SPAK merr të pandehur ish-kryebashkiakun socialist
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...
SPAK ka marrë të pandehur ish-kryebashkiakun socialist të ...

Sy e veshë do të jenë të enjten në Bruksel, ku do të qëndrojnë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Për herë të parë pas 42 ditësh, ata do të jenë sërish në kryeqendrën evropiane me ftesë të Bashkimit Evropian.
Dy udhëheqësit pritet të takojnë veç e veç edhe presidentin e Francës, Emmanuel Macron, kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni, kancelarin e Gjermanisë, Olaf Scholz, dhe shefin e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.
Nga Qeveria e Kosovës thanë se Kurti i është përgjigjur pozitivisht ftesës. Takimet do të zhvillohen në margjinat e një samiti të BE-së dhe kureshtjen për to e shton një njoftim i bllokut të martën.
Kemi bërë një “propozim modern evropian” për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Deklarata e tij pasoi vizitën e pesë të dërguarve perëndimorë në Prishtinë dhe Beograd, më 21 tetor, por nuk ofroi detaje se çfarë përmban propozimi.
Qeveria e Kosovës tha se Kurti u dakordua që ky propozim të jetë “korniza e vazhdimit të diskutimeve të mëtejshme me shtetet aleate”.
Hamendjet për statutin e Asociacionit
Radio "Evropa e Lirë" nuk mundi të sigurojë përmbajtjen e propozimit për të cilin foli Stano. Në të kaluarën janë përmendur ose nxjerrë disa drafte për statutin e Asociacionit, por BE-ja ka thënë se diskutimet për to duhet të bëhen vetëm në kuadër të bisedimeve Kosovë-Serbi, të cilat i ndërmjetëson vetë.
Një draft i hartuar nga një ekip menaxhues, i përbërë prej katër pjesëtarëve të komunitetit serb, përfshirë një deputete të Kuvendit të Serbisë, është paraqitur në Bruksel më 2 maj.
Por, ai është refuzuar nga kryeministri i Kosovës, Kurti, i cili e ka cilësuar si “të papajtueshëm” me Kushtetutën e Kosovës, ashtu si edhe me vlerat evropiane dhe të drejtat e pakicave sipas standardeve evropiane.
Në vend të tij, Kurti ka dalë me një draft-vizion të vetin se si do duhej të ishin vlerat dhe parimet që e rregullojnë çështjen e komuniteteve pakicë në Kosovë.
Ai ka thënë se dokumenti i tij bazohet në modelin e Kroacisë për pakicat kombëtare, përkatësisht në modelin e Këshillit Kombëtar të Serbëve në Kroaci (SNV).
Çfarë është modeli kroat?
Siç shkruan në ueb-faqen e këtij këshilli, ai “është një person juridik jofitimprurës”. Ai e ka vulën dhe simbolet e veta, të krijuara në përputhje me Ligjin Kushtetues Kroat për të Drejtat e Pakicave Kombëtare. Gjithashtu ka kryesinë, kuvendin, bordin mbikëqyrës, presidentin dhe këshillin.
Disa nga qëllimet e Këshillit Kombëtar të Serbëve në Kroaci përfshijnë: promovimin dhe realizimin e të drejtave në fushën e kulturës, arsimit, ekonomisë dhe interesave të tjera të serbëve, si dhe mbrojtjen e identitetit kombëtar, kulturor, gjuhësor dhe fetar.
Statuti specifikon se ky këshill vepron në fushën e të drejtave të njeriut, të drejtave dhe lirive fetare, të zhvillimit të komunitetit lokal, të zhvillimit të qëndrueshëm, të zhvillimit të zonave rurale dhe bujqësisë etj.
Ai bashkëpunon me institucionet shtetërore, qendrore dhe lokale, me organizata dhe institucione qeveritare dhe joqeveritare, si dhe me organizata ndërkombëtare.
Anëtarë të këtij këshilli janë përfaqësues të pakicës kombëtare serbe. Ai financohet nga buxheti kroat, por edhe nga mjetet e marra nga organizatat dhe institucionet ndërkombëtare, donacionet, të hyrat vetanake, fondet e BE-së dhe aranzhime të tjera që janë në përputhje me ligjin kroat.
Cili është propozimi i FES-it?
Në raportimet e disa mediave në Prishtinë u tha se propozimi që përmendi Stano, është më i afërt me një draft-statut që ka nxjerrë në janar organizata gjermane Friedrich-Ebert-Stiftung (FES).
I përbërë nga shtatë kapituj dhe 18 nene, ky draft-statut ka paraparë mënyrën e themelimit, strukturën organizative, marrëdhëniet me autoritetet qendrore, rregullimin ligjor, buxhetin, si dhe aspekte të tjera të funksionimit të Asociacionit, përfshirë simbolet.
Sipas FES-it, Asociacioni mund të ushtrojë edhe kompetenca shtesë, të cilat mund të delegohen nga autoritetet qendrore të Kosovës.
Sa i përket strukturës, ky draft-statut ka paraparë që Asociacioni të ketë: kuvendin, kryetarin, nënkryetarin, këshillin dhe bordin e Asociacionit./REL
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, është shprehur për "Fin...
Policia e Kosovës po kryen sërish kontrolle në veri të ven...
Ligjvënësi Tom Emmer hoqi dorë të martën nga kandidatu...
Shtëpia e Bardhë tha të martën se po hartonte një plan të ...
Kina shkarkoi nga detyra Ministrin e Mbrojtjes të martën, ...
Jupiteri ishte një nga objektivat e parë të vëzhguar nga t...
Dogana e Kosovës ka pezulluar dy zyrtar të doganës për...
Partitë kryesore të opozitës në Poloni thanë të martën...
Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Anton...
Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan akuzoi Këshillin...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u bëri th...
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ...
Si rezultat i takimit të pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë ...
Më shumë se 700 palestinezë u vranë në sulmet ajrore i...
Opozitari i burgosur rus, Aleksei Navalny, është vendosur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës...
Aktorja izraelite, Maisa Abd Elhadi, është arrestuar p...
Më shumë se 700 persona në Gaza janë vrarë në 24 orë. Kët...
Zyra Evropiane për Statistikat, Eurostat, ka zbuluar se në...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Zbulohen detaje të reja lidhur me vrasjen e Eglant Koçit. ...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Shqipëria u përfshi në qershor në brezin e temperaturave m...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Parlamenti i Hungarisë ka miratuar shkarkimin e Presidenti...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...