Karburantet në Shqipëri/ Një krizë besimi mes çmimeve dhe transparencës
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...
Çmimet e karburantit sot dhe roli i sh...

Një video bëhet virale në platformat kineze të mediave sociale. Aty shihet një burrë i moshës mesatare me një çantë dokumentesh prej lëkure të zezë. Në gjermanisht ai shpjegon, se çfarë ka me vete: dokumente, syze dhe iPad. Gjithçka është me titra në gjuhën kineze.
Protagonisti është Olaf Scholz. Pikërisht në kohën kur fillon udhëtimin e tij të dytë në Kinë, Scholz starton me profilin e tij në TikTok. Rrjeti social i zhvilluar në Kinë entuziazmon miliona të rinj në botë. Por ai është edhe i diskutueshëm, sepse videot që nuk pëlqehen nga pushtetmbajtësit kinezë fshihen nga censuruesit.
Si çdo vizitë tjetër në Kinë edhe kjo e kancelarit Scholz pritet të jetë një akt balancues. Pyetja që shtrohet gjthmonë - a do të kritikojë Scholz bilancin negativ të të drejtave të njeriut në Kinë. Si do ta bëjë këtë? A do të takojë aktivistë kritikë të qverisë dhe të rrezikojë interesat ekonomike të Gjermanisë?

"Pyetjet janë shtruara gabim. Në fillim duhet të mësojmë të distancohemi nga ky konflikt në dukje", thotë Eberhard Sandschneider, partneri i institutit të Berlinit, Global Advisors. "Të dyja bëjnë pjesë tek një udhëtim i kancelarit." Ky nuk është problemi i kancelarit gjerman, por i të gjithë kancelarëve të mëparshëm, që nga Helmut Schmidt. " Nëse udhëtojnë në Kinë, natyrisht që bëhet fjalë për interesa ekonomike, dhe ato të delegacionit që udhëton."
Për qeverinë gjermane, Kina është partnere, konkurrente dhe rivale sistemesh. Kështu shkruhet në strategjinë e Kinës të qeverisë gjermane të vitit 2023. Tani kancelari në vizitën e tij të dytë do të tregojë, se ku pozicionohet në këtë strategji me kundërthënie.
Globalizimi i bashkon të dyja ekonomitë e fuqishme botërore si Kina dhe Gjermania. Në shtypin kinez, Gjermania lëvdohet gjithmonë si partnerja më e madhe e Pekinit. Gjermania tregton me Kinën aq sa mallra sa Franca, Italia e Britania e Madhe të marra së bashku. Kina josh me tregjet gjigante dhe po heq hap pas hapi kufizimet për investitorët e huaj për të nxitur koniunkturën në vend. Edhe tek temat e së ardhmes si digjitalizimi apo mobiliteti elektrik Kina po bëhet lidere.

"Kanë marrë fund kohët, kur firmat gjermane kishn teknologjinë në të gjitha fushat dhe ishin të gatshme ta vinin atë në dispozicion", përmbledh eksperti i Kinës, Sandschneider. Kina është një nga lideret botërore në shumë teknologji të së ardhmes, nga inteligjenca artificiale deri tek mbrojtja e klimës. "Ka ardhur koha ta kuptojmë këtë më në fund."
Përmes globalizimit të dyja ekonomitë popullore do të jenë shumë të varura nga njëra-tjetra. Strategjia e Kinës e qeverisë gjermane thekson që në lidhje me Kinën duhet ndjekur "derisking" - ulje e rreziqeve. Por qeveria gjermane refuzon shkëputjen nga njëra-tjetra të të dy ekonomive. "Ky debat për pavarësim anashkalon tërësisht faktet", thekson Sandschneider. "Kjo duhet thënë gjithmonë: varësitë kanë qenë në vitet e fundit baza e mirëqenies sonë." Kush thotë se duhet të reduktojmë varësitë, duhet të jetë i drejtë dhe t'u thotë njerëzve, se do të ketë më pak mirëqenie. Politika e mënjanon këtë, sepse kjo nuk sjell duartrokitje. Por ky është në të vërtetë realiteti pas këtij diskutimi."
Shembull: Kthesa energjitike si temë qendrore. Sipas informacioneve të institutit për Kinën, Merics aktualisht 87% e paneleve fotovoltaik në Gjermani importohen nga Kina. Në këtë pikë debatohet shumë për uljen e rreziqeve, thotë analisti Nils Grünberg. "Si të përdorim kapacitetet e mëdha të Kinës dhe njëkohësisht të bëjmë reduktimin e rrezikut, kjo është është çështje qendrore e politikës sonë të ardhshme." Por se si, ende nuk është e qartë.
Në qarqet e koalicionit qeveritar të socialdemokratëve, SPD, Të Gjelbërve dhe liberalëve, FDP nuk ka ujdi për Kinën. Edhe opozita përzihet në debat, Kështu në fillim të prillit, kryeministri bavarez, Markus Söder udhëtoi në Kinë. Pas takimit me kryeministrin kinez, Li Qiang, Söder kritikoi ashpër politikën e qeverisë gjermane. Söder kërkoi një "politikë realiste" të qeverisë gjermane në vend të një "politike moraliste". Söder do shkëmbim me partnerin e vështirë, duke argumentuar se "nëse bëjmë një bisedë vetëm me ata që janë tërësisht si ne, atëherë nuk do kemi vërtetë shumë për të bërë."

Të Gjelbrit distancohen nga Kina. Ata kanë frikë se Gjermania pas politikës fatale të lidhur ngushtë me Rusinë dhe pushtimit rus para dy vitesh të Ukrainës po hyn në një varësi të re me Kinën. Ekonomisti, Max Zenglein thotë se debati ka pasur gjithmonë një anë politike të brendshme. Ministrja e Jashtme, Baerbock dhe ai i Ekonomisë, Habeck nga të Gjelbrit nuk e shoqërojnë kancelarin, por kanë sinjalizuar se do zhvillojnë këtë vit udhëtime ne Kinë.
"Vetëm për kohën që presidenti kinez Jinping vë në dispozicion për bisedime me kancelarin gjerman bëhet e qartë, se sa i madh është interesi për politikën gjermane në Kinë", thotë Sandschneider. Sigurisht Pekini i ndjek "me shumë vëmendje pozicionet e ndryshme partiake në Berlin. Sipas ekspertit Sandschneider kush ndjek një politikë realiste si Söder i ka dyert e hapur në Kinë, ky është edhe një sinjal për ministren e Jashtme, Baerbock që ka vështirësi të gjejë një orar bisedimesh atje dhe nuk udhëton në këtë as me kancelarin Scholz./ DW
Që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë i Rusisë n...
Irani i ka lajmëruar vendet fqinje për sulmet hakmarrëse k...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se konf...
Ukraina ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke tërh...
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-krye...
Rusia u bën thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpë...
Aeroportet në Teheran kanë pezulluar fluturimet deri të hë...
Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izrae...
Irani ka thirrur ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës...
Pothuajse të gjitha raketat balistike dhe dronët e lëshuar...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar sulmin e ...
Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një ndërtesë në qyt...
Aeroporti i Bejrutit është rihapur mëngjesin e sotëm dhe f...
Një grup mbështetësish të vijës së ashpër të qeverisë iran...
Ushtria izraelite thotë se Franca ishte ndër vendet e përf...
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Rishi Sunak, ka...
Ushtria izraelite thotë se më shumë se 55 raketa janë lësh...
Irani ka përsëritur një paralajmërim për Izraelin të d...
Pas sulmit me breshëri raketash dhe dronësh, Izraeli ka ri...
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...
Paga mesatare në vend në 2025-n arriti në 84 mijë lekë. Po...