E rëndë në Maliq/ Një person vret efektivin e policisë, plagos 1 tjetër
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...

Garancitë e investimeve janë thelbësore për politikën gjermane të tregtisë së jashtme. Nëse një kompani gjermane investon në një vend në zhvillim ose në një të ashtuquajtur vend me zhvillim të shpejtë, ajo mund të aplikojë për sigurimin e investimeve nga qeveria federale.
Në rast se një kompani duhet të anulojë një investim për shkak të shpronësimit, luftës ose shkeljeve të ligjit nga qeveria e vendit të huaj në fjalë, qeveria gjermane do të kompensojë pjesën më të madhe të humbjes. Për shembull: në gjysmën e parë të 2023, qeveria gjermane garantoi rreth 30 miliardë euro investime me sigurimin e saj.
Por ky sigurim është i lidhur me kosto të caktuara, shpesh miliona, për vetë kompaninë që dëshiron të investojë - si në formën e taksave, burokracisë, ashtu edhe në rast se në fakt ndodh një rast dëmtimi.
Ndaj lajmi i rëndësishëm është se qeveria gjermane vendosi në fillim të javës të përmirësojë kushtet e garancive të investimeve për ekonominë gjermane në vende të përzgjedhura dhe të përgjysmojë kostot e garancisë. Ka 34 shtete në të gjitha kontinentet për të cilat përmirësohen kushtet. Kur bëhet fjalë për Evropën, këtu renditen Turqia dhe vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.
Vendimi është pjesë e strategjisë së diversifikimit të qeverisë gjermane, e cila synon të reduktojë varësinë e madhe nga disa tregje dhe nyje kritike në zinxhirët e furnizimit. Kushtet e përmirësuara synojnë të inkurajojnë kompanitë të bëjnë investime të reja në tregje ku aktualisht janë pak aktive. "Me stimulimet e reja pozitive, ne po mbështesim më fuqishëm ekonominë gjermane në diversifikimin e rëndësishëm për një qëndrueshmëri më të madhe ndaj krizave," tha sekretarja e Shtetit për Ekonominë Franziska Brantner për gazetën Handelsblat.
"Ne zgjodhëm vende që janë partnerë të besueshëm të tregtisë së jashtme dhe të qëndrueshme politikisht”, tha Brantner për gazetën gjermane.

Se çfarë do të thotë kjo për bashkëpunimion me Serbinë, e pyetëm Aleksandar Markus, anëtar ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të Odës Ekonomike Gjermano-Serbe (AHK) në Beograd.
"Marrëdhëniet ekonomike mes Gjermanisë dhe Serbisë janë tashmë në një nivel të paprecedentë. Me rreth 80.000 vende pune të krijuara, grupi i kompanive me kapital gjerman është ndoshta një nga investitorët më të mëdhenj ose më të mëdhenj të huaj në Serbi për nga numri i vendeve të punës. Tregtia e jashtme midis Gjermanisë dhe Serbisë është rritur me më shumë se 25 për qind në dy vitet e fundit, që në vetvete është e jashtëzakonshme”, tha Markus për DW dhe shtoi: "Çdo thjeshtësim dhe kushte më të mira për garantimin e investimeve është një shenjë e mirë. Në fund, nuk është vetëm shuma që kompania duhet të përballojë në rast dëmtimi, por edhe sa çmimi i garancisë së investimit rrit kostot totale të projektit dhe sa i gjatë dhe burokratik është aplikimi për garanci të tilla. Këto janë pika kyçe nga këndvështrimi i kompanive që duan të investojnë në një vend”.
A ka kompani që i kanë pritur këto kushte të reja, më të favorshme, dhe tani do të investojnë në Serbi?
"Të gjithë faktorët luajnë një rol kur zgjedh një vend për investim. Megjithatë, si rregull, faktorët ekonomikë luajnë një rol më të madh. Qeveria e Serbisë ofron kushte shumë të volitshme për investitorët, qofshin vendas apo të huaj. Këto kushte me siguri luajnë një rol të madh në raste individuale për shkak të një procesi shumë të lehtë të aplikimit. Sipas raportit vjetor të qeverisë gjermane për garancitë e investimeve, Serbia me katër projekte në vitin 2022, ishte ndër pesë vendet e para për të cilat kërkoheshin garanci të tilla. Kombinimi i kushteve tashmë të përmirësuara nga pala gjermane, me mbështetjen e ofruar nga pala serbe, do të mundësojë që më shumë kompani gjermane ta konsiderojnë Serbinë si një vend tërheqës për investime”.
A ishin pengesë kostot e reduktuara të investimeve për disa kompani që donin të investonin në Serbi?
"Bëhet fjalë për sigurimin e rrezikut. Marrëveshja për mbrojtjen e investimeve ndërmjet Gjermanisë dhe Jugosllavisë, e cila ka hyrë në fuqi më 25 tetor 1990, është ende e vlefshme për Serbinë, prandaj investimet nga Gjermania janë në thelb të mbrojtura. Sidoqoftë, garancia e qeverisë gjermane është një mbrojtje shtesë sepse do të thotë se në rast dëmtimi, kompania me siguri do të marrë para nga njëra anë - nga vendi në të cilin ka investuar ose nga qeveria gjermane. Duke qenë se Serbia është në nivelin e katërt në klasifikimin e rrezikut të vendit, vlen edhe një ulje prej dhjetë për qind në kostot vjetore”.
Aleksandar Markus, nga Dhoma Gjermano-Serbe e Tregtisë në Beograd, tha gjithashtu për DW: "Në përgjithësi, ka më shumë kuptim që disa kompani të investojnë në një nga vendet e Ballkanit Perëndimor, afër BE-së, sesa të shkojnë diku larg në botë. Sidomos në rastet kur tregjet më të rëndësishme për këto kompani janë gjithsesi brenda BE-së”.
Është po ashtu interesante se edhe projektet gjermane që kontribuojnë në qëllimet klimatike të qeverisë gjermane janë të privilegjuara. Kjo do të thotë, për shembull, se investitorët në 34 vendet tani të privilegjuara, pra edhe në Serbi, mund të kenë përfitime shtesë - nëse investojnë në ekonominë e gjelbër, domethënë në të ashtuquajturat teknologji të gjelbra.
Ndalimin e shkëmbimit të zjarrit për arsye humanitare ...
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, do të vizitojë këtë...
Kosova dhe Serbia shkëmbyen akuza lidhur me sulmin e 24 sh...
Sulmi i Hamasit në 7 tetor çoi në kapjen e më shumë se 200...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se Serbia nuk k...
“The Mirror”, në një artikull të publikuar shkruan se, Pre...
Rritja e shkrirjes së akullit të Antarktidës Perëndimo...
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, të mbledur në L...
Gjatë seancës së parë të sesionit vjeshtor, një pjesë e de...
Qeni më i vjetër në botë, Bobby, ka ngordhur në moshën 31-...
Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj disa zonave ...
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar s...
Ish-kryeministri i Izraelit ka akuzuar "BBC"-në për njëans...
Një gjykatë në Pakistan ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehet se sulmi...
Tridhjetë trupa, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë nx...
Eurodeputeti Tonino Picula nga Aleanca Progresive e Social...
Që prej të shtunës së 7 tetorit, ka nisur lufta mes Hamasi...
Të hënën mblidhet Këshilli i Sigurimit i Organizatës s...
Ka pasur më shumë se 70 kërcënime të rreme me bomba në Fra...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Emisioni “Stop” trajtoi këtë të martë, më 2 qershor, një r...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Policia e Lezhës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me ngjarj...
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organi...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Bakersfield të Kaliforni...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...