Mjekët në Gazë: Nënat nuk kanë qumësht për t’i ushqyer foshnjat
Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 20 fëmijë në Gazë ka...

Në Rusi, po vazhdojnë votimet për zgjedhjet presidenciale, të cilat pritet të zgjasin sundimin e presidentit Vladimir Putin edhe për gjashtë vite. Zgjedhjet janë fiktive, pasi kundërshtarët politikë të Presidentit Putin, janë në burg, në mërgim dhe kundërshtari më i ashpër i tij, Alexei Navalny ndërroi jetë në burg. Pas ndarjes së tij nga jeta shumë pikëpyetje u ngritën mbi të ardhmen e aksionit opozitar në Rusi. Ekipi i Navalnyt thotë se do të vazhdojë përpjekjet kundër sundimit të Presidentit rus, ndërsa një provë e fortë pritet të jetë protesta që do të mbahet ditën e nesërme, me thirrjen “Mesdita kundër Putinit”.
Pas shuarjes së kreut të opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili humbi jetën papritur muajin e kaluar në një burg të Arktikut, ekipi i tij gjendet përballë një sfide: Të mbajë gjallë lëvizjen opozitare kundër Presidentit Vladimir Putin nën shembullin e ish-udhëheqësit.
Një provë e rëndësishme pritet të shënohet të dielën, dita e fundit që rusët mund të votojnë për zgjedhjet presidenciale, që shihen gjerësisht më shumë si një formalitet sesa si një votim për demokraci.
Ekipi i Navalnyt po u kërkon rusëve të dynden në qendrat e votimit të dielën në mesditë për të treguar pakënaqësinë e tyre për sundimin e Putinit dhe luftën e nisur nga ai kundër Ukrainës.
Thirrja për protestën nën moton “Mesdita kundër Putinit” është bërë nga e veja e Navalnyt, Yulia Navalnaya.
Mbështetësit e Navalnyt kanë shprehur mendime të ndryshme për aksionin opozitar.
“Me vdekjen e Navalnyt duket se gjithçka u shkatërrua. Edhe pse bashkëshortja e tij, Julia, mori mbi supe aksionin e tij nuk mendoj se do të jetë njësoj si në kohën e Alexeit. Për këtë arsye dyshoj se në Rusi do të bëhet më mirë ”, thotë Valery, një banor në Moskë.
“Fakti që kaq shumë njerëz u shfaqën në funeralin e tij, për mua ishte e papritur, sepse mendova se gjithçka kishte vdekur në Rusi. Por kur pashë pjesëmarrjen, aq shumë njerëz, kuptova se nuk i dija të gjitha”, thotë Maria, banore në Moskë.
Vetëm disa ditë pas ndarjs nga jeta të bashkëshortit të saj, zonja Navalnaya u shpreh e vendosur për të vazhduar misionin e tij.
Muajin e kaluar, ajo foli në Parlamentin Evropian, u takua me Presidentin amerikan Joe Biden dhe u kërkoi vendeve perëndimore të mos i njohin rezultatet e zgjedhjeve në Rusi. Po ashtu, ajo i ka bërë thirrje Perëndimit që të vendosë më shumë sanksione ndaj njerëzve të aftërt me presidentin rus.
“Vetë Navalny shmangu përpjekjet për të ndërtuar marrëdhënie me qeveritë perëndimore, sepse ai mendonte se kjo ishte një betejë që duhej fituar në Rusi. Dhe mendoj se ai ishte pak i shqetësuar se kjo do të ishte ishte një njollë për opozitën, mund ta bënte të duket si një projekt perëndimor. Në situatën aktuale mendoj se njerëzit do të vlerësojnë nëse duhet të vazhdojë të ndiqet ky parim apo jo”, thotë Sam Greene, drejtor në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane.
Përpara zgjedhjeve, ekipi i Navalnyt u bëri thirrje mbështetësve që të votojnë për çdo kandidat tjetër përveç Putinit, ose ta bëjnë fletën e votimit të pavlefshme. Ekspertët thonë se protesta e së dielës do të jetë një provë mbi ndikimin që mund të ushtrojnë në Rusi, opozitarët që gjenden jashtë vendit.
“Ka pyetje për të cilat opozita ruse po përpiqet të gjejë përgjigjet. Njëra prej tyre është: Çfarë mund të bëhet në të vërtetë në Rusi? Disa përgjigje mund t’i marrim nga pjesëmarrja në ditën e zgjedhjeve. Do të shohim nëse do të ketë përshkallëzim dhe se si do të reagojë regjimi ndaj protestës. Unë mendoj se po synojnë t’u dërgojnë një mesazh njerëzve në Rusi se nuk janë vetëm, se opozita në mërgim do t’i mbështesë. Por pyetja tjetër është se si do t’i mbështesin ata njerëz atje?”, thotë Sam Greene, drejtor në Qendrën për Analizën e Politikave Evropiane.
Grupi i pavarur që mbikqyr zgjedhjet në Rusi, Golos, raportoi se zyrtarët në të paktën një rajon po udhëzohen të raportojnë në polici grumbullimet e mëdha pranë qendrave të votimit.
Prokuroria në Moskë paralajmëroi të enjten mbrëma se tubimet e paautorizuara pranë qendrave të votimit “që mund të pengojnë qytetarët të ushtrojnë lirisht të drejtën e votës dhe punën e komisioneve zgjedhore”, janë një vepër penale që dënohet deri në pesë vjet burg.
Edhe pse gjenden në mërgim, kundërshtarët e Putinit janë tejet të rrezikuar./ VOA
Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 20 fëmijë në Gazë ka...
Meksikanët shënuan të premten Ditën Botërore të Gjumit. A...
Ndërsa fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara intensifik...
Forcat ukrainase kanë kryer sulme të shumëfishta në Rusi t...
Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi...
Zbulohen plazhet më të mira në botë. Plazhet e Europës dom...
Mbështetësit evropianë të Ukrainës do t’i përdorin mjetet ...
Gjyqi penal ndaj ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...
Sëmundja e ALZHEIMER-it mund të parashikohet shtatë vjet p...
Një sulm me raketa ukrainase vrau dy persona në Rusinë per...
Një hetim ndërkufitar i udhëhequr nga Policia Kufitare Rum...
Brukseli është mbushur me thashetheme derisa përgatitet pë...
"Po punoj me të gjitha forcat sepse kjo është finalja për ...
Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham, tha të premten se As...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar me të ...
Bashkimi Evropian kërkon që në Serbi të sigurohet liria e ...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, i ka bërë t...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë paralajmëruar Iranin ...
Së paku 20 njerëz janë mbytur të premten si pasojë e fundo...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...