Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Hulumtimet e gazetarëve të medias publike bavareze "Bayerischen Rundfunks" (BR) në Gjermani nxorën në dritë, se në Bundestag janë të punësuar persona që janë të angazhuar në organizata ekstremiste të djathta, apo që konsiderohen si ekstremistë të djathtë dhe vëzhgohen nga Mbrojtja Kushtetuese. Kjo i ka shqetësuar shumë deputetët dhe punonjësit e Bundestagut.
Gazetarët raportojnë se në një zyrë të një godine të Bundestagut është varur madje edhe tabela me emrin e Frank Pasemann, që kanë qenë deputet i partisë populiste të djathtë, AfD. Ai u përjashtua në vitin 2020 nga partia dhe grupi parlamentar. Paseman u akuzua për sjellje që dëmtojnë partinë dhe qëndrime antisemitiste. Kështu Paseman nuk lejohej më zgjidhej për një pozicion të rëndësishëm, por me sa duket si punonjës po. Sipas BR, ai punon për deputetin e AfD-së, Jürgen Pohl. Paseman dhe Pohl nuk janë shprehur në lidhje me këto investigime të BR.

Sipas hulumtimeve të radios publike gjermane, BR, AfD ka punësuar në parlament më shumë se 100 persona që kategorizohen nga Mbrojtja Kushtetuese si ekstremistë të djathtë. AfD e ka hedhur poshtë këtë raportim, dhe kryetarja e grupit parlamentar, Alice Weidel u shpreh këtë javë se, "kjo është kaq qesharake dhe aspak me gjasa." Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas, SPD, megjithatë do të verifikojë, nëse janë të nevojshme rregullore sigurie më të ashpra. Zëvendëspresidentja e Bundestagut, Katrin Göring-Eckardt, bëri fjalë për një rrezik për demokracinë parlamentare.
Kush do të punojë në parlamentin gjerman ka nevojë për një dokument hyrjeje. Për këtë autoritetet përkatëse i kalojnë të dhënat e aplikuesit për "një verifikim besueshmërie" tek policia. Nga viti i kaluar kjo procedurë mund të përsëritet njëherë në vit. Nevojitet edhe një dëshmi nga policia. Nëse aty ka të dhëna informohet punëdhënësi i drejtpërdrejtë. Zëvendëspresidentja e Bundestagut, Yvone Magwas, CDU thotë se "qëllimi duhet të jetë që të qëndrojnë jashtë parlamentit punonjës që vëzhgohen nga Mbrojtja Kushtetuese. Bundestagu në rast dyshimi duhet të ketë mundësinë të pyesë të Mbrojtja Kushtetuese."
Personat, për të cilët bëhet fjalë, punojnë ose në Bundestag ose në zyrat e qarqeve zgjedhore të deputetëve të AfD-së në të gjithë Gjermaninë. Sipas BR, mes tyre ka edhe nga ata që përmenden me emër nga Mbrojtja Kushtetuese, ose që kanë pozicione drejtuese në organizatat e vëzhguara. Madje, sipas kësaj medie, BR, në kolegiumin e AfD-së gjen edhe punonjës që kanë marrë pjesë në marshimet e neonazistëve në Kemnic, Dortmund, Drezden, MAgebdurg dhe Cvikau. Disa persona dalin me lidhje me grupimin, Qytetarët e Rajhut (Reichsbürger) të cilët nuk e njohin shtetin gjerman. Konkluzioni i hulumtimeve: Më shumë se gjysma e deputetëve të AfD-së punëson persona që janë aktive në organizata, që kategorizohen si ekstremiste të djathta nga Mbrojtja Kushtetuese. Edhe Alice Weidel dhe Tino Chrupalla kanë persona të tillë në radhët e të punësuarve të tyre.
Një nga tiparet e grupimeve ekstremiste të djathta apo armiqësore kushtetuese është afërsia me propagandën e presidentit rus, Vladimir Putin. Eksperti i CDU-së, për çështjet e jashtme, Jürgen Hardt tha për "Deutsche Welle"-n, se "disa nga formulimet e AfD-së këtu në Bundestag tingëllojnë si ato që dëgjojmë nga Kremlini. Këto fjalime janë shkruar nga njerëz që janë shumë pranë me përfaqësuesit e radikalëve të djathtë dhe persona që shpërndajnë idetë e Putinit këtu në Gjermani."

Për të Gjelbrit dhe kryetaren e grupit të tyre parlamentar, Britta Haßelmann rasti i një ish-deputeti dhe sot me gjasë i një punonjësi, si Pasemann është veçanërisht i rrezikshëm. "Hulumtimi është alarmues në lidhje me atë që AfD nga njëra an liron nga detyra njerëz nga spektri i partisë dhe në të njëjtën kohë me gjasë i punëson si punonjëse apo punonjës në Bundestagun gjerman."
Hulumtimet e BR të kujtojnë zhvillimet e nëntorit 2020. Në kulmin e pandemisë së Coronës politikanët u ngacmuan brenda Bundestagut nga vizitorët, u filmuan dhe fyen. Mes tyre edhe ministri i atëhershëm i Ekonomisë, Peter Altmaier (CDU). Këta persona filmuan, se si ministri Altmeier ngacmohej para një ashensori dhe e vendosën në internet. Nga një raport sigurie i policisë së Bundestagut del, se katër vizitorë agresivë ishin ftuar nga tre deputetë të Bundestagut. Alice Weidel që atëherë ishte kryetare e grupit parlamentar, tha se shpreh keqardhje për incidentin. Kundër tre personave agresivë u vendos ndalimi i hyrjes në Bundestag dhe një gjobë prej 800 eurosh./ DW
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë...
Talebanët në Afganistan kanë thënë të hënën se Pakista...
Presidenti rus, Vladimir Putin, e ka fituar një mandat...
Osetia Jugore, një rajon i cili u shkëput nga Gjeorgjia dh...
Kandidati për President i SHBA, Donald Trump ka deklaruar ...
Rusia i ka publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve ...
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep ...
Zgjedhës rusë u grumbulluan pranë qendrave të votimit, në ...
Ukraina ndërmori një sulm masiv me dronë të dielën ndërsa ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) fillon të dielën (17....
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të diel...
Rregullisht, thuhet se Rusia është një diktaturë ndërkohë,...
Qytetarët e Rusisë që jetojnë në Serbi dhe në Mal të Zi do...
Autoritetet islandeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakon...
Rusët kanë filluar të votojnë të dielën në ditën e fundit ...
Igor Zhovkva, këshilltari diplomatik i Presidentit ukraina...
Shtatë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 17 të tjerë janë...
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFO...
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se në Ukrainë po marr...
Sizmologu turk, Naci Gyorur, ka paralajmëruar se Stamb...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...