“Këshilli Kombëtar, kozmetikë e Berishës”/ Spaho: PD do e ketë të pamundur të jetë rivale e PS
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...
Ish-nënkryetari dhe ish-deputeti i PD-së Edmond Spaho ka k...

Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u bëri thirrje të dielën Kosovës dhe Serbisë që t’u japin fund krizave e tensioneve, dhe të fillojnë një epokë të re evropiane, duke zbatuar marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet tyre.
Zoti Borrell i bëri këto komente në një komunikatë në prag të përvjetorit të marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit që Kosova dhe Serbia arritën në Ohër me 18 mars të vitit 2023.
“Në kohën e një lufte të pashembullt në kontinentin tonë, arritja e një marrëveshjeje që premton paqe, qëndrueshmëri dhe marrëdhënie të mira fqinjësore, ishte një arritje historike”, shkroi ai, duke nënvizuar se për herë të parë gjatë bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, palët u pajtuan “për parametra të qartë që përcaktojnë trajektoren e procesit për normalizimin e marrëdhënieve të tyre. Kjo Marrëveshje dhe zbatimi i saj do të tregojnë qartë se e ardhmja e të dy partnerëve është në Bashkimin Evropian”. Zoti Borrell shkroi se është për keqardhje që përkundër përpjekjeve të shumta të BE-së dhe komunitetit më të gjerë ndërkombëtar, deri më tani ka pasur përparim shumë të kufizuar si nga Kosova ashtu edhe nga Serbia në zbatimin e detyrimeve që dalin nga marrëveshja.
“BE rikujtoi vazhdimisht se Marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj sipas ligjit ndërkombëtar. Prandaj, çdo mungesë zbatimi jo vetëm që rrezikon integrimin evropian të palëve, por dëmton edhe reputacionin e tyre si partnerë të besueshëm”, shkroi ai duke nënvizuar se “është koha e fundit që edhe Kosova edhe Serbia të thyejnë rrethin e tanishëm vicioz të krizave dhe tensioneve, dhe të kalojnë në një epokë të re evropiane. Marrëveshja ofron një të ardhme më të mirë për qytetarët e Kosovës dhe Serbisë dhe të gjithë rajonit”.
Me 27 shkurt të vitit 2023 në Bruksel dhe me 18 mars në Ohër Kosova dhe Serbia u pajtuan për një marrëveshje normalizimi e cila nuk parasheh njohje të ndërsjellë, por kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, njohje të dokumenteve dhe simboleve dhe respektim të sovranitetit dhe tërësisë tokësore të njëra-tjetrës. Ajo kërkon që palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në proceset integruese dhe përmbushjen e të gjitha marrëveshjeve të arritura më parë në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian. Vjeshtën e kaluar Bashkimi Evropian i kërkoi Kosovës themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe që nënkupton më shumë autonomi për këtë komunitet, ndërsa Serbisë përmbushjen e pjesëve të marrëveshjes që çojnë në njohjen ‘de facto’ të Kosovës.
Në dhjetor Serbia, përmes një dokumenti tha se nuk do të zbatojë asgjë që çon në njohjen e Kosovës. Të dielën presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha se “vetëm lajme të këqija” për vendin e tij dhe se Serbia do ta ndryshojë qasjen në bisedimet me Kosovën
“Unë do të shpjegoj se si na mashtruan, ku dhe si na kanë gënjyer disa të ashtuquajtur miq, e shumë të tjerë, dhe kjo ka të bëjë me anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”, tha ai, duke ritheksuar qëndrimin kundër anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.
Prishtina ndërkaq ende nuk ka filluar punën për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe ngulë këmbë që marrëveshja e arritur një vit me parë të nënshkruhet.
Të martën me 19 mars, kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë do të takohen në Bruksel për të biseduar lidhur me zbatimin e marrëveshjes, por edhe çështjen e përdorimit të dinarit serb, që është shndërruar në temë mospajtimesh mes qeverisë në Prishtinë dhe diplomacisë perëndimore.
Një rregullore e Bankës Qendrore të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit për pagesa të gatshme në Kosovë, nxiti reagimin e zemëruar të Beogradit, dhe shqetësimet e perëndimit për ndikimin e saj në jetën e serbëve të Kosovës, të cilët vazhdojnë të mbështeten financiarisht nga Serbia.
Diplomatët perëndimor i kanë bërë thirrje qeverisë së Kosovës të pezullojë këtë rregulloren dhe t’u jepet kohë qytetarëve të prekur për t’u përshtatur me situatën e re. Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se mungesa e bashkërendimit nga qeveria e Kosovës lidhur me këtë çështje ka ndikuar në cilësinë e partneritetit ndërmjet të dy qeverive dhe kanë paralajmëruar Prishtinën se mospajtimet pengojnë angazhimin e tyre për të ndihmuar përparimin e Kosovës drejt integrimeve euro-atlantike.
Presidenti serb Vuçiç, i akuzoi autoritetet e Kosovës për zbatimin me forcë të vendimit të Bankës Qendrore.
“Mund të zbatosh gjithçka me force, por duhet të pranosh që e ke zbatuar me force. A do të duhet të pranojmë ndonjëherë, është e mundur, por do të jetë e qartë se nuk ka një pajtim për këtë dhe se e keni zbatuar me force. Do të flasim në një mënyrë tjetër. Jemi gjithmonë të gatshëm të bisedojmë, por tani me një qasje tjetër”, tha të dielën ai duke mos dhënë hollësi për “qasjen e re” ndaj bisedimeve.
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha të premten në Vjenë, se dialogu i lehtësuar nga BE-ja “është i vetmi mekanizëm i qëndrueshëm dhe e vetmja rrugë e qëndrueshme përpara” për Kosovën dhe Serbinë.
“Na duhet të shohim mirëbesim, përpjekje konstruktive nga Kosova dhe Serbia për të stabilizuar marrëdhëniet dhe që të ndërmarrin masa drejt asaj rruge. Të mos ngrenë tensione, të rrisin bashkërendimin, të rrisin transparencën me partnerët ndërkombëtarë dhe t’i zbatojnë të gjitha angazhimet që dalin nga dialogu”, tha ai./ Voa
Zgjedhës rusë u grumbulluan pranë qendrave të votimit, në ...
Ukraina ndërmori një sulm masiv me dronë të dielën ndërsa ...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz (SPD) fillon të dielën (17....
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të diel...
Rregullisht, thuhet se Rusia është një diktaturë ndërkohë,...
Qytetarët e Rusisë që jetojnë në Serbi dhe në Mal të Zi do...
Autoritetet islandeze kanë shpallur gjendje të jashtëzakon...
Rusët kanë filluar të votojnë të dielën në ditën e fundit ...
Igor Zhovkva, këshilltari diplomatik i Presidentit ukraina...
Shtatë ushtarë pakistanezë janë vrarë dhe 17 të tjerë janë...
Komandanti i misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, KFO...
Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se në Ukrainë po marr...
Sizmologu turk, Naci Gyorur, ka paralajmëruar se Stamb...
Kancelari gjerman, Olaf Scholz i bëri thirrje Izraelit...
Në Rusi, po vazhdojnë votimet për zgjedhjet presidenciale,...
Kombet e Bashkuara thonë se të paktën 20 fëmijë në Gazë ka...
Meksikanët shënuan të premten Ditën Botërore të Gjumit. A...
Ndërsa fushata zgjedhore në Shtetet e Bashkuara intensifik...
Forcat ukrainase kanë kryer sulme të shumëfishta në Rusi t...
Bisedimet për arritjen e një marrëveshjeje armëpushimi...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të përshpejtua...
Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës s...
Një numër shtetesh anëtare të Bashkimit Evropian po i bëjn...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...