Osmani: Gjurmët e krimeve të dhunës seksuale vazhdojnë të rëndojnë jetën e qytetarëve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se...

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, tha të dielën se do të bëjë përpjekje të përshpejtuar procesin e miratimit të ndihmës për Izraelin këtë javë, ndërsa përballet me detyrën e vështirë të zhbllokimit të projekt-ligjit për sigurinë kombëtare që parashikon edhe fonde për Ukrainën dhe aleatët në Azi.
Kryetari republikan Johnson është nën presion të jashtëzakonshëm politik nga ligjvënësit e partisë së tij dhe po përpiqet të gjejë një emërues të përbashkët mes qëndrimeve të kundërta brenda republikanëve, për të ndihmuar Kievin që të mbrohet nga agresioni i Moskës.
Projket-ligji me fondet shtesë prej 95 miliardë dollarësh që parashikon mbështetje për aleatët e Shteteve të Bashkuara, ndihmë humanitare për civilët në Ukrainë dhe Gazë dhe ndihmë ushtarake për Tajvanin, është bllokuar prej dy muajsh në Dhomën e Përfaqësuesve.
Sulmi i paprecedentë nga Irani ndaj Izraelit të shtunën, e shton trysninë ndaj zotit Johnson, por nga ana tjetër i dha atij një shans për të nënvizuar urgjencën për miratimin e fondeve.
Në një intervistë për televizionin Fox News, zoti Johnson tha se ai dhe republikanët "e kuptojnë domosdoshmërinë e mbështetjes për Izraelin" dhe se do të përpiqet këtë javë për të bërë hapa drejt miratimit të ndihmës.
"Aktualisht po punohet për detajet e projekt-ligjit. Ne po shqyrtojmë alternativat", tha ai.
Ligjvënësi republikan Mike Turner nga Ohio, kryetar i Komisionit të Zbulimit në Dhomën e Përfaqësuesve, tha për televizionin NBC se zoti Johnson "e ka bërë të qartë" se sheh një mundësi për diskutimi e projekt-ligjit në seancë këtë javë.
Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve ka shprehur mbështetjen për një variant, sipas së cilit një pjesë e fondeve për Kievin të jepen si kredi, do do t'i hapte rrugën përdorimit nga Shtetet e Bashkuara të fondeve të ngrira të bankës qendrore ruse dhe do të përfshinte disa ndryshime të tjera.
Zoti Johnson ka kërkuar që administrata e zotit Biden të heqë dorë nga ndalimi i eksportit të Gazit Natyror të Lëngshëm, si edhe ndryshime në politikat lidhur me imigracionin në kufirin e SHBA-së me Meksikën.
Por aktualisht, i vetmi projektligj me mbështetje të gjerë dypartiake në Kongres është ai i miratuar nga Senati që përfshin afro 60 miliardë dollarë për Ukrainën dhe 14 miliardë dollarë për Izraelin.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë për Sigurinë Kombëtare, John Kirby i bëri thirrje kryetarit Johnson që ta paraqesë në seancë për diskutim sa më shpejt projekt-ligjin.
“Ne nuk kishim nevojë për ndonjë kujtesë për çka po ndodh në Ukrainë”, tha zoti Kirby në për televizionin NBC.
“Por nata e mbrëmshme pa dyshim nxjerr qartë në pah kërcënimin me të cilin përballet Izraeli në një rajon shumë, shumë të vështirë”, tha ai.
Mbështetja për Ukrainën është tkurrur gradualisht që nga fillimi i luftës para dy vjetësh dhe kauza e saj që dikur gëzonte mbështetje të gjerë, është kthyer në një nga sfidat më të mprehta për zotin Johnson./ VOA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë të dielën se...
Benny Gantz, ministër në kabinetin e luftës në Izrael,...
Pas sulmit të Iranit në Izrael, ka ardhur një reagim n...
Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë së Veriut ka fo...
Papa Françesku ka reaguar për sulmet e Iranit ndaj Izr...
Një video bëhet virale në platformat kineze të mediave...
Që nga fillimi i sulmit në shkallë të gjerë i Rusisë n...
Irani i ka lajmëruar vendet fqinje për sulmet hakmarrëse k...
Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, tha se konf...
Ukraina ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izraelit, duke tërh...
Me urdhër të Prokurorisë Speciale të Malit të Zi, ish-krye...
Rusia u bën thirrje të gjitha palëve që të tregojnë vetëpë...
Aeroportet në Teheran kanë pezulluar fluturimet deri të hë...
Kryeministri Edi Rama ka dënuar sulmin e Iranit ndaj Izrae...
Irani ka thirrur ambasadorët e Britanisë së Madhe, Francës...
Pothuajse të gjitha raketat balistike dhe dronët e lëshuar...
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka dënuar sulmin e ...
Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një ndërtesë në qyt...
Aeroporti i Bejrutit është rihapur mëngjesin e sotëm dhe f...
Një grup mbështetësish të vijës së ashpër të qeverisë iran...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ukraina pret të ketë aftësinë teknike për të prodhuar rake...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...