Kurti zbardh takimin me Escobar/ Dy nga temat e diskutimit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbardhur takimin me...

Udhëheqja komuniste në Pekin reagoi me kritika të ashpra ndaj vendimit të fundit të Kongresit Amerikan për aplikacionin "TikTok".
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Wang Wenbin, tha: "Nëse të ashtuquajturat arsye të sigurisë kombëtare mund të përdoren për të shtypur në mënyrë të qëllimshme kompani superiore nga vende të tjera, nuk mund të flitet për ndershmëri." Duke vepruar kështu SHBA vepron sipas logjikës së një kalorësi grabitës. Pala amerikane nuk ka paraqitur kurrë prova se "TikTok"-u rrezikon sigurinë kombëtare. "Mënyra se si SHBA po e trajton çështjen 'TikTok' ia bën të qartë botës, nëse i ashtuquajturi rendi i SHBA-së i bazuar në rregulla i shërben botës apo vetëm vetë SHBA-së."
Zëdhënësi i Ministrisë së Tregtisë, He Yadong, tha se Kina do të marrë "të gjitha masat e nevojshme" për të mbrojtur të drejtat dhe interesat legjitime të kompanive të saj jashtë vendit. Shtetet e Bashkuara duhet të "respektojnë parimet e ekonomisë së tregut dhe të konkurrencës së ndershme" dhe të ndalojnë "shtypjen e padrejtë të kompanive të huaja", vazhdoi ai.
"TikTok"-u hedh poshtë të gjitha shqetësimet e palës amerikane
Shefi i kompanisë, Shou Chew, tha se do të ndërmarrë hapa ligjorë kundër synimeve për ta vënë këtë kompani dhe platformën "TikTok" nën kontrollin e investitorëve amerikanë. "TikTok"-u këmbëngul se qëllimi i ligjit është ndalimi efektiv i aplikacionit në SHBA, ndërsa politikanët amerikanë thonë se ata thjesht duan të sigurojnë që autoritetet kineze të mos mund të ndikojnë te "TikTok"-u në një mënyrë që dëmton interesat amerikane.
Shou Chew vuri në dukje se ligji do t'u japë më shumë ndikim një grupi të vogël kompanish të tjera të mediave sociale". Shefi i "TikTok"-ut deklaroi gjithashtu se ligji i ri rrezikon 300,000 vende pune në Shtetet e Bashkuara. Sipas informacioneve të veta "TikTok"-u ka në SHBA 170 milionë përdorues.
Shumicë mbipartiake në Dhomën e Përfaqësuesve
Dhoma e Përfaqësuesve e SHBA-së miratoi së fundmi në shkallë të gjerë një ligj që synon ta detyrojë gjigantin kinez të internetit Bytedance ta shesë filialin e tij, "TikTok", brenda gjashtë muajve. Përndryshe ekziston rreziku i ndalimit mbarëkombëtar të platformës "TikTok", e cila është mjaft e përdorur veçanërisht nga të rinjtë. Nëse nuk ka ndryshim në pronësi, ligji mund të rezultojë në ndalimin e "TikTok" nga dyqanet amerikane të aplikacioneve.
Tani pritet vendimi i Senatit Amerikan. Në Senat, ku demokratët e Presidentit Joe Biden kanë një shumicë të vogël, ka si mbështetës edhe kritikë të planit nga të dyja partitë. Një nga shqetësimet lidhet me faktin që vendimi për ndalimin e "TikTok"-ut mund të kundërshtohet bazuar në të drejtën për lirinë e fjalës të sanksionuar në Kushtetutën e SHBA-së. Biden i bëri thirrje Senatit që ta trajtojë shpejt këtë çështje. Ai ka sinjalizuar se do ta firmosë ligjin. Mosmarrëveshja është bërë një çështje e rëndësishme në fushatën zgjedhore në SHBA. Deputetë nga të dyja partitë po marrin shumë telefonata nga përdorues të rinj që janë të zemëruar për ndalimin e "TikTok"-ut dhe e refuzojnë ligjin për ndalimin e tij./DW
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zbardhur takimin me...
Ambasadori amerikan në Hungari paralajmëroi Budapestin lid...
Në vitin e tij të dytë në detyrë, ish presidenti Donald Tr...
Më 19 mars, Bashkimi Evropian ka thirrur një takim të dial...
I dërguari i Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabrie...
Dhoma e Përfaqësuesve miratoi të mërkurën një projektligj ...
Rusia ua ka ndaluar hyrjen mbi 200 qytetarëve amerikanë, p...
Kremlini tha sot se komentet që bëri Presidenti Vladimir P...
Ukrainës po i mbarojnë municionet për luftën ndaj Rusi...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërku...
I dërguari për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, vizi...
Parlamenti Evropian ka paditur Komisionin për 10.2 miliard...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Mediat raportojn...
Një tërmet i fortë 5.4 ballësh i ka goditur disa vende të ...
Danimarka ka njoftuar planet për të rekrutuar gratë në shë...
Prodhuesi i cigareve "Marlboro", Altria Group, thotë se do...
Prania ushtarake e Organizatës së Traktatit të Atlantikut ...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, iu bashkua trupave...
Austria i ka urdhëruar dy diplomatë të Ambasadës së Rusisë...
Shtëpia e Bardhë tha të mërkurën vonë se nuk sheh ndonjë t...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...