Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Zgjedhës rusë u grumbulluan pranë qendrave të votimit, në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale tre-ditore, me sa duket, duke iu përgjigjur thirrjes së opozitës për të protestuar kundër presidentit Vladimir Putin.
Opozita ruse tha se ajo që u cilësua si “Mesdita kundër Putinit” ishte një protestë paqësore, por politike kundër rizgjedhjes së tij.
Vladimir Putin pritet të zgjasë sundimin e tij edhe me gjashtë vjet të tjera, në një proces zgjedhor që vjen pas sulmeve të ashpra të Kremlinit ndaj kundërshtarëve politikë.
Bashkëpunëtorë të ish udhëheqësit të opozitës ruse, Alexei Navalni u kishin bërë thirrje atyre që janë të pakënaqur me Putinin dhe luftën në Ukrainë që në mesditë të dilnin në qendrat e votimit, strategji të cilën e njoftoi vetë Navalni, disa ditë para se të vdiste në burg, muajin e kaluar. Sipas agjencisë së lajmeve Reuters, mijëra vetë dolën në qendrat e votimit në mbarë Rusinë të dielën, në atë që opozita ruse tha se ishte një protestë paqësore, por politike kundër rizgjedhjes së Presidentit Vladimir Putin.
Nën moton “Mesdita kundër Putinit”, sipas opozitës, rusët dolën në qendrat e votimit të dielën në mesditë për ta hedhur si të pavlefshme fletën e votimit, ose për të votuar për një nga tre kandidatët kundër Putinit.
Përpara vdekjes së tij, ish udhëheqësi i opozitës ruse, Aleksei Navalni pati ofruar mbështetjen për këtë nismë nëpërmjet një mesazhi në mediat sociale. Më pas e veja e tij dhe ekipi vijuan me këtë formë proteste.
Nuk ka të dhënë të pavarur se sa nga 114 milionë votuesit e Rusisë morën pjesë në protestat e opozitës, në mes të sigurisë jashtëzakonisht të rreptë që përfshinte dhjetëra mijëra policë dhe zyrtarë të sigurisë.
Gazetarët e agjencisë Reuters panë një rritje të fluksit të votuesve, veçanërisht të rinjve, në mesditë në disa qendra votimi në Moskë, Shën Petersburg dhe Yekaterinburg.
Disa thanë se po protestonin, edhe nuk kishin ndonjë shenjë të dukshme për t’i dalluar nga votuesit e zakonshëm.
“Ne nuk presim asgjë të re, megjithatë nuk doja të qëndroja në shtëpi dhe erdha këtu”, thotë Nikita, një banore në Moskë.
“Unë do të doja të shikoja ndryshim. Nuk e di nëse kjo do të ndodhë apo jo, por besoj se zëri im mund të bëjë një ndryshim”, thotë një tjetër banore nga Moska.
Denisi, një banor po në kryeqytetitn rus mbërriti në qëndrën e votimit fiks në orën 12 me orën lokale dhe tha se ishte i lumtur që shikonte kaq shumë njerëz, veçanërisht të rinj, që prisnin në radhë.
“Më vjen mirë që shoh kaq shumë të rinj, më vjen mirë që njerëzit po grumbullohen duke dashur të marrin pjesë në zgjedhje”, thotë ai.
Protestat më të mëdha të rusëve kundër presidentit Vladimir Putin u zhvilluan nëpër ambasadat e Rusisë në botë. Kur e veja e Navalnyt, Julia, u shfaq në ambasadën ruse në Berlin, ku rusët prisnin të votonin, disa nisën të brohorisnin emrin e saj.
Mbështetësit e Navalnyt në mërgim transmetuan pamjet e protestave në YouTube.
Presidenti i Rusisë pritet të zgjasë sundimin e tij edhe me gjashtë vjet të tjera, në një proces zgjedhor që pason një goditje të pashembullt të Kremlinit ndaj kundërshtarëve.
Votimi tre ditor për zgjedhjet presidenciale që mbyllet këtë të dielë mbahet në kushtet e një kontrolli të fortë. Nuk lejohet asnjë kritikë publike ndaj Presidentit Putin dhe luftës që ai ka nisur ndaj Ukrainës.
Zgjedhjet janë fiktive dhe nuk përbëjnë sfidë për presidentin 71-vjeçar, pasi kundërshtarët politikë të tij janë në burg, ose në mërgim dhe kundërshtari më i ashpër i tij, Alexei Navalny vdiq në burg.
Tre kandidatët e tjerë në fletëvotim janë politikanë të profilit të ulët nga partitë opozitare që ndjekin vijën e Kremlinit.
Zoti Putin, i cili erdhi në pushtet në vitin 1999, pritet të sigurojë mandatin e tij të pestë, dhe nëse e arrin këtë, ai do t’ia kalonte Josef Stalinit dhe do të bëhej udhëheqësi më jetëgjatë i Rusisë që prej 200 vitesh. Sipas autoriteteve vendase, në Rusi është shënuar pjesëmarrje e lartë në zgjedhje. Udhëheqësit perëndimorë i kanë cilësuar zgjedhjet në Rusi si fyerje për demokracinë./ Voa
Ukraina ndërmori një sulm masiv me dronë të dielën ndërsa ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) fillon të dielën (17....
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të diel...
Rregullisht, thuhet se Rusia është një diktaturë ndërkohë,...
Qytetarët e Rusisë që jetojnë në Serbi dhe në Mal të Zi do...
Autoritetet islandeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakon...
Rusët kanë filluar të votojnë të dielën në ditën e fundit ...
Igor Zhovkva, këshilltari diplomatik i Presidentit ukraina...
Shtatë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 17 të tjerë janë...
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFO...
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se në Ukrainë po marr...
Sizmologu turk, Naci Gyorur, ka paralajmëruar se Stamb...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz i bëri thirrje Izraelit...
Në Rusi, po vazhdojnë votimet për zgjedhjet presidenciale,...
Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 20 fëmijë në Gazë ka...
Meksikanët shënuan të premten Ditën Botërore të Gjumit. A...
Ndërsa fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara intensifik...
Forcat ukrainase kanë kryer sulme të shumëfishta në Rusi t...
Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi...
Zbulohen plazhet më të mira në botë. Plazhet e Europës dom...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...