Nga njohja me Laert Haxhiun te shpërthimi në lokalin e Noizyt/ Zbardhet dëshmia e Cllevio-s në GJKKO
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...
Reperi Kleviol Ahmeti i njohur si “Cllevio” është paraqitu...

Kosova dhe Serbia shkëmbyen akuza lidhur me sulmin e 24 shtatorit në veri të Kosovës, i cili sipas kryeministres serbe Ana Bërnabiç, ishte pasojë e “frikës dhe terrorit të ushtruar nga Prishtina”, ndërsa për presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, ishte “një akt agresioni” i Serbisë.
Ngjarjet e 24 shtatorit përshkuan pothuajse të gjitha diskutimet në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, në të cilat u bë thirrje për vënien e përgjegjësve para drejtësisë.
Sulmi i një grupi serbësh të armatosur që vrau një oficer policisë u mor përsipër nga Milan Radoiçiç, ish-nënkryetar i Listës Serbe, partia kryesore e serbëve të Kosovës, e themeluar dhe e mbështetur nga Beogradi.
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se “strukturat serbe të sigurisë nuk kanë të bëjnë asgjë me grupin e sulmuesve në fshatin Banjskë”.

Sipas saj, ngjarjet në Banjskë “janë pasojë logjike e frikës dhe terrorit që ka ushtruar Prishtina me gjithë thirrjet për çtensionim”.
Ajo akuzoi autoritetet e Kosovës për “fushatë të spastrimit etnik” dhe bëri thirrje që KFOR-i të marrë përgjegjësinë për sigurinë në veri të Kosovës.
Sipas kryeministres serbe zyrtarët në Prishtinë, kanë vetëm tri mesazhe kryesore për serbët: “Ata serbë që kanë ikur pas vitit 1999 dhe ata pas vitit 2004 nuk kanë ku të kthehen”. Mesazhi i dytë sipas saj është: “Ata serbë që ende jetojnë në Kosovë dhe duan të rrinë, duhet të largohen”. Dhe mesazhi i tretë: “Marrëveshjet e arritura nuk do të zbatohen. Ato që janë zbatuar do të bllokohen dhe zhbëhen”.

Kryeministrja serbe tha se themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është i pashmangshëm dhe i domosdoshëm për zbatimin e marrëveshjeve tjera dhe ai “duhet të jetë në pajtim me marrëveshjet e vitit 2013 dhe 2015”.
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani tha se me 24 shtator Kosova “ishte shënjestër e një akti të agresionit të kryer nga Serbia nëpërmjet grupeve terroriste dhe paraushtarake të saj”. Ajo tha se Serbia priste të “të kishte sukses në aneksimin e saj të planifikuar të veriut të Kosovës sipas stilit të Krimesë”.
Presidentja Osmani tha se sërish Serbia provoi të minimizojë “shkallën e këtij kërcënimi të pashembullt të sigurisë dhe aktit të agresionit. Ata gjithashtu duan të shtrembërojnë të gjithë të vërtetën që u shpalos para syve të botës”.

Ajo tha se provat tregojnë se grupi që kreu sulmin është financuar, trajnuar, armatosur dhe ka marrë mbështetje dhe strehim nga autoritetet shtetërore serbe.
“Më lejoni të jem e qartë, ajo që ndodhi nuk është si rezultat i të ashtuquajturit “terror” kundër serbëve të Kosovës, por përkundrazi një pasqyrim i oreksit të fortë dhe historik të Serbisë për më shumë destabilitet, për më shumë territor”, tha presidentja Osmani, duke theksuar se në përpjekjet për të avancuar të drejtat e çdo komuniteti, dhe në këtë rast të pakicës etnike serbe, Kosova është e gatshme të bëjë edhe më shumë për komunitetin serb.
“Por nuk do t'i japim Serbisë instrumente përmes të cilëve ajo mund të shkatërrojnë jetën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe të dëmtojë sovranitetin dhe pavarësinë tonë”, tha presidentja Osmani, duke nënvizuar se nuk duhet lënë propagandën të fitojë por duhet luftuar për të vërtetën.
“Ekziston vetëm një e vërtetë që mund të dëshmohet, ajo është se Kosova ka qenë viktimë e një akti agresioni nga Serbia; se Serbia po terrorizon serbët që jetojnë në Kosovë për hir të pengimit të integrimit të tyre në institucionet dhe shoqërinë e Kosovës; se Serbia dëshiron territorin e Kosovës, të cilin nuk do ta marrë kurrë”, tha presidentja Osmani duke nënvizuar se Kosova dëshiron zbatimin e plotë të marrëveshjes së arritur me herët gjatë këtij viti për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Tradicionalisht debatet e tilla në Këshillin e Sigurimit pasqyrojnë qëndrimet e vendeve anëtare rreth pavarësisë së Kosovës që u shpall në vitin 2008 me mbështetjen e fuqive kryesore perëndimore dhe kundërshtohet nga Serbia me mbështetjen e Rusisë dhe Kinës./ VOA
Sulmi i Hamasit në 7 tetor çoi në kapjen e më shumë se 200...
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se Serbia nuk k...
“The Mirror”, në një artikull të publikuar shkruan se, Pre...
Rritja e shkrirjes së akullit të Antarktidës Perëndimo...
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, të mbledur në L...
Gjatë seancës së parë të sesionit vjeshtor, një pjesë e de...
Qeni më i vjetër në botë, Bobby, ka ngordhur në moshën 31-...
Rusia ka kryer sulme me dronë dhe raketa ndaj disa zonave ...
Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka njoftuar s...
Ish-kryeministri i Izraelit ka akuzuar "BBC"-në për njëans...
Një gjykatë në Pakistan ka ngritur të hënën aktakuzë ndaj ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, shprehet se sulmi...
Tridhjetë trupa, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, janë nx...
Eurodeputeti Tonino Picula nga Aleanca Progresive e Social...
Që prej të shtunës së 7 tetorit, ka nisur lufta mes Hamasi...
Të hënën mblidhet Këshilli i Sigurimit i Organizatës s...
Ka pasur më shumë se 70 kërcënime të rreme me bomba në Fra...
Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, dhe sekretari i Mbroj...
Jordani, Izrael, Liban, Egjipt: Stacionet e një diplom...
Izraeli është i vendosur të mos e ndalojë luftën me Hamasi...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Nga vera e vitit 2020, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Eri...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Një asteroid i madh do të kalojë pranë Tokës këtë të shtun...
Elon Musk ka humbur statusin e trilionerit. Sipas analizav...
Kompania hekurudhore gjermane "Deutsche Bahn" ka rifilluar...
Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafae...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...