Ambasadori izraelit kërkon dorëheqjen e shefit të OKB-së
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ...

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u bëri thirrje vendeve anëtare të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që të përdorin ndikimin e tyre për të ndaluar zgjerimin e luftës Izrael-Hamas, duke u kërkuar të paralajmërojnë Iranin se për çdo përfshirje do të përballet me pasoja.
Diplomati i lartë amerikan vuri në dukje rritjen e sulmeve nga përfaqësuesit iranianë kundër interesave të SHBA në rajon dhe përcolli mesazhin e tij për vendin.
“Ajo që ne u kemi thënë vazhdimisht zyrtarëve iranianë përmes kanaleve të tjera: Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë konflikt me Iranin. Ne nuk duam që kjo luftë të zgjerohet, por nëse Irani ose përfaqësuesit e tij sulmojnë personelin amerikan kudo, ne do të mbrojmë popullin tonë. Ne do ta mbrojmë sigurinë tonë me shpejtësi dhe vendosmëri”, tha ai.
“Të gjithë anëtarëve të këtij këshilli, nëse ju, si Shtetet e Bashkuara, dëshironi të parandaloni përhapjen e këtij konflikti, thuajini Iranit, thuajuni përfaqësuesve të tij publikisht, privatisht, me çdo mjet: Mos hapni një front tjetër kundër Izraelit në këtë konflikti. Mos i sulmoni partnerët e Izraelit”, tha Blinken. Ai vuri në dukje se një konflikt më i gjerë do të ishte shkatërrues, jo vetëm për palestinezët dhe izraelitët, por për njerëzit në të gjithë rajonin dhe në mbarë botën”.
“Dhe ne u bëjmë thirrje anëtarëve të shkojnë një hap më tej. Bëni të qartë se nëse Irani ose përfaqësuesit e tij zgjerojnë këtë konflikt dhe vënë në rrezik më shumë civilë, ju do t'i bëni ata përgjegjës”, tha ai.
Blinken u kërkoi përsëri vendeve të përdorin lidhjet e tyre për të bërë presion për lirimin e menjëhershëm të pengjeve të mbajtura nga Hamasi, duke thënë se "çdo anëtar i këtij këshilli, çdo anëtar i këtij organi duhet të insistojë për këtë".
Në fjalët e tij, Blinken u bëri thirrje të gjitha kombeve të dënojnë sulmet brutale të Hamasit dhe ripohoi besimin e SHBA-së në të drejtën e Izraelit për të mbrojtur veten.
Ai tha se të gjithë civilët duhet të mbrohen dhe i bëri thirrje Hamasit të pushojë së përdoruri civilët palestinezë si mburoja njerëzore.
“Izraeli duhet të marrë të gjitha masat e mundshme për të shmangur dëmtimin e civilëve”, tha Blinken.
“Duhet të merren parasysh pauzat humanitare” për të lejuar që ndihma humanitare të arrijë te civilët në Gaza, tha Blinken, duke shmangur fjalën “armëpushim”.
Diplomati i lartë amerikan tha gjithashtu se OKB-ja duhet të "dyfishojë përpjekjet kolektive për të ndërtuar një zgjidhje të qëndrueshme politike për konfliktin midis izraelitëve dhe palestinezëve".
“Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të punojnë me këdo që është i gatshëm të krijojë një të ardhme më paqësore dhe të sigurt për rajonin, të ardhmen që populli i saj dëshiron dhe e meriton”, tha ai./ CNA
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara, Gilad Erdan, ...
Si rezultat i takimit të pesë përfaqësuesve ndërkombëtarë ...
Më shumë se 700 palestinezë u vranë në sulmet ajrore i...
Opozitari i burgosur rus, Aleksei Navalny, është vendosur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Leshan të Pejës...
Aktorja izraelite, Maisa Abd Elhadi, është arrestuar p...
Më shumë se 700 persona në Gaza janë vrarë në 24 orë. Kët...
Zyra Evropiane për Statistikat, Eurostat, ka zbuluar se në...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar se...
Partia Socialiste e Spanjës dhe partia e ekstremit të ...
Mbretëresha Elizabeta II dhe Princi Philip kaluan vite duk...
Yocheved Lifschitz, e cila u mbajt rob në Gaza për më ...
Zllatan Ellek është zgjedhur njëzëri kryetar i ri i Listës...
Politikani serb, Boban Bogdanoviç, njëherësh Sekretar ...
Një anije britanike është mbytur pasi u përplas me një ani...
Persona të armatosur kanë vrarë të paktën 13 policë në...
Vijojnë sulmet izraelite në Gaza. Ministria e Shëndetë...
Marrëdhëniet e saj me partinë E Majta asnjëherë nuk kanë q...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për n...
Në muajin gusht, kërkesat për azil u rritën në 100,000, du...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...