkatërrues në katedralen e Notre-D...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha t...
Një djali tetë muajsh iu desh t'i hiqej një prerëse thonjs...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
David Sanchez, vëllai i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sa...
Disa persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e n...
Ministrja e Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokal...
Mes tensioneve të përtërira, presidenti amerikan, Donald T...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...