Vrasja e efektivit në Maliq/ Rama: Nderime përjetë dëshmorit, ndëshkim maksimal për autorin
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pak minuta më parë lidhur...

Një ditë përpara se presidenti rus Vladimir Putin të shpallte mobilizimin e trupave rezervë në një hap përshkallëzues të luftës në Ukrainë, ai pati kohë edhe për të pritur vizitor të pazakontë. Udhëheqësi separatist Milorad Dodik, anëtari serb i presidencës 3-anëtarëshe të Bosnje-Hercegovinës, u bë një nga pak politikanët evropianë që e thyen izolimin e Putinit duke e vizituar të martën e kaluar Kremlinin.
Udhëtimi ishte edhe më i pazakontë pasi Dodik është në mesin e fushatës zgjedhore për kreun e enklavës etnike serbe të Bosnjës, Republika Srpska, të cilën ai e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta shkëputë nga federata boshnjake. Duke buzëqeshur dhe duke shtrënguar duart para medias shtetërore, Putin i uroi Dodik suksese në fushatë.
“Shpresoj që rezultatet të forcojnë pozitën e forcave patriotike në vend”- duket t`i ketë thënë Putin sipas deklaratës zyrtare mbi këtë takim. Është zbuluar se Putini mori kohë në mes të një mobilizimi historik për të nxitur fushatën Dodik, dhe nacionalistët serbë në Bosnje janë në qendër të një loje të gjatë të pushtetit që Rusia dhe Perëndimi kanë luajtur prej dekadash në Ballkanin Perëndimor.
Tani, me rritjen e tensioneve etnike, disa analistë janë të shqetësuar se Rusia do të përpiqet të përdorë ndikimin e saj te figura si Dodik, për të prishur paqen delikate që e ka mbajtur disi të qëndrueshëm rajonin që nga luftërat shkatërruese të ish-Jugosllavisë të viteve 1990.
“Situata ka ndryshuar shumë, që kur Rusia pushtoi Ukrainën në shkurt. Ka pasur më shumë përpjekje nga Rusia për të nxitur konflikt në Ballkan”- thotë Lirim Bllaca, ish-kapiten në Forcat e Armatosura të Kosovës, aktualisht këshilltar për sigurinë në qeverinë e Kosovës.

“Duke pasur lidhje dhe një ndikim më të ngushtë, ky ka qenë gjithnjë qëllimi i Putinit”- thekson Andi Hoxhaj, lektor ligjërues i së drejtës ndërkombëtare në Kolegjin Universitar të Londrës dhe ekspert mbi Ballkanin Perëndimor, rajon që përfshin Bosnjë Hercegovinën, Shqipërinë, Kosovën, Serbinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut.
Në fakt ndikimi i Rusisë në Ballkan nuk është ndonjë gjë e re. Që kur Serbia luftoi për herë të parë për pavarësinë e saj nga Perandoria Osmane në shekullin XIX-të me mbështetjen e Rusisë, ajo ka qenë një aleate kyçe e serbëve etnikë në rajon. Por me bombardimin e Jugosllavisë nga NATO në fundin e viteve 1990 dhe njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Serbia në vitin 2008, shumë nacionalistë serbë nisën të kenë një qëndrim armiqësor ndaj fuqive perëndimore, duke e forcuar lidhjen e tyre historike me Rusinë.
“Joshja e serbëve ndaj Rusisë, është për faktin se ky vend perceptohet si një kundërshtar i Perëndimit”- thotë Vuk Vuksanoviç, analist me Qendrën e Beogradit për Politikat e Sigurisë dhe bashkëpunëtor i LSE IDEAS, një institut kërkimor mbi politikën e jashtme në Shkollën Ekonomike të Londrës.
Gjatë viteve 2010, Moska ushtroi ndikimin e saj në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të penguar përpjekjet e Kosovës për njohje ndërkombëtare, dhe për të mbrojtur autonominë serbe në Bosnje. Ekspertët thonë se fushata e ndikimit të Rusisë në Ballkanin Perëndimor u përshpejtua pas pushtimit dhe më pas aneksimit të Krimesë në vitin 2014 nga Ukraina.
Dhe kur filloi të vepronte në mënyrë agresive për të kontrolluar zgjerimin e NATO-s në të gjithë Evropën Lindore. Të dhënat e de-klasifikuara së fundmi nga Departamenti Amerikan i Shtetit, pretendojnë se Rusia ka shpenzuar afro 300 milionë dollarë amerikanë që nga viti 2014 për të ndikuar tek politikanët e huaj, duke përmendur ndër objektivat e saj edhe Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Në vitin 2017, qeveria e Malit të Zi e akuzoi Rusinë për planifikimin e një komploti për të vrarë ish-kryeministrin e vendit dhe për të organizuar një grusht shteti me synim parandalimin e anëtarësimit të vendit në NATO. Ajo u bë anëtare e aleancës në qershor të atij viti.
Një vit më vonë, diplomatët rusë u përfshinë në përpjekjet për të korruptuar priftërinjtë ortodoksë në Greqi, që të flisnin kundër një marrëveshjeje me Maqedoninë e Veriut mbi emrin e kësaj të fundit, që do t’i hapte rrugën anëtarësimit të saj në NATO. Analistët thonë se Rusi ka punuar gjithnjë e më shumë për të bllokuar reformat në Bosnje, që do ta afronin atë me anëtarësimin në NATO dhe Bashkimin Evropian.
Po ashtu, Moska ka shprehur një mbështetje të fortë për nacionalistët serbë të Dodik, të cilët i kanë rritur ndjeshëm tensionet duke bllokuar institucionet e nivelit kombëtar dhe duke kërcënuar se do të shkëputen nga federata. “Me ndihmën e Rusisë, Republika Srpska është bërë de fakto shumë më e pavarur”- thoë Pol Stronski, bashkëpunëtor në think-tanun “Carnegie Endowement for International Peace”. “Rusia ... e trajton Dodik si të ishte një kryetar i një shteti të pavarur”- shton ai.
Vëzhguesit shtojnë thonë se Rusia ka shpenzuar shumë para për trajnimin dhe armatosjen e forcave policore të Republika Srpska, dhe ka forcua lidhjet midis ultra-nacionalistëve serbë dhe atyre rusë. Gjithashtu, Moska ka kërcënuar të vendosë veton kundër zgjatjes së misionit paqeruajtës të mandatuar nga OKB-ja në Bosnje, EUFOR.
Në Serbi, një politikë pro-ruse është ende një parakusht për politikanët nacionalistë, si presidenti i saj, Aleksandar Vuçiç. Vetëm 1 muaj para rizgjedhjes së tij në detyrë në prill të këtij viti, mijëra mbështetësit e tij dolën në rrugë për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.
Analistët thonë se një marrëveshje me Rusinë për blerjen e gazit me një çmim më të ulët sesa ai i tregut ishte thelbësore për fitoren e Vuçiç. Pas pushtimit rus të Ukrainës, ai u bë një nga liderët e paktë evropianë që kundërshtoi sanksionet e Perëndimit. Por ai është përpjekur shpeshherë të balancojë mbështetjen e tij për Rusinë, me lutjet ndaj fuqive perëndimore.

Ai e përdori fjalimin e tij inaugurues për të ritheksuar angazhimin e vendit të tij drejt anëtarësimit në BE. Në të kaluarën, gazetat pro-qeveritare kanë bërë me faj fushatat keqinformimuese të Rusisë për protesta të dhunshme kundër masave kufizuese gjatë pandemisë dhe minimin e marrëveshjeve me Kosovën që do të sillnin më shumë stabilitet në marrëdhëniet dypalëshe.
“Vuçiç po luan lojën e tij, duke ruajtur balancat, dhe duke vënë Rusinë dhe Perëndimin kundër njëri-tjetrit”- nënvizon Vuksanoviç. Për Predrag Rajic, një tjetër analist politik serb, që është edhe këshilltar i Ministrit të Jashtëm të Serbisë, kjo qasje është më se logjike, pasi Serbia është shumë e varur ekonomikisht nga BE-ja.
Tregtia e saj dominohet nga Gjermania, Italia dhe shtetet e tjera të BE-së. “Lidhjet tona me Perëndimin janë shumë të thella. Në Serbi nuk do të gjeni askënd që i kursen paratë e tij në rubla. Dhe kur serbët blejnë vetura apo banesa, ata ju thonë çmimin në euro”- thotë ai.
Megjithatë, BE-ja ka qenë e ngadaltë në kapitalizimin e ndikimit të saj. Në shumë vende të rajonit, bisedimet e anëtarësimit kanë ngecur prej vitesh. Edhe kur i dha Ukrainës statusin e kandidatit këtë verë në kundërpërgjigje të pushtimit të Rusisë, Brukseli vendosi më shumë kushte ndaj Bosnjës, një lëvizje që siç shprehet edhe Rajiç shumë njerëz në rajon e panë si të padrejtë.
“Nëse më pyet mua, ky vendim ka krijuar shumë më tepër destabilitet në rajon sesa ka shkaktuar ndonjëherë ndikimi rus”- shton ai. Lirim Bllaca, mendon se me zbehjen e ndikimit të politikanëve pro-BE, boshllëkun po e mbush një valë e re e “ndjenjave të ekstremit të djathtë”, dhe kjo është vënë re sidomos tek komunitetet serbe të Kosovës.
Por Bllaca dhe analistë të tjerë janë dakord se tani për tani, një konflikti i hapur mbetet i pamundur. “Me burimet e saj të angazhuara në Ukrainë, aftësia e Rusisë për të bërë keq është në këtë moment e kufizuar.
Ndërsa nuk ka asnjë dyshim se Rusia do të përpiqet të fitojë terren nga çdo kaos politik, udhëheqësit etnikë si Dodik kanë qëndruar në pushtet pa përdorur dhunën. Sigurisht që sot në Ballkan ka më shumë probleme se 10 vjet më parë. Por është ende më mirë të jetosh në Beograd apo Sarajevë sesa në Karkiv apo Odesa”- thotë Vuksanoviç.
Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al
Ukraina mund të llogarisë në mbështetjen e Qeverisë së re ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, teksa foli për pre...
Parlamenti Evropian (PE) pritet të kërkojë që vazhdimi i b...
Atmosfera e konsumit të përgjithshëm Gjermani është keqësu...
Një studente është ulur në bankën e të akuzuarve, kjo pasi...
Bashkimi Europian beson se rrjedhjet në dy tubacionet ...
Ligjvënësit demokratë kanë paraqitur një projektligj buxhe...
Uragani Ian goditi Kubën perëndimore me forcën e një uraga...
Gjykatësja dha dënimin me shtatë vite burgim për një pjesë...
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski i tha të martën Kës...
Që nga maja e pyllëzuar e xhunglës së Laosit shihen shkënd...
Princi i fuqishëm i kurorës në Arabinë Saudite, Mohamm...
Vendet europiane po përpiqen të identifikojnë shkakun ...
Në një shenjë të mëtejshme të tërheqjes së Rusisë nga kont...
Suedia dhe Danimarka po hetojnë rrjedhje në dy gazsjel...
Një masë dheu ka zënë poshtë një burrë 50-vjeçar mëngjesin...
Kandidati republikan për Guvernator të Pensilvanisë dhe se...
Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës ...
Policia e Kosovës ka arrestuar dy netë më parë gazetar...
Bundeswehri ishte në Afganistan për 20 vjet. Si pjesë e mi...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...