
Prej disa muajsh, Ukraina është përfshirë në një debat të nxehtë nëse vendi duhet të mbajë zgjedhje presidenciale në mars të vitit të ardhshëm siç ishte planifikuar.
"BBC" raporton se të gjitha zgjedhjet përfshirë ato presidenciale, janë të ndaluara sipas ligjit aktual ushtarak të vendit, kjo pasi Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë në shkurt 2022.
Shumë persona në Ukrainë janë të indinjuar nga frika se një votim mund ta shpërqendrojë kombin nga lufta e tij për mbijetesë.
Megjithatë presidenti në detyrë i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka thënë në fillim të këtij muaji se nuk është koha e duhur për zgjedhje, por çështja duket se është larg përfundimit dhe ka nxitur një konfrontim politik të paparë në vend që nga fillimi i pushtimit të Rusisë.
Një nga forcat e mëdha shtytëse për grindjen nuk qëndron në Ukrainë, por në SHBA.
Diskutimi për zgjedhjet në Ukrainë po shtyhet pjesërisht nga politikanët amerikanë përpara zgjedhjeve të vendit në vitin 2024, veçanërisht nga një grup i vogël brenda partisë republikane, thotë Olha Aivazovska, kryetare e rrjetit të monitorimit të zgjedhjeve Opora.
Ajo argumenton se disa republikanë të djathtë po e përdorin këtë çështje për të justifikuar kërkesën e tyre për të bllokuar ndihmën ushtarake për Ukrainën.
Dhe këta zëra po bëhen më të forta. Ndërsa pikëpamjet izolacioniste të Donald Trump fitojnë ndikim më të madh në Partinë Republikane, çështja e mbështetjes për Ukrainën përfshihet në politikën e brendshme të SHBA-së dhe ndarjet partiake.
Edhe pse shumë republikanë mbështesin Ukrainën, "kjo nuk do të thotë se krahu i djathtë ekstrem i kësaj partie nuk do ta përdorë këtë temë kundër Ukrainës vitin e ardhshëm gjatë zgjedhjeve presidenciale në SHBA," thotë zonja Aivazovska.
Ata tashmë po e bëjnë atë. Në fillim të këtij muaji, Vivek Ramaswamy, një nga kandidatët republikanë për nominimin presidencial, pretendoi se Ukraina "nuk është një shembull i demokracisë" dhe po "kërcënon të mos mbajë zgjedhje këtë vit nëse SHBA-ja nuk shpenzon më shumë para".
“Ka disa gjëra që mund të ndajnë mbështetjen e SHBA-së për Ukrainën”, tha Zelensky në një intervistë për TV ukrainas gushtin e kaluar. "Një prej tyre janë zgjedhjet, pasi, me sa di unë, ka zëra kundër mbështetjes së vazhdueshme brenda partisë Republikane."
Megjithatë, Zelensky nuk i ka refuzuar zgjedhjet plotësisht. Ai renditi të gjitha sfidat, si siguria, legjislacioni dhe financimi dhe shtoi se ishte "gati" dhe do të kandidonte për një mandat të dytë nëse zgjedhjet zhvillohen në kohë lufte.
Në një intervistë më të fundit për TV ukrainas, Zelensky deklaroi se ai do të dëshironte të mbante zgjedhje brenda një viti ose sa herë që kërkohej.
Në fillim të këtij muaji, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, deklaroi se Zelensky po peshonte të mirat dhe të këqijat e ndryshme të zgjedhjeve në kohë lufte.
Edhe nëse ligji ushtarak ndryshohet për të lejuar zgjedhjet, ka shumë pengesa për mbajtjen e një votimi.
Siguria është kryesore. Një popullatë e zhvendosur është një tjetër.
"Është e pamundur të zhvillohen zgjedhje gjatë luftës kur miliona qytetarë tanë janë jashtë vendit ose të zhvendosur brenda vendit," thotë Olena Shulyak, deputete dhe kreu i partisë në pushtet Shërbëtori i Popullit.
"Është e pamundur të zhvillohen zgjedhje kur ne nuk mund të garantojmë siguri për qytetarët tanë, kur ushtarët tanë nuk mund të votojnë ose të emërohen si kandidatë."
Ekspertët pajtohen se në rrethanat aktuale, mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme me një proces politik konkurrues thjesht nuk është e mundur.
Një sondazh i kryer nga Instituti Ndërkombëtar i Sociologjisë i Kievit në nëntor tregoi se më shumë se 80% e të anketuarve donin të kishin zgjedhje vetëm pasi të kishte përfunduar lufta.
Deputetët si nga opozita ashtu edhe nga partitë në pushtet pohojnë vazhdimisht se është gabim të zhvillohen zgjedhje vitin e ardhshëm./CNA
Një shpërthim është raportuar në veriun e Mitrovicës g...
Kina dhe vendet e tjera të mëdha në zhvillim duhet të ...
Është rritur në 96 numri i njerëzve të vdekur nga vërshime...
Një anije transporti karburantesh në pronësi të një miliar...
Derek Chauvin, një ish-oficer policie, që po vuan dënimin ...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të ma...
Reuters i ka kushtuar një artikull trupave britanike q...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kë...
Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim të premten ...
A do të paguhen dot tani rrogat e nëpunësve dhe pensio...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyne, t...
Ndërsa hyri në fuqi armëpushimi mes Izraelit dhe Hamas...
Njëzet e katër pengje janë liruar nga Hamasi dhe tani ...
Ushtria izraelite tha se “kemi arritur” në zemër të aseteve ...
Grimcat e ndotura të imëta të ajrit kanë shkaktuar vde...
Kremlini tha të premten se dëshira e NATO-s për të pasur n...
Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Koso...
Në qendër të Tokios u zhvillua këtë javë Kampionati i ...
Në një përpjekje për të adresuar shqetësimet në rritje...
Disa protestues u përleshën me policinë, dogjën vetura dhe...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...