OKB-ja kërkon vetëpërmbajtje/ Guterres: Rajoni, përballë rrezikut të një konflikti shkatërrues
Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Sekretari i Përgjithsh...

Qeveria gjermane do të shtyjë përpara rindërtimin e Ukrainës. Për këtë është përgatitur një plan 15-pikësh. Sipas një njoftimi të Ministrisë së Zhvillimit, "bëhet fjalë për mobilizimin e sektorit privat për rindërtimin e Ukrainës".
Në Berlin dhe kryeqytetin ukrainas, Kiev, ka javë që janë duke u zhvilluar bisedime për një konferencë të ardhshme të rindërtimit të planifikuar më 11 dhe 12 qershor.
Edhe në Londër dhe Lugano ka pasur konferenca të tilla, por nga qarqet qeveritare gjermane thuhet, se në këto konferenca është bërë fjalë vetëm për ndihmat për ekonominë ukrainase, ndërsa në Berlin do të bëhet fjalë për "katër dimensione të rindërtimit".
Krahas ekonomisë në punimet e konferencës do të luajnë rol edhe diskutimet për fuqinë punëtore të kualifikuar dhe shkollimin e saj, procesin e anëtarësimit në BE dhe forcimin e komunave dhe bashkive në Ukrainë.
Nevoja e rindërtimit të Ukrainës kap shifrën e 400 miliardë dollarëve
Ministria gjermane e Zhvillimit që pas revolucionit në Majdan e ka forcuar ndihmën në nivelin komunal për Ukrainën. "Ne duam të forcojmë atë që ekziston" tha zëdhënësja e ministrisë për DW. Kjo synohet në një kohë, kur Rusia ende godet infrastrukturën ukrainase me raketa dhe sulme me dronë në frontin e lindjes. Fondi Monetar Ndërkombëtar i vlerëson me rreth 400 miliardë dollarë kostot e rindërtimit të Ukrainës.
Me qëllim që kompanitë private të investojnë në Ukrainë, më ato pjesë të vendit, që kërcënohen më pak nga Rusia, ekziston mundësia që kompanitë të aplikojnë për garanci shtetërore. Këtë e mundëson programi i "garantimit të investimeve" i Ministrisë së Zhvillimit, që funksionon si sigurimet. Për Ukrainën ky instrument për sigurimin e investimeve gjermane jashtë vlen edhe për rastin e luftës. Që do të thotë: nëse ndodh që një bombë ruse shkatërron një fabrikë apo investim të ri të caktuar, Gjermania del garant për pjesën më të madhe të infrastrukturës së shkatërruar, nëse investimi është kategorizuar si i mbrojtur.
Ombrellë mbrojtëse për më shumë se 22 projekte investimi
Ministria e Ekonomisë në Berlin ka miratuar në kuadër të projektit të garantimit të investimeve 53 kërkesa për mbrojtje të investimit. Shumica ishin investime në Ukrainë, 22 investime në vlerë 54,8 milionë euro, thuhet në raportin e agjencisë "investitionsgarantien.de", me porosi të ministrisë. Ndër investimet që marrin mbrojtjen gjermane në Ukrainë është edhe zgjerimi i mëtejshëm i fabrikës së re për materialet e ndërtimit nga kompania gjermane, Fixit, në afërsi të qytetit Lviv. Së bashku me filialin bijë "Kreisel", prodhuesi i materialeve të ndërtimit ka shumë vite që prodhon në Evropën lindore. Që para sulmit të Rusisë në vitin 2022, kjo kompani kishte filluar me prodhimin dhe ndërtimin e një fabrike të re në afërsi të Lvivit. Kur Rusia pushtoi Ukrainën ndërtimi u ndërpre. Miratimi i sigurimit të investimit bëri që punimet të vazhdonin sërish. "Ne kemi besim, se mund të fillojmë këtë vit me punën si provë", thotë drejtori ekzekutiv i kompanisë për rajonin lindor, "Region Ost", Michael Kraus. "Ne duhet të rindërtojmë Ukrainën. Është një vend i bukur me njerëz shumë miqësorë."
Por lufta e vendosi edhe menaxherin gjerman para sfidës së madhe. Prodhuesit gjermanë të makinerive nuk i dërguan montuesit e tyre në Ukrainën e sulmuar nga Rusia. Dhe të punësuarit e vet ukrainas, menaxheri Kraus nuk mund t'i dërgonte kaq shpejt tek prodhuesit. Burrat në moshë të re nuk lejoheshin të dilnin nga Ukraina, sepse mund të thirreshin në luftë. Në fund tre nga punonjësit e tij mundën të specializoheshin në Poloni dhe Gjermani, me qëllim që të vinin në punë makineritë në fabrikën e re. Në fabrikën e dytë të kompanisë, Fixit në Ukrainë priten të punësohen 60 veta. Për shkollimin e tyre, Fixit planifikon të ngrejë një akademi kualifikimi me filialin bijë "Kreisel" në Ukrainë. Edhe ky projekt do të mbështetet nga qeveria gjermane me një kredi të butë të Bankës Gjermane për Rindërtimin, KfW./DW
Pas sulmit të Iranit ndaj Izraelit, Sekretari i Përgjithsh...
Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka paralajmëruar kryemin...
Hulumtuesit në Kaliforni po zhvillojnë sensorë me ndjeshmë...
Disa votues amerikanë prisnin futjen në garën presidencial...
Sulmet e Iranit ndaj Izraelit kanë përfunduar. Kështu rapo...
Ushtria izraelite ka thënë të dielën se shumë shpejt do t’...
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha të d...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se...
Benny Gantz, ministër në kabinetin e luftës në Izrael,...
Pas sulmit të Iranit në Izrael, ka ardhur një reagim n...
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka fo...
Papa Françesku ka reaguar për sulmet e Iranit ndaj Izr...
Një video bëhet virale në platformat kineze të mediave...
Që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë i Rusisë n...
Irani i ka lajmëruar vendet fqinje për sulmet hakmarrëse k...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se konf...
Ukraina ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke tërh...
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-krye...
Rusia u bën thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpë...
Aeroportet në Teheran kanë pezulluar fluturimet deri të hë...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...