I PËGËRI I MBETUR GJALLË NGA NJË KOHË E VDEKUR
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...
Në këto ditë të zhegëta vere, bashkë me rrjedhën kutërbues...

Marrëdhëniet e saj me partinë E Majta asnjëherë nuk kanë qenë pa telashe. Tani Sahra Wagenknecht e mori vendimin: Ajo u largua nga partia, dhe nëntë anëtarë të grupit parlamentar janë bashkuar me të. Njëkohësisht 54-vjeçarja deklaroi, se do të krijojë partinë e re të emërtuar "Aleanca Sahra Wagenknecht – Për arsyen dhe drejtësinë" (BSW).
Spekulimet, që do të krijohej një partie e re prej saj, Wagenknecht, me titullin doktor në shkencat ekonomike, i ka nxitur vazhdimisht vetë nëpër intervista. Që ajo e ndërmori tani këtë hap, kjo ka të bëjë me sondazhet, sipas të cilave prej muajsh një parti e drejtuar prej saj mund të ketë rezultate premtuese në zgjedhje. Sipas një studimi aktual të institutit të demoskopisë Civey realizuar për portalin e lajmeve "t-online" deri në 20 për qind mund t'ia japin votën partisë së Wagenknechtit.
Partia e deritanishme e saj E Majta, është vazhdimisht në rënie. Në fillim të tetorit ajo dështoi në zgjedhjet për parlamentet e landeve në Bavari dhe Hesen duke mos e arritur pragun e përfaqësimit parlamentare prej 5 për qind. Ndërkohë E Majta nuk është e përfaqësuar në asnjë land perëndimor. Ndërsa në qytetet-shtet Hamburg dhe Bremen kjo parti vazhdon të jetë në parlament.
Si asnjë politikane tjetër gjermane, Sahra Wagenknecht konsiderohet si dikush që turbullon gjakrat, jo vetëm nga kundërshtarët politikë, por edhe nga kampi i vet. Ish-kryetarja e grupit parlamentar të partisë E Majta në parlamentin gjerman, shkakton gjithnjë telashe për kolegët deputetë për shkak të mosrespektimit të disiplinës së partisë dhe vëmendjes së madhe që Wagenknecht merr pa pushim nga mediat.
Në një kohë që partia E Majta ka rënë në sondazhe poshtë 5 për qind, pragut të përfaqësimit, dhe nëse do të bëheshin zgjedhjet sot, nuk do të arrinte dot të hynte në parlament, popullariteti i Wagenknechtit ka vazhduar të rritet. Kryesia e partisë i pati kërkuar herë pas here Wagenknechtit që të sqarojë qëndrimin që ka kundrejt partisë së vet, fjala ka qenë edhe për dhënie ultimatumi për përjashtim nga partia.
Wagenknecht, e cila del rregullisht në bisedat politike televizive gjermane, u kthye vitin e kaluar në kryesuese të një "fushate paqësore”, që i kërkonte Perëndimit të ndalonte armatosjen e Ukrainës për t'u mbrojtur nga sulmi rus. Përveç kësaj, Wagenknecht pati kritikuar udhëheqjen e partisë E Majta, e cila u përulet të majtëve të ashtuquajtur "E majta me stil jete të majtë”, politika për integrimin e pakicave të të cilëve, nxjerr jashtë loje, sipas saj, elektoratin bazë të partisë E Majta.
(shën. red. Sarah Wagenknecht, quan Lifestyle - Linke - të Majtët në mënyrën e të jetuarit -, ata që nuk vendosin në qendër të politikës problemet sociale dhe politiko-ekonomike, por çështjen e stilit të jetës, konsumit dhe qëndrimit moral.)

Popullaritet të madh gëzon Wagenknecht sidomos në lindje të Gjermanisë. Një sondazh i institutit Insa të Tyringenit, zhvilluar në korrik 2023 nxorri, se një parti e re e drejtuar nga Wagenknecht do të arrinte të fitonte nëse zhvilloheshin zgjedhje në landin, ku ajo ka lindur, me 25 përqind të votave, tre përqind më shumë se partia pjesërisht ekstreme e djathtë, Alternativa për Gjermaninë(AfD), e cila do të kalonte kështu në vend të dytë. Mbase nuk është rastësi, që kryetari i AfD-së, tyringenasi Björn Höcke, po ashtu i njohur në çështjet e provokimit, e ftoi Wagenknechtin pas një "demostrate paqësore” zhvilluar në shkurt, që të kalonte tek AfD.
Për kolegun e partisë E Majta dhe ish-bashkëpunëtorin e Wagenknechtit, Christian Leye, kjo tregon se AfD trembet nga ajo më shumë se nga kushdo tjetër në spektrin e politikës gjermane. "Sahra Wagenknecht është kritikuese e besueshme e gjendjes, ajo guxon të kritikojë qeverinë me fjalë të qarta”, thotë ai për Deutsche Wellen. "Ajo mund të kthehet në alternativë sociale dhe politike paqësore për të gjithë ata, që kanë të drejtë të jenë të pakënaqur. Dhe kjo është shumë e nevojshme, pikërisht sepse nuk lejohet t'i lirohet vendi një partie si AfD.”
Studiuesja e shkencave politike, Sarah Wagner nga Universiteti i Manhajmit, është marrë me fenomenin Wagenknecht. Ajo ka parë, se Wagenknecht është po aq popullore mes idhtarëve të AfD-së, sa është udhëheqja e AfD-së. "Ne shohim, se pikërisht tema e migracionit shihet shumë e lidhur me Wagenknechtin,” thotë Wagner në bisedë me DW. "Megjithatë, nëse vërejmë potencialin e njerëzve që mund t'ia japin votën Wagenknechtit, atëherë shohim se nuk janë vetëm ata që kritikojnë migracionin, por janë edhe ata që në përgjithësi kanë qëndrim konservator. Kjo do të thotë se ata janë kritikë ndaj mbrojtjes së klimës ose janë kundër të drejtave për komunitetin LGBTQ."
Wagner thotë, se një pjesë e madhe e idhtarëve aktualë të AfD nuk janë shumë të angazhuar në parti, prandaj mund të fitohen nga një parti tjetër. "Këta janë zgjedhës që janë të pakënaqur me demokracinë, që kanë qëndrim konservator. Shumë prej tyre nuk ndihen mirë me AfD, por nuk shohin ndonjë parti tjetër, për t'i dhënë votën.”

Disa vëzhgues mendojnë se Wagenknecht i ofron Gjermanisë një kombinim të pazakontë: vlera sociale konservatore të lidhura me plane ekonomike socialiste. "Ne nuk mund të themi tamam, sa njerëz orientohen nga vlerat konservatore të majta”, thotë Wagner. Por ajo që mund të thuhet është se ky grup është jo i vogël.”
Partia e Wagenknechtit në parketin ndërkombëtar, mbase mund të jetë e ngjahme me Partinë Socialiste të Holandës, e cila përfaqëson një linjë të ashpër në çështjet e migracionit, ose me Partinë Komuniste Greke, që ka votuar kundër ligjit për institucionalizimin e martesës midis dy personave të një gjinie.
Studimi i Wagnerit ka nxjerrë se potenciali i një partie të Wagenknechtit ndodhet kryesisht në lindje të Gjermanisë.
Përndryshe, thotë Wagner, nuk ekziston ndonjë grup specifik popullsie, të cilit i drejtohet ajo: Idhtarët e Wagenknechtit nuk janë as të rinj as të moshuar, nuk janë as pjesa më e madhe burra ose gra, nuk janë as pjesë e një shtrese të caktuar. Kështu që Wagenknecht mund të arrijë potencialisht shumë njerëz.
Krijimi i një parti të re mund t'i kushtojë ekzistencën politike partisë E Majta, falë së cilës Wagenknecht ka bërë karrierën politike. Sepse Wagenknechtit tani i janë bashkuar nëntë deputetë nga grupi parlamentar i partisë E Majta.
E lindur në vitin 1969 në Jena të Tyringenit, me mama gjermane dhe baba iranian, politikania Wagenknecht e ka kaluar praktikisht gjithë jetën në partinë, që sot quhet partia E Majta. Që para shpërbërjes së Gjermanisë Lindore, ajo ka qenë anëtare e partisë pararendëse të partisë E Majta, Partisë së Unitetit Socialist të Gjermanisë SED, që ka qenë në pushtet në Gjermaninë lindore komuniste.
Me marrjen e këtij vendimi për t'u shkëputur beteja e Wagenknechtit ka këtë plan: Kandidim për zgjedhjet europiane pranverën e ardhshme, për të provuar terrenin, pasuar nga zgjedhjet e përgjithshme për parlamentet e landeve në tre landet gjermano-lindore në Brandenburg, Saksoni dhe Tyringen, në vjeshtë të 2024.
Me partinë e re të Wagenknecht mbetet të shihet nëse AfD do të vazhdojë të rritet. Po ashtu me të do të varet edhe e ardhmja politike e Gjermanisë./ DW
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për n...
Në muajin gusht, kërkesat për azil u rritën në 100,000, du...
Gjashtë punëtorë të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ...
Garancitë e investimeve janë thelbësore për politikën gjer...
Ndalimin e shkëmbimit të zjarrit për arsye humanitare ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të vizitojë këtë...
Kosova dhe Serbia shkëmbyen akuza lidhur me sulmin e 24 sh...
Sulmi i Hamasit në 7 tetor çoi në kapjen e më shumë se 200...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se Serbia nuk k...
“The Mirror”, në një artikull të publikuar shkruan se, Pre...
Rritja e shkrirjes së akullit të Antarktidës Perëndimo...
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, të mbledur në L...
Gjatë seancës së parë të sesionit vjeshtor, një pjesë e de...
Qeni më i vjetër në botë, Bobby, ka ngordhur në moshën 31-...
Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj disa zonave ...
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar s...
Ish-kryeministri i Izraelit ka akuzuar "BBC"-në për njëans...
Një gjykatë në Pakistan ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehet se sulmi...
Tridhjetë trupa, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë nx...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Dy gomone të cilat kanë lundruar në afërsi të brigjeve dhe...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian nënshkruan sot një ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka bërë me d...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...