Protestuesit te selitë e partive/ Vrenozi: Veprim antishqiptar, PD dhe PS nuk u prekën as në '97
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...
Demokrati i famshëm, Ilir Vrenozi ka bërë një reagim në li...

Gjykatësja dha dënimin me shtatë vite burgim për një pjesëmarrës në sulmin ndaj Kapitolit që kishte ndihmuar edhe gjatë sulmit të vazhdueshëm ndaj një oficeri policie.
Gjykatësja Amy Berman Jackson dha dënimin e gjatë për Kyle Young në Gjykatën e Qarkut të Uashingtonit, duke vënë në dukje se ai kishte pranuar se kishte ndihmuar në sulmin ndaj një punonjësi të policisë gjatë trazirave të 6 janarit 2021. Gjykatësja njohu si pjesë të dënimit 17 muajt që ai ka kaluar nën arrest. Kjo do të thotë se tashmë ai do të vuajë dënimin në burg për rreth gjashtë vite.
Ky është një ndër dënimet më të gjata deri më tani për pjesëmarrësit në këtë sulm, që ndërpreu certifikimin e fitores në zgjedhje të Presidentit Joe Biden dhe që i detyroi ligjvënësit të largoheshin për të shpëtuar jetën e tyre. Dënimi më i rëndë, me 10 vite burgim, iu dha një ish-oficeri policie nga Nju Jorku, i cili sulmoi një oficer policie në Kapitol duke përdorur një shtizë flamuri prej metali. Deri më tani janë ngritur akuza për rreth 900 persona për sulmin ndaj Kapitolit. Mbi 400 kanë pranuar fajësinë ose janë dënuar në gjyq.
I dënuari Young qau ndërsa i kërkoi ndjesë ish-oficerit të policisë së Uashingtonit, Michael Fanone, dhe tha se do të kishte dashur t’i zhbënte veprimet e tij të asaj dite.
“Shpresoj që të më falësh një ditë”, i tha ai.
Zoti Fanone tregoi në gjykatë eksperiencën pothuajse fatale që përjetoi në duart e sulmuesve, të cilët e rrahën dhe e goditën në mënyrë të përsëritur me pistoletën me elektroshok. I dënuari Young pranoi se ia dha pistoletën me elektroshok një tjetri që e përdori ndaj oficerit Fanone, si dhe se i mbërtheu dorën ndërsa ai përpiqej të mbrohej nga turma që e sulmonte.
Zoti Fanone tha se nga ky sulm mori fund karriera e tij në polici.
Ai i tha Gjykatëses Jackson se për zotin Young duhet të jepej një dënim me 10 vite burgim.
“Ajo që shpresoj të bësh gjatë kësaj periudhe, është që të vuash”, i tha ish-oficeri Fanone të dënuarit Young, gjatë rrëfimit të tij emocional të ngjarjve të asaj dite.
Pasi u dha dënimi, zoti Fanone u përqafua me një ish-koleg jashtë godinës së gjykatës. Ai nuk foli me gazetarët kur u pyet për reagimin e tij ndaj dënimit të dhënë.
Zoti Fanone ishte ndër oficerët që dëshmuan përpara komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve që po heton dhunën e asaj dite. Ai u tha hetuesve të Kongresit se më “tërhoqën, më rrahën, më goditën me elektroshok, ndërkohë që më quanin tradhtar ndaj vendit tim”. Sulmi, që ndali vetëm kur u tha se kishte fëmijë, i shkaktoi një infrakt.
I dënuari Young, në moshën 38-vjeçare dhe me origjinë nga qyteti Redfield, i shtetit Ajova, u përball fillimisht me 12 akuza, por pranoi fajësinë për akuzën e sulmit ndaj një punonjësi policie.
Ai shkoi te Kapitoli, selia e Kongresit të Shteteve të Bashkuara, bashkë me djalin e tij 16-vjeçar. Videot që paraqitën prokurorët federalë e tregojnë atë gjatë përleshjeve në tarracën e ulët në pjesën perëndimore të Kapitolit, duke hedhur madje në një moment edhe një altoparlant të rëndë që godet një tjetër pjesëmarrës në sulm dhe madje e gjakos atë. Ai përdori gjithashtu dritë me rreze për të verbuar oficerët e policisë, dhe në një moment ia kaloi atë të birit që edhe ai të merrte kështu pjesë në përleshje, fakt që gjykatësja e përmendi për të ilustruar revoltimin e saj ndaj veprimeve të tij atë ditë.
“Ndër çështjet gjyqësore që unë kam, ti je ndër shkelësit më të rëndë të 6 janarit, dhe ti ishe personalisht i përfshirë dhe me rol të rëndësishëm gjatë një prej sulmeve më të tmerrshme ndaj oficerëve në atë godinë”, i tha gjykatësja të dënuarit Young. “Gjatë viteve të mia në detyrë rrallë më është paraqitur një çështje e tillë”./VOA
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i tha të martën Kës...
Që nga maja e pyllëzuar e xhunglës së Laosit shihen shkënd...
Princi i fuqishëm i kurorës në Arabinë Saudite, Mohamm...
Vendet europiane po përpiqen të identifikojnë shkakun ...
Në një shenjë të mëtejshme të tërheqjes së Rusisë nga kont...
Suedia dhe Danimarka po hetojnë rrjedhje në dy gazsjel...
Një masë dheu ka zënë poshtë një burrë 50-vjeçar mëngjesin...
Kandidati republikan për Guvernator të Pensilvanisë dhe se...
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
Policia e Kosovës ka arrestuar dy netë më parë gazetar...
Bundeswehri ishte në Afganistan për 20 vjet. Si pjesë e mi...
Presidenti Joe Biden thotë se Shtetet e Bashkuara janë në ...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se njohja r...
Partia Vëllezërit e Italisë ka marrë numrin më të madh...
Enrico Letta ka njoftuar dorëheqjen si kryetar i Parti...
Katër vite pas zjarrit shkatërrues në katedralen e Notre-D...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha t...
Një djali tetë muajsh iu desh t'i hiqej një prerëse thonjs...
Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësimin për forcimin e r...
Numri i raportuar i të vdekurve nga të shtënat me armë zja...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...