Thellohet bilanci i luftës/ Rreth 8 mijë viktima në Izrael dhe Gaza
Izraeli po vijon bombardimet në Rripin e Gazës, ndërsa po ...

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se një sulm rus me dronë herët të mërkurën, në rajonin perëndimor Khmelnitskyi, ndoshta kishte si objektiv centralin bërthamor të zonës. Sulmi theu xhamat e centralit dhe plagosi 20 persona.
Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike, mbikëqyrësi bërthamor i Kombeve të Bashkuara, tha se shpërthimet nga sulmi me dronë nuk ndikuan në funksionimin e centralit ose lidhjen e tij në rrjet.
Energjia u ndërpre përkohësisht për disa stacione të monitorimit të rrezatimit të vendosura jashtë perimetrit.
Në fjalimin e tij me video të darkës, zoti Zelensky tha se sulmi është provë e mëtejshme se nevojiteshin sanksione më të ashpra kundër Rusisë.
“Ka shumë të ngjarë që objektivi i këtyre dronëve të jetë centrali bërthamor Khmelnitskyi”, tha ai. “Vala goditëse nga shpërthimi theu xhamat, edhe tronditi ambientet e stacionit të energjisë bërthamore”.
Presidenti Zelensky tha se çdo sulm rus, “veçanërisht ato që guxojnë mjaftueshëm të vënë në shënjestër centralet e energjisë bërthamore dhe objektet e tjera kritike, shërben si një argument se presioni ndaj shtetit terrorist është i pamjaftueshëm”, siç u shpreh ai.
Guvernatori rajonal Serhy Tyurin dha një pamje më të plotë të shkallës së dëmit, duke thënë se më shumë se 1700 ndërtesa pësuan dëmtime.
Në një deklaratë të postuar në rrjetin "Telegram", zoti Tyurin tha se mes tyre përfshiheshin 282 blloqe apartamentesh, më shumë se 1,400 shtëpi private, 41 institucione arsimore dhe gjashtë ndërtesa të kujdesit shëndetësor.
Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, tha në një deklaratë se:
“Fakti që dritare të shumta u shkatërruan tregon se sa afër ishte goditja. Herën tjetër, ne mund të mos jemi aq me fat”.
Forcat ajrore të Ukrainës shkatërruan të 11 dronët rusë të lëshuar gjatë natës, tha ushtria. Dëmet u shkaktuan nga valët e shpërthimit dhe rënia e mbeturinave, sipas ministrit të brendshëm.
“Armiku goditi gjatë natës territorin afër centralit bërthamor Khmelnytskyi. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e ndërtesave administrative dhe laboratorike”, tha Ministria e Energjisë në aplikacionin e mesazheve Telegram.
Rajoni Khmelnytskyi ka qenë rregullisht objektiv i sulmeve nga dronët dhe raketat ruse, të cilat analistët i lidhin me një aeroport ushtarak në rajon.
Pesë centralet bërthamore të Ukrainës kanë qenë tema të debatuara që nga fillimi i agresionit rus rreth 20 muaj më parë. Rusia mori kontrollin e centralit bërthamor në Zaporizhzhia në fillim të konfliktit, më i madhi në Evropë, ndërsa palët kanë akuzuar vazhdimisht njëra-tjetrën për plane për goditjen e objektit./ VOA
Izraeli po vijon bombardimet në Rripin e Gazës, ndërsa po ...
Të paktën 22 persona u vranë dhe disa dhjetëra të tjerë u ...
Ligjvënësit e Dhomës së Përfaqësuesve zgjodhën të mërkurën...
Presidenti amerikan, Joe Biden, ka dënuar sulmet hakmarrës...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se shteti i ...
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se gru...
Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen...
Serbia insiston që vetëm pjesëtarët e misionit paqeruajtës...
Ditën e enjte, Kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ...
Fytyrat njerëzore të skalitura në gur deri 2000 vjet më pa...
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, tha se pro...
Një skuadër mbrojtëse izraelite, e cila është e përbërë ng...
Megjithë kritikat nga radhët e partisë Të Gjelbrit, pa...
Mbretëresha Rania e Jordanisë ka akuzuar liderët perën...
Banorët e dikur portit magjepsës të Meksikës, Akapulko, dh...
Sy e veshë do të jenë të enjten në Bruksel, ku do të q...
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, është shprehur për "Fin...
Policia e Kosovës po kryen sërish kontrolle në veri të ven...
Ligjvënësi Tom Emmer hoqi dorë të martën nga kandidatu...
Shtëpia e Bardhë tha të martën se po hartonte një plan të ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...