Rama pret në takim Presidentin e Lituanisë/ Zbardhen diskutimet
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...
Kryeministri Edi Rama ka pritur ditën e sotme në një takim...

Brukseli është mbushur me thashetheme derisa përgatitet për zgjedhjen e disa pozitave të larta, si në institucionet e Bashkimit Evropian, ashtu edhe në NATO.
Janë katër pozita që duhet të mbushen këtë vit - ajo e presidentit të Komisionit Evropian dhe Këshillit Evropian, që aktualisht mbahen nga Ursula von der Leyen dhe Charles Michel, si dhe ajo e shefit të politikës së jashtme të BE-së, të cilën, tash e pesë vjet, e mban Josep Borrell.
Në një pjesë tjetër të kryeqytetit belg, NATO-ja, po ashtu, kërkon zëvendësim për Jens Stoltenbergun në pozitën e sekretarit të përgjithshëm. Norvegjezi do të largohet nga ky post pas një dekade.
Tri pozitat e BE-së janë të lidhura me njëra-tjetrën, pasi ato vendosen nga 27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së, gjatë negociatave që zhvillojnë me dyer të mbyllura.
Për këtë qëllim tashmë janë planifikuar dy samite të BE-së: më 17 dhe 27 qershor.
Procesi është i ndërlikuar, pasi duhet të zgjidhen tre persona që reflektojnë balancë në gjini, përkatësi politike dhe gjeografi, edhe pse perimetri i shteteve anëtare të BE-së është i turbullt herë pas here.
Është e zakonshme që presidenti i Komisionit Evropian të vijë nga ai grupim politik që fiton më shumë vota në zgjedhjet për Parlamentin Evropian, që do të zhvillohen në të gjithë bllokun nga data 6 deri më 9 qershor.
Në katër zgjedhjet e fundit, më e madhja ka qenë Partia Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë. Sipas sondazheve, ajo pritet të dalë e para edhe këtë herë.
Kandidatja kryesore, e zgjedhur në kongresin e EPP-së në Bukuresht javën e kaluar, është Von der Leyen. Logjika tregon se ajo mund t’i sigurojë edhe pesë vjet të tjerë në krye të Komisionit Evropian.
Në anën tjetër, presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, njoftoi këtë javë se do të garojë për shef të NATO-s, dhe kjo mund ta komplikojë peizazhin edhe më shumë.
Pozita e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s është zyrtarisht e ndarë nga pozitat në BE.
Por, duke marrë parasysh se 23 nga 27 shtetet anëtare të BE-së i përkasin gjithashtu aleancës ushtarake dhe se sekretari i përgjithshëm i NATO-s duhet të jetë evropian, të dyja organizatat janë duke kërkuar “talente” në të njëjtën pishinë politike.
Burimet në NATO thonë se do të kishin dashur t’i përfundonin kërkimet për personin e tyre në prill - shumë kohë përpara Samitit të NATO-s, që do të mbahet në Uashington, në muajin korrik.
Gjithçka dukej e sigurt disa javë më parë, kur anëtarët kryesorë të aleancës, si: Gjermania, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, si dhe rreth 17 vende të tjera - kryesisht në Perëndim - u rreshtuan pas kryeministrit holandez në largim, Mark Rutte.
I konsideruar si person me përvojë, i pëlqyer në Uashington dhe adekuat për t’u marrë me Donald Trumpin, ai dukej se ishte një zgjedhje e mirë. Por, shkaktoi zemërim te lindorët.
“Lindorët” këtu nuk nënkuptojnë konceptin gjeografik apo politik. Por, mbulojnë vendet e ish-bllokut sovjetik ose ish-Jugosllavisë, që iu bashkuan BE-së (dhe NATO-s) në 25 vjetët e fundit - Bullgaria, Kroacia, Çekia, Estonia, Hungaria, Letonia, Lituania, Polonia, Rumania, Sllovakia dhe Sllovenia, si dhe Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut.
Asnjë sekretar i përgjithshëm i NATO-s nuk ishte ndonjëherë nga ndonjëri prej këtyre vendeve. Dhe, në vitin 2019, kur BE-ja zgjodhi për herë të fundit tri kokat e saj, krahu lindor u anashkalua plotësisht.
Në fakt, i vetmi “lindor” që ka mbajtur një pozicion të lartë në Bruksel, ishte kryeministri aktual i Polonisë, Donald Tusk, i cili ishte president i Këshillit Evropian nga viti 2014 deri më 2019. Pra, një nga katër pozitat e lira në vitin 2024, duhet të shkojë vërtet në lindje.
Kjo është arsyeja përse Iohannis e hodhi kapelën e tij në ring.
Kanë qenë tashmë tre sekretarë të përgjithshëm të NATO-s nga Holanda.
Holanda ka luftuar për të shpenzuar 2% të bruto prodhimit të brendshëm në mbrojtje - një synim ky i NATO-s për më shumë se një dekadë, të cilin shumë vende lindore, përfshirë Rumaninë, e kanë arritur.
Dhe Rutte - ndonëse është mbështetës i Ukrainës që nga fillimi i pushtimit rus në shkallë të plotë, në vitin 2022 - mund të konsiderohet se ka qenë “i butë” ndaj Rusisë.
Mbështetja e tij për Rrjedhën Veriore 2 të Gazpromit është një shembull. Nga ana tjetër, shumë “lindorë” kanë paralajmëruar për rrezikun e një Kremlini luftarak dhe kjo tashmë është vërtetuar.
Burimet e NATO-s mendojnë se Rutte do t’ia dalë. Veprimi i Iohannisit u pa si “i dëshpëruar” dhe, madje, shkaktoi pak bezdi, sepse procesi i përzgjedhjes mund të zvarritet tani me muaj.
Disa ishin mjaft të hutuar me planin e tij prej dhjetë pikësh, të publikuar në Politico më 13 mars, pasi përfshinte të gjitha gjërat që aleanca ushtarake tashmë po i bën.
Kur flitet me diplomatë nga disa vende lindore, ata thonë se nuk kanë asnjë mendim për asnjërin kandidat.
Pyetja, në fakt, është nëse Iohannis ishte në dijeni për popullaritetin e tij përpara se të angazhohej. Por, ka edhe dy faktorë të tjerë.
Gjëja e parë është unanimiteti. Të 32 aleatët e NATO-s duhet të bien dakord. Dhe Hungaria ka treguar tashmë se është kundër Ruttes, si pasojë e shumë grindjeve midis Hagës dhe Budapestit për çështjet hungareze të sundimit të ligjit.
Turqia nuk është prononcuar, por Ankaraja i ka pasur problemet e saj me Rutten, sidomos pas përpjekjeve të Turqisë, disa vite më parë, për të mbajtur mitingje politike në Holandë - gjë që ka rezultuar pastaj me ndalimin e disa zyrtarëve turq në Hagë.
Dhe, siç ka thënë një zyrtar i NATO-s: “Me pranimin e Suedisë në NATO, Turqia dhe Hungaria kanë treguar se janë të gatshme të shkojnë shumë larg, për të siguruar atë që duan”. Pyetja është: A e duan Iohannisin? Apo vetëm nuk e duan Rutten? Dhe, a i hap kjo rrugë një kandidati që nuk njihet ende publikisht?
Këtu vjen, pastaj, gjëja e dytë për të cilën Brukseli “flet”: Iohannis po e bën këtë për ta nxjerrë veten në “vitrinë” për një pozicion në BE.
Çështja këtu është se ai i përket EPP-së, njësoj sikurse Von der Leyen. E, nëse ajo merr postin e Presidentit të Komisionit, a mund të marrë një kandidat i EPP-së edhe diçka tjetër?
Nuk ka gjasa, pasi qendra e majtë (e quajtur S&D në Evropë) ka të ngjarë të përfundojë e dyta në zgjedhjet për Parlamentin Evropian dhe të kërkojë pozitën në Këshill ose në politikë të jashtme.
Dhe, nëse i shihni “lindorët” e tjerë të njohur që mund t’i synojnë vendet e punës në BE, shumica e tyre i takojnë EPP-së, si: kryeministri kroat, Andrej Pllenkoviq, drejtorja bullgare menaxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva, ministri i Jashtëm polak, Radek Sikorski, homologu i tij lituanez, Gabrielius Landsbergis, dhe ai letonez, Krisjanis Karins.
Jashtë EPP-së është kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, e cila u përket liberalëve.
Por, pyetja që duhet bërë me të vërtetë, është nëse Iohannis po planifikon, në fakt, grushtshtet kundër Von der Leyenit? Ajo konsiderohet si presidente e suksesshme e Komisionit, veçanërisht për shkak të mbështetjes së patundur për Kievin.
Por, njerëzit në Bruksel kanë edhe gjëra të këqija për të thënë për të: disa shtete anëtare thonë se ajo e ka bërë Komisionin shumë të fuqishëm dhe se e drejton atë me dorë të hekurt, duke mos i lënë komisionarët e tjerë të shkëlqejnë.
Dhe, pastaj, është çështja me Parlamentin Evropian. Kandidati për kryetar të Komisionit duhet të miratohet nga shumica e anëtarëve të dhomës. Von der Leyen mund ta ketë ngushtë këtë herë. Ndoshta, kjo do të thotë se është koha për një kandidat konsensusi? A mund të jetë Iohannis ky kandidat?/REL
"Po punoj me të gjitha forcat sepse kjo është finalja për ...
Deputeti i Bundestagut, Knut Abraham, tha të premten se As...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka biseduar me të ...
Bashkimi Evropian kërkon që në Serbi të sigurohet liria e ...
Ambasadorja amerikane në Shkup, Angela Ageler, i ka bërë t...
Shtetet e Bashkuara dhe aleatët kanë paralajmëruar Iranin ...
Së paku 20 njerëz janë mbytur të premten si pasojë e fundo...
I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës p...
Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do të takohet sot në ...
Votimi ka filluar për zgjedhjet presidenciale të Rusis...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e quajti Rusinë...
Europol ka mbështetur një operacion në shkallë të gjerë të...
Babai i një të armatosuri në shkollën e Miçiganit, i c...
Udhëheqja komuniste në Pekin reagoi me kritika të ashpra n...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbardhur takimin me...
Ambasadori amerikan në Hungari paralajmëroi Budapestin lid...
Në vitin e tij të dytë në detyrë, ish presidenti Donald Tr...
Më 19 mars, Bashkimi Evropian ka thirrur një takim të dial...
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabrie...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...