Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Që nga pezullimi i rekrutimit në vitin 2011, Bundeswehr-it i mungojnë ushtarë. Në vend që të punësonte më shumë personel, Bundeswehr-i filloi të zvogëlohet. Në mars, statistikat regjistruan vetëm 181,123 rekrutë. Sipas planeve të ministrit të Mbrojtjes, Boris Pistorius (Partia Socialdemokrate e Gjermanisë SPD), kjo tani duhet të ndryshojë. Premtimi i Gjermanisë për NATO-n: deri në vitin 2031, Bundeswehr-i duhet të numërojë 203.000 ushtarë, e më vonë ndoshta edhe 240.000.
Ministri i Mbrojtjes, Pistorius, ka thënë vazhdimisht, se Bundeswehr-i duhet të bëhet më në fund "gati për luftë". Pistorius flet për një situatë të re kërcënuese. "Rusia po bën luftë," u tha ai gazetarëve në Berlin të mërkurën (13.06.2024). Siç tha ai, Rusia do të jetë në gjendje të sulmojë një nga anëtarët e NATO-s në vitin 2029. Pistorius kaloi muaj për të përgatitur konceptin e tij për shërbimin e ri ushtarak që tani e prezantoi në Berlin. Megjithatë, nuk flitet më për shërbimin e detyrueshëm ushtarak: "Ne parashikojmë shërbimin selektiv ushtarak. Për shërbimin ushtarak duhet të zgjidhen më të përgatiturit, më të përshtatshmit dhe më të motivuarit", shpjegon Pistorius.

Koncepti i Pistorius nuk përfshin rekrutimin e përgjithshëm ushtarak. Fillimisht, kërkesa e vetme është që 18-vjeçarët të plotësojnë një pyetësor. Ky është një detyrim për meshkujt, por jo edhe për gratë. Ata që kontaktohen duhet të shpjegojnë nëse në përgjithësi do të ishin të gatshëm të shërbenin në ushtri. Kjo do të zgjaste gjashtë muaj, me mundësi zgjatjeje deri në 23 muaj. Pistorius vlerëson se rreth 400.000 burra do të duhet të plotësojnë pyetësorin çdo vit. Ai shpreson që një e katërta e tyre mund të shfaqin interes. Është planifikuar që rreth 40.000 kandidatë të ftohen për provim, gjegjësisht kontroll të aftësive të tyre fizike dhe mendore. Pjesëmarrja në rast ftese është e detyrueshme. Sigurisht, e drejta për të refuzuar më pas shërbimin ushtarak ekziston ende.
Çështja e kapaciteteve të mjaftueshme për montim dhe trajnim të plotë mbetet e paqartë. "Faktori kufizues”, sipas Pistorius, është infrastruktura e kufizuar. Kjo do të thotë kazerma, instruktorë, pajisje. Vlerësohet se për të arritur objektivin e 5000 rekrutëve shtesë në vit, do të nevojiteshin rreth 1.4 miliardë euro. Pistorius gjithashtu llogarit në një rritje të numrit të të ashtuquajturve rezervistë, kryesisht ata që shërbyen para pezullimit të shërbimit ushtarak në 2011. Ai dëshiron të kontaktojë me ta dhe shpreson të rrisë numrin e rezervistëve me 200.000 njerëz.
Këto plane i bëjnë forcat vullnetare të Bundeswehr-it gjithnjë e më pak vullnetare. Për Hans-Peter Bartels, megjithatë, koncepti i Pistorius mund të jetë vetëm hapi i parë. Ai është president i Shoqatës për Politikë të Sigurisë, dhe më parë ka qenë komisioner i mbrojtjes i Bundestagut gjerman. Në një intervistë për DW, Bartels shprehet qartë se vetëm pyetësori "nuk e zgjidh problemin”. "Pyetësori është aty për ta plotësuar. Dhe nëse keni dyshime, plotësoni që të mos ju prekin më. Mund t'i ndryshojë pak gjërat, por si rregull nuk ndryshon asgjë."
Bartels sheh një problem tjetër: parimin e drejtësisë në rekrutim; do të thotë se burrat dhe gratë janë njëlloj përgjegjës. Sipas kushtetutës, shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Gjermani aktualisht prek vetëm burrat. "Nëse do të donit të arrinit atë që dëshiron ministri, do të duhej të ndryshonit Kushtetutën. Dhe Pistorius e di këtë. Siç është tani, plani i tij nuk funksionon," thotë Bartels.
Me riarmatimin e Republikës Federale të Gjermanisë në mesin e viteve 1950, burrat nga mosha 18 vjeç u rekrutuan në shërbimin ushtarak. Ideja: ushtarët duhet të jenë "qytetarë me uniformë”. Në verën e vitit 2011, shërbimi i detyrueshëm ushtarak në Gjermani u pezullua, por nuk u shfuqizua. Në atë kohë, Bundeswehri do të reduktohej. Por në rast të ndonjë tensioni apo nevoje për mbrojtje, rekrutimi mund të aktivizohet sërish. Sot, Bundeswehri është një ushtri vullnetare në të cilën shërbejnë edhe gratë. Që në fillim, Boris Pistorius kritikoi pezullimin e shërbimit ushtarak, madje e quajti atë një "gabim”.

Nëse i pyet gjermanët nëse vendi ka nevojë përsëri për shërbimin ushtarak, shumica janë të mendimit: Po! Një sondazh i fundit i institutit të kërkimit të opinionit publik YouGov për të përditshmen "Welt am Sonntag" tregoi se 60 për qind ishin në favor të rekrutimit të përgjithshëm.
Politikanët reaguan mjaft të rezervuar ndaj konceptit të paraqitur të Pistorius. Sidomos në koalicionin qeverisës të SPD, të Gjelbërve dhe Liberalëve (FDP). Politikani i SPD-së Boris Pistorius po përballet edhe me rezistencë brenda partisë së tij. Kancelari Olaf Scholz ishte i rezervuar që në fillim. Kreu i SPD, Lars Klingbeil foli në favor të vazhdimit të mbështetjes në rekrutim vullnetar. Edhe partneri i koalicionit të gjelbër është mjaft skeptik. Kreu i FDP-së, Christian Lindner, shkroi në X: "Në vend të rekrutimit të ri, ne duhet të bëjmë më shumë njerëz të interesuar të shërbejnë në Bundeswehr dhe të forcojmë rezervën." Pistorius mori mbështetje në parim nga radhët e opozitës Kristiandemokrate Unioni CDU/CSU. Megjithatë, Bashkimi do të donte më shumë detyrime dhe më pak vullnetarizëm.
Eksperti i mbrojtjes Hans-Peter Bartels përmbledh situatën për DW: "Koncepti nuk është një goditje e plotë, por fillimi i një ndryshimi që na thotë se kemi nevojë urgjente për më shumë ndryshime." Është e qartë se idetë e Pistorius janë kryesisht vetëm - ide. Tani fillon diskutimi i vërtetë social dhe politik rreth konceptit të Pistorius./ DW
Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, e ritheksoi q...
Ushtria amerikane tha të enjten vonë se i ka shkatërruar d...
Ukraina dhe Rusia shkëmbyen sulme me dronë gjatë natës dhe...
Ish-Presidentit Donald Trump iu ofrua një mirëpritje e...
Oficerë policie nga e gjithë Evropa kanë shkuar në Gje...
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Rusisë konfirmoi ...
Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe municione në...
Serbia nuk mund të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian pa n...
Qeveria e Kosovës ka vendosur sanksione kundër Rusisë dhe ...
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, shpr...
Një debat i ashpër, i tensionuar, që degjeneroi deri n...
Formulimi nuk është figurativ: Një ulërimë u dëgjua në tër...
Ata duken si fqinjë të mirë, janë miqësorë. Disa kanë ...
Dhoma e Përfaqësuesve votoi të mërkurën se prokurori i...
Një sulm me raketa balistike ruse në qytetin ukrainas, Kri...
Një flotë luftanijesh ruse mbërriti në ujërat e Kubës ...
Ekspertë të të drejtave të njeriut, të angazhuar nga K...
Tronditja në Evropë është e madhe: në vendet më të rëndësi...
Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, thotë se Hungaria është ...
Kuvendi i Kosovës është duke e mbajtur një seancë solemne ...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...