"Terroristët" e rrjeteve sociale duhen çuar para drejtësisë
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...
Prej ditësh bizneset në Shqipëri u përballën me një fo...

Presidenti rus Vladimir Putin ofroi të premten armëpushim në Ukrainë dhe nisjen e bisedimeve nëse Kievi fillon të tërheqë trupat nga katër rajonet e Ukrainës të aneksuara nga Moska në vitin 2022 dhe heqjen dorë nga planet për anëtarësim në NATO.
Një marrëveshje e tillë duket e papranueshme për Kievin, i cili dëshiron t'i bashkohet aleancës ushtarake dhe ka kërkuar që Rusia të tërheqë trupat nga i gjithë territori i Ukrainës.
Ukraina deri tani nuk ka komentuar mbi propozimin e presidentit Putin.
"Do të ndërmerrnim këto hapa në mënyrë të menjëhershme", tha zoti Putin në një fjalim në ministrinë e Jashtme ruse në Moskë.
Këto deklarata zoti Putin i bëri në një kohë që udhëheqësit e 7 vendeve më të industrializuara u takuan në Itali dhe ndërsa Zvicra përgatitet të presë shumë udhëheqës botërorë, por jo nga Rusia, në një takim ku do të diskutohet mbi hapat e parë drejt paqes në Ukrainë.
Zoti Putin tha se propozimi i tij synon "zgjidhje përfundimtare" për konfliktin në Ukrainë dhe jo "ngrirjen e tij" dhe theksoi se Kremlini është "i gatshëm të fillojë negociatat pa vonesë".
Ndër të tjera, në kushtet për vendosjen e paqes, udhëheqësi renditi kërkesën që Kievi të mos ketë armë bërthamore, të kufizojë forcën ushtarake dhe të mbrojë interesat e popullsisë rusisht-folëse në Ukrainë.
Të gjitha këto duhet të jenë pjesë e “marrëveshjeve themelore ndërkombëtare” dhe të gjitha sanksionet perëndimore kundër Rusisë duhet të hiqen, tha zoti Putin.
“Ne po bëjmë thirrje për ta lënë pas këtë periudhë tragjike të historisë dhe për rikthyer, hap pas hapi, unitetin mes Rusisë dhe Ukrainës dhe Evropës në përgjithësi”, tha ai.
Këto komente shënuan një rast të rrallë në të cilin zoti Putin parashtroi qartë kushtet e tij për përfundimin e luftës në Ukrainë, por nuk përfshijnë ndonjë kërkesë të re. Kremlini ka thënë më parë se Kievi duhet të njohë kontrollin e Moskës mbi territor dhe të heqë dorë nga synimi anëtarësim në NATO.
Rusia nuk kontrollon plotësisht asnjë nga katër rajonet që aneksoi ilegalisht në vitin 2022, por zoti Putin këmbënguli të premten se Kievi duhet të tërhiqet plotësisht prej tyre dhe në thelb t'ia dorëzojë Moskës sipas kufijve të tyre administrative.
Në Zaporizhzhia në juglindje, Rusia ende nuk e kontrollon qendrën e rajonit me 700,000 banorë dhe në rajonin fqinj Kherson, Moska u tërhoq nga qyteti më i madh i tij, me të njëjtin emër, në nëntor të 2022./ VOA
Zvicra do të jetë mikpritëse e një numri udhëheqësish ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të premten...
Nga kjo javë, në Kosovë ka nisur të jepet terapia për ...
Që nga pezullimi i rekrutimit në vitin 2011, Bundesweh...
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, e ritheksoi q...
Ushtria amerikane tha të enjten vonë se i ka shkatërruar d...
Ukraina dhe Rusia shkëmbyen sulme me dronë gjatë natës dhe...
Ish-Presidentit Donald Trump iu ofrua një mirëpritje e...
Oficerë policie nga e gjithë Evropa kanë shkuar në Gje...
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë konfirmoi ...
Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municione në...
Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa n...
Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione kundër Rusisë dhe ...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, shpr...
Një debat i ashpër, i tensionuar, që degjeneroi deri n...
Formulimi nuk është figurativ: Një ulërimë u dëgjua në tër...
Ata duken si fqinjë të mirë, janë miqësorë. Disa kanë ...
Dhoma e Përfaqësuesve votoi të mërkurën se prokurori i...
Një sulm me raketa balistike ruse në qytetin ukrainas, Kri...
Një flotë luftanijesh ruse mbërriti në ujërat e Kubës ...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Shtetet e Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...