Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Zvicra do të jetë mikpritëse e një numri udhëheqësish botërorë këtë fundjavë në përpjekje për të hartuar hapat e parë drejt paqes në Ukrainë, ndonëse Rusia, e cila nisi luftën që po vazhdon, nuk do të marrë pjesë.
Qeveria e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, nuk donte që Rusia të përfshihej dhe zviceranët, të vetëdijshëm për rezervat e Moskës për bisedimet, nuk e ftuan Rusinë. Zviceranët këmbëngulin se Rusia duhet të përfshihet në një moment dhe shpresojnë se ajo do t'i bashkohet procesit një ditë.
Konferenca, e mbështetur në elemente të një formule paqeje prej 10 pikash, të paraqitur nga presidenti Zelensky në fund të vitit 2022, nuk ka gjasa të prodhojë rezultate të mëdha dhe shihet si një përpjekje kryesisht simbolike nga ana e Kievit për të mbledhur komunitetin ndërkombëtar dhe për të projektuar forcën përballë armikut të tij të armatosur më mirë dhe më të numërt.
Por, pyetja që rri varur mbi takimin do të jetë se si të dyja vendet mund të tërhiqen nga buza e humnerës dhe përfundimisht të heshtin armët në një luftë që ka kushtuar qindra miliarda dollarë dhe ka shkaktuar qindra e mijëra vdekje dhe plagosje, pa pjesëmarrjen e Moskës.
Konflikti ka çuar gjithashtu në sanksione ndërkombëtare kundër Rusisë së pajisur me armë bërthamore dhe ka rritur tensionet midis NATO-s dhe Moskës. Takimi mbahet në një periudhë kur forcat ruse kanë bërë përparime modeste tokësore në Ukrainën lindore dhe verilindore, duke zgjeruar kontrollin që ata tashmë mbajnë në rreth një të katërtën e vendit.
Ja një vështrim se çfarë duhet pritur takimi i fundjavës në qendrën turistike Burgenstock, me pamje nga liqeni i Lucernit.
Çështja e parë e diskutueshme është se sa vende mund të tërheqin zviceranët dhe ukrainasit? Mendohet se sa më e madhe të jetë pjesëmarrja, aq më e madhe do të jetë nxitja dhe trysnia për paqen.
Zyrtarët zviceranë dërguan rreth 160 ftesa dhe thonë se rreth 90 delegacione, duke përfshirë një grusht organizatash ndërkombëtare si Kombet e Bashkuara, do të marrin pjesë. Përafërsisht gjysma do të jenë nga Evropa. Presidenti Zelensky udhëhoqi një përpjekje diplomatike në Azi dhe më gjerë për të shtuar pjesëmarrjen në takim.
Disa dhjetëra të pranishëm do të jenë udhëheqës shtetesh ose qeverish, duke përfshirë presidentin francez Emmanuel Macron, presidentin polak Andrzej Duda, kryeministrin japonez Fumio Kishida, kryeministrin britanik Rishi Sunak, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrin kanadez Justin Trudeau.
Nënpresidentja amerikane Kamala Harris, do të takohet me presidentin Zelensky të shtunën, sipas një zyrtari të lartë të administratës së presidentit Biden. Zonja Harris, që po zhvillon një udhëtim të shpejtë në Lucern, për të marrë pjesë në ditën e hapjes së takimit, pritet gjithashtu të mbajë një fjalim.
Zyrtari, i cili foli me një grup të vogël gazetarësh mbi planet e zëvendëspresidentes, me kusht që të mos i përmendet emri, tha se zonja Harris synon të përqendrohet në "mbrojtjen dhe forcimin e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla".
Presidenti amerikan Joe Biden, i cili po përfundon një vizitë në Itali ku qëndroi për të marrë pjesë në takimin e Grupit të Shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7, zgjodhi të dërgojë zonjën Harris dhe këshilltarin e sigurisë kombëtare, Jake Sullivan. Ndërkohë, presidenti do të shkojë në Los Anxhelos për një mbledhje fondesh për fushatën, me aktorët George Clooney dhe Julia Roberts, si dhe ish-presidentin Barack Obama.
Presidenti Biden dhe presidenti Zelensky, nënshkruan një marrëveshje sigurie 10-vjeçare të enjten përgjatë punimeve të takimit të G7-ës.
Kina, aleatja kryesore e Rusisë, nuk do të marrë pjesë.
Ministria e Jashtme kineze ka thënë se beson që çdo konferencë e tillë ndërkombëtare e paqes, duhet të përfshijë Rusinë dhe Ukrainën, megjithëse Pekini mbështet përpjekjet për t'i dhënë fund konfliktit dhe po ndjek zhvillimet në Zvicër.
Lista përfundimtare e pjesëmarrësve nuk pritet deri të premten vonë, dhe pikëpyetje mbeten rreth asaj se si mund të marrin pjesë vendet kryesore në zhvillim si India, Brazili dhe Turqia, nëse farë marrin pjesë.
Por, deri më tani, më pak se gjysma e 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara po planifikojnë të marrin pjesë, duke dëshmuar për një qëndrim pritjeje në shumë kryeqytete botërore.
"Rusia nuk ka shumë aleatë në këtë situatë të veçantë", tha Keith Krause, një profesor i studimeve të sigurisë ndërkombëtare në Gjenevë. "Ka një numër shtetesh që janë të ndjeshëm ndaj trysnisë dhe disa që në fakt dëshirojnë të qëndrojnë mënjanë nga ajo që ata e shohin si një konfrontim verior, SHBA-Rusi, NATO-Rusi”.
Ata që nuk pajtohen më takimin kanë thënë se ai vështirë të shënojë ndonjë arritjet thelbësore drejt paqes pa Rusinë. Qeveria e presidentit rus Vladimir Putin nuk beson se Zvicra, e cila u është bashkuara sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Moskës për shkak të luftës, është neutrale.
Vasily Nebenzya, ambasadori i Rusisë në OKB, tha se bisedimet e paqes pa pjesëmarrjen e Rusisë janë "një rrugë drejt asgjëkundit".
Agjencia shtetërore ruse e lajmeve RIA-Novosti, citoi ambasadorin rus të ketë thënë se “në praktikë, qëllimi kryesor është t'i paraqesë një ultimatum Federatës Ruse në formën e të ashtuquajturit "plani i paqes" nga Zelensky”.
Pjesëmarrësit pritet të bashkohen rreth një dokumenti ose një plani të përbashkët dhe Ukraina do të ketë shumë kontribut në të. Por, “hekurosja” e gjuhës me të cilën delegacionet mund të bien dakord është ende një punë në zhvillim dhe mund të shpjegojë pse disa vende nuk po thonë ende nëse do të marrin pjesë.
Andriy Yermak, shefi i kabinetit të presidentit Zelensky, tha se zyrtarët ukrainas dëshironin që të ftohen vendet që respektojnë pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Ukrainës. Ai tha se baza e bisedimeve duhet të jetë një formulë paqeje prej 10 pikash që ka paraqitur presidenti Zelensky, ndërsa la të hapur mundësinë që Rusia të mund të ftohet në një samit të dytë të tillë.
I pyetur se cila do të ishte masa e një samiti të suksesshëm në Burgenstock, ai u përgjigj: "Ne mendojmë se tashmë është një sukses, sepse është një numër i madh vendesh (që do të marrin pjesë).
Plani i paqes i Ukrainës i hartuar nga presidenti Zelenskyy, përshkruan 10 propozime që përmbledhin pikëpamjet e presidentit për t'i dhënë fund luftës kundër agresionit të Rusisë, tashmë në vitin e tretë.
Plani paraqet synime ambicioze, duke përfshirë tërheqjen e trupave ruse nga territori i okupuar ukrainas, ndërprerjen e armiqësive dhe rivendosjen e kufijve shtetërorë të Ukrainës me Rusinë, duke përfshirë Krimenë. Ky është një rezultat i pamundur në këtë periudhë të kësaj lufte, pasi Ukraina nuk është në gjendje të negociojë nga një pozicion i fortë. Ushtria e Moskës ka përparësinë me fuqinë e zjarrit dhe numrin e trupave, ndërsa vrulli i Kievit është bllokuar nga vonesat e furnizimeve ushtarake perëndimore. Për këtë arsye ka të ngjarë që elementet më të diskutueshme të planit të mos debatohen.
Vetëm tri tema do të jenë në tryezën e takimit: siguria bërthamore, duke përfshirë centralin bërthamor të Zaporizhzhias të kontrolluar nga Rusia; ndihma humanitare; dhe siguria ushqimore, jo vetëm në Ukrainë, por globalisht, veçanërisht efektet e përhapura të luftës në prodhimin bujqësor dhe eksportet e Ukrainës.
Zyrtarët perëndimorë në Kiev thanë se këto tema prekin interesat ndërkombëtare dhe janë të lehta për Kievin për të mbledhur komunitetin ndërkombëtar. Por, ato nuk përfshijnë çështjet më të vështira që mund të zgjidhen vetëm me Moskën si partner negociator.
Hezitimi i Rusisë për konferencën buron pjesërisht nga mosgatishmëria e saj për të treguar ndonjë shenjë pranimi të formulës së paqes ukrainase, të cilën ajo e refuzon, ose ndonjë vije të kuqe të vendosur nga Kievi.
Presidenti rus, Vladimir Putinm ka mbështetur një marrëveshje që do të mbështetje mbi një projekt-marrëveshje paqeje të negociuar në ditët e para të luftës, e cila përfshinte statusin neutral të Ukrainës dhe vendoste kufizime për forcat e saj të armatosura, ndërkohë që shtynte bisedimet për statusin e zonave të pushtuara nga Rusia.
Profesori Krause, tha se Ukraina duhet të dalë nga konferenca me një forcim të përkushtimit nga aleatët dhe partnerët e saj kryesorë për çështjet kryesore si tërësia tokësore dhe dhe marrëdhëniet e ardhshme edhe nëse anëtarësimi në NATO dhe BE mund të jetë larg.
Ai tha se Ukraina do të dëshironte një mbështetje për qëndirmin se i takon Kievit të përcaktojë kushtet në të cilat do të përfundojë lufta.
"Unë nuk mendoj se dikush ka iluzionin se nga takimi do të lindë një plan i ri paqeje, apo edhe një lloj marrëveshjeje që u jep fund armiqësive në fushën e betejës", tha Krause. "Por siç kanë dëshmuar luftërat e kaluara që nga Lufta e Dytë Botërore, diskutimet për paqen fillojnë shumë më përpara se luftimet të marrin fund në fushën e betejës”./ VOA
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të premten...
Nga kjo javë, në Kosovë ka nisur të jepet terapia për ...
Që nga pezullimi i rekrutimit në vitin 2011, Bundesweh...
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, e ritheksoi q...
Ushtria amerikane tha të enjten vonë se i ka shkatërruar d...
Ukraina dhe Rusia shkëmbyen sulme me dronë gjatë natës dhe...
Ish-Presidentit Donald Trump iu ofrua një mirëpritje e...
Oficerë policie nga e gjithë Evropa kanë shkuar në Gje...
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë konfirmoi ...
Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municione në...
Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa n...
Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione kundër Rusisë dhe ...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, shpr...
Një debat i ashpër, i tensionuar, që degjeneroi deri n...
Formulimi nuk është figurativ: Një ulërimë u dëgjua në tër...
Ata duken si fqinjë të mirë, janë miqësorë. Disa kanë ...
Dhoma e Përfaqësuesve votoi të mërkurën se prokurori i...
Një sulm me raketa balistike ruse në qytetin ukrainas, Kri...
Një flotë luftanijesh ruse mbërriti në ujërat e Kubës ...
Ekspertë të të drejtave të njeriut, të angazhuar nga K...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...