Zgjedhja e ekipit drejtues të PD-së/ Vijon numërimi i votave në selinë blu
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...
Vijon procesi i numërimit të votave për zgjedhjen e strukt...

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se aleatët e Izraelit kanë kujtesë të dobët në lidhje me sulmin e 7 tetorit që e kreu Hamasi – grupi i shpallur terrorist nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.
Ai u zotua se forcat izraelite do ta vazhdojnë ofensivën ushtarake në Rripin e Gazës, me gjithë trysninë e madhe ndërkombëtare.
“Miqve tanë në bashkësinë ndërkombëtare u them: A është kujtesa juaj aq e dobët? Ju e harruat kaq shpejt 7 tetorin, masakrën më të rëndë kundër hebrenjve prej Holokaustit”, tha Netanyahu.
“A jeni të gatshëm t’ia mohoni kaq shpejt Izraelit të drejtën për t’u mbrojtur kundër përbindëshave si Hamasi?” shtoi ai.
Netanyahu e përsëriti se Izraeli do të kryejë ofensivë edhe në Rafah.
Presidenti amerikna Joe Biden i ka rritur kritikat ndaj Netanyahut. Ai tha kohë më parë se Netanyahu “më shumë po e lëndon sesa po e ndihmon Izraelin” me mënyrën se si ai po i qaset luftës kundër Hamasit.
Biden tha se mbështet të drejtën e Izraelit për t’iu kundërpërgjigjur Hamasit pas sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit, por tha se Netanyahu “duhet t’i kushtojë më shumë rëndësi jetës së të pafajshmëve që po humbet për shkak të veprimeve që po ndërmerren”.
Zyrtarët egjiptianë thanë të shtunën se bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi në luftën mes Izraelit dhe Hamasit, pritet të nisin të dielën, ose të hënën.
Hamasi kërkon armëpushim të përhershëm në Gazë, gjë që është kundërshtuar nga Qeveria e Netanyahut, e cila ngul këmbë se, së pari duhet ta përmbushë synimin për ta “çrrënjosur Hamasin”.
Zyrtarët e grupeve humanitare kanë paralajmëruar se Gaza po shkon drejt urisë absolute.
Lufta vdekjeprurëse e Izraelit në enklavën palestineze nisi pasi pjesëtarët e Hamasit u futën vrullshëm në jug të Izraelit më 7 tetor 2023, duke i vrarë 1.200 njerëz, kryesisht civilë, dhe duke i rrëmbyer 250 pengje.
Më shumë se 31.000 palestinezë janë vrarë në Rripin e Gazës prej atëherë, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze, nga ofensiva ajrore, detare dhe tokësore e Izraelit, e cila ka shkaktuar rrënim të madh në enklavë./ REL
Rregullisht, thuhet se Rusia është një diktaturë ndërkohë,...
Qytetarët e Rusisë që jetojnë në Serbi dhe në Mal të Zi do...
Autoritetet islandeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakon...
Rusët kanë filluar të votojnë të dielën në ditën e fundit ...
Igor Zhovkva, këshilltari diplomatik i Presidentit ukraina...
Shtatë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 17 të tjerë janë...
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFO...
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se në Ukrainë po marr...
Sizmologu turk, Naci Gyorur, ka paralajmëruar se Stamb...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz i bëri thirrje Izraelit...
Në Rusi, po vazhdojnë votimet për zgjedhjet presidenciale,...
Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 20 fëmijë në Gazë ka...
Meksikanët shënuan të premten Ditën Botërore të Gjumit. A...
Ndërsa fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara intensifik...
Forcat ukrainase kanë kryer sulme të shumëfishta në Rusi t...
Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi...
Zbulohen plazhet më të mira në botë. Plazhet e Europës dom...
Mbështetësit evropianë të Ukrainës do t’i përdorin mjetet ...
Gjyqi penal ndaj ish-presidentit të SHBA-së, Donald Trump,...
Sëmundja e ALZHEIMER-it mund të parashikohet shtatë vjet p...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, nj...
Presidenti Donald Trump ka kundërshtuar vendimin e agjenci...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha më 15 korrik s...
Energjia elektrike u rikthye sot në Kubë, pas një ndërprer...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...