Këshilltari i Zelenskyt: Nuk ekziston asnjë mosmarrëveshje mes Ukrainës dhe Ballkanit Perëndimor
Igor Zhovkva, këshilltari diplomatik i Presidentit ukraina...

Rusët kanë filluar të votojnë të dielën në ditën e fundit të zgjedhjeve presidenciale, të cilat janë përgatitur për t’ia dhuruar Vladimir Putin-it edhe një mandat tjetër gjashtëvjeçar, prandaj pritet që ato të kundërshtohen me protesta në mesditë.
Fitorja e Putin-it në këto zgjedhje është pothuajse e sigurt, meqë kundërshtarët e tij janë në burgje, në mërgim apo të vdekur.
Lufta e pamëshirshme, që i ka shtypur mediat e pavarura dhe grupet për të drejtat e njeriut, nisi para se Moska të fillonte pushtimin e Ukrainës në shkurt 2022, por ajo është bërë edhe më e ashpër prej atëherë.
Zyrtarët e Komisionit Zgjedhor të Rusisë thanë se deri në mëngjesin e së dielës, ditës së fundit të zgjedhjeve treditore, më shumë se 60 për qind e 114 milionë votuesve me të drejtë vote e kanë hedhur votën e tyre qoftë fizikisht, apo online.
Për ditën e fundit të zgjedhjeve, autoritetet ruse janë përgatitur për protesta të pazakonta në mesditë në qendrat e votimit, prandaj i kanë rritur kërcënimet se ata që e pengojnë procesin e votimit do të përballen me dënime të rënda me burg.
Para se të vdiste në një burg rus në Arktik nën rrethana të dyshimta, ku po e kryente një dënim që cilësohej si i motivuar politikisht, lideri opozita Alexei Navalny kishte shpresuar se do t’i përdorte zgjedhjet për ta dëshmuar pakënaqësinë e popullit me luftën në Ukrainë dhe me sundimin e hekurt të Putin-it.
Ai u kishte bërë thirrje votuesve ta hidhnin votën saktësisht në mesditë, duke e quajtur aksionin “Në mesditë kundër Putinit”.
E veja e tij, Yulia Navalnaya, si dhe të tjerët, i kanë vazhduar thirrjet për protesta të dielën.
Zyra e prokurorit të Moskës ka kërcënuar me ndjekje penale të gjithë ata që shihen duke ndërhyrë në punën e komisioneve zgjedhore në qendrat e votimit në mesditë.
Gjatë dy ditëve të para të votimit, disa qytetarë rusë e kanë shprehur zemërimin e tyre me sundimin autoritar të Putinit, duke i vandalizuar kutitë e votimit.
Është raportuar për 28 incidente të tilla, si edhe për të arrestuar.
Incidente të tilla janë raportuar në së paku nëntë qytete, përfshirë Moskën, Shën Petersburgun, Soçin dhe Volgogradin.
Ish-presidenti i Rusisë, Dmitry Medvedev, tani nënkryetar i Këshillit të Sigurisë, i dënoi protestuesit të shtunën duke i quajtur “tradhtarë” që po e ndihmojnë armikun e vendit, posaçërisht Ukrainën.
Putin, 71 vjeç, i cili ka qenë president, apo kryeministër për ati 25 vjet, po garon kundër tre politikanëve pak të njohur – liderit të Partisë Liberal-Demokratike, Leonid Slutsky, nënkryetarit të Dumes Shtetërore Vladislav Davankov nga Partia e Re e Popullit, si dhe kundër ligjvënësit të Dumes së Shtetit Nokolai Kharitonov nga Partia Komuniste – qëndrimet politike të të cilëve zor që dallojnë nga ato të Putin-it.
Boris Nadezhdin, një politikan 60-vjeçar me qëndrime kundër luftës, nuk u lejua të garojë nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Rusisë muajin e kaluar, për shkak të, siç tha, nënshkrimeve të pavlefshme të përkrahësve në aplikacionin e tij për t’u regjistruar si kandidat presidencial.
Ai u ankua, por vendimi i komisionit u mbajt në fuqi nga Gjykata Supreme e Rusisë.
Ukraina dhe qeveritë perëndimore e kanë dënuar Rusinë për mbajtjen e zgjedhjeve në rajonet ukrainase, duke i cilësuar ato të jashtëligjshme.
Rezultati i zgjedhjeve pritet të bëhet i ditur më 18 mars./ REL
Igor Zhovkva, këshilltari diplomatik i Presidentit ukraina...
Shtatë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 17 të tjerë janë...
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFO...
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se në Ukrainë po marr...
Sizmologu turk, Naci Gyorur, ka paralajmëruar se Stamb...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz i bëri thirrje Izraelit...
Në Rusi, po vazhdojnë votimet për zgjedhjet presidenciale,...
Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 20 fëmijë në Gazë ka...
Meksikanët shënuan të premten Ditën Botërore të Gjumit. A...
Ndërsa fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara intensifik...
Forcat ukrainase kanë kryer sulme të shumëfishta në Rusi t...
Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi...
Zbulohen plazhet më të mira në botë. Plazhet e Europës dom...
Mbështetësit evropianë të Ukrainës do t’i përdorin mjetet ...
Gjyqi penal ndaj ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...
Sëmundja e ALZHEIMER-it mund të parashikohet shtatë vjet p...
Një sulm me raketa ukrainase vrau dy persona në Rusinë per...
Një hetim ndërkufitar i udhëhequr nga Policia Kufitare Rum...
Brukseli është mbushur me thashetheme derisa përgatitet pë...
"Po punoj me të gjitha forcat sepse kjo është finalja për ...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...