Skana gozhdon Gjonin: Deputeti part time që i qan zemra për Mirditën, po deformon realitetin
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...
Zëvendësministrja e Mbrojtjes, Pranvera Skana, i është për...

Izraeli ka njoftuar këtë të diel ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në territorin palestinez.
Kjo lëvizje e paralajmëruar nga ana e Izraelit ka si qëllim të ushtrojë presion ndaj Hamasit, për të zgjatur armëpushimin dhe për të çliruar pengjet.
Pasojat nuk janë menjëherë të dukshme, por impiantet në këtë territor të thatë marrin pikërisht energjinë elektrike për prodhimin e ujit të pijshëm. Izraeli javën e kaluar ndërpreu të gjitha furnizimet me mallra në Gaza, territor ku jetojnë mbi dy milionë njerëz. Qëllimi i tij është të bëjë që grupi militant Hamas të pranojë një zgjatje të fazës së parë të armëpushimit. Kjo fazë përfundoi fundjavën e kaluar, por Izraeli dëshiron që Hamas të çlirojë gjysmën e pengjeve të mbetur në këmbim të një premtimi për të negociuar një armëpushim të qëndrueshëm.
Hamas, nga ana tjetër, dëshiron të nisë negociatat për fazën e dytë më të vështirë të armëpushimit, që do të përfshinte çlirimin e pengjeve të mbetur nga Gaza, tërheqjen e forcave izraelite dhe një paqe të qëndrueshme. Hamas mendohet të ketë 24 pengje të gjallë dhe trupat e 35 të tjerëve.
Grupi militant, i cili ka paralajmëruar se ndërprerja e furnizimeve për Gazën do të ndikonte edhe tek pengjet, tha të dielën se ka përfunduar raundin e fundit të bisedimeve për armëpushimin me ndërmjetësuesit egjiptianë pa ndryshuar qëndrimin e tij, duke kërkuar një fillim të menjëhershëm të fazës së dytë të armëpushimit.
Izraeli kishte paralajmëruar kur ndërpreu të gjitha furnizimet, se mund të ishte radha e ujit dhe energjisë elektrike. Letra nga ministri i energjisë i Izraelit për Korporatën Elektrike të Izraelit, i thotë asaj të ndalojë shitjen e energjisë për Gazën.
Territori bregdetar dhe infrastruktura e tij janë shkatërruar nga lufta, për furnizimin me energji përdoren gjeneratorë dhe panele diellore. Ndërprerja e energjisë elektrike mund të ndikojë gjithashtu edhe te pastrimi i ujërave të ndotur. Qindra kamionë me ndihma futeshin çdo ditë në territorin palestinez, derisa Izraeli i ndërpreu ato.
Izraeli ka marrë kritika të ashpra për ndërprerjen e furnizimeve për Gazën. "Çdo mohim i hyrjes së nevojave jetësore për civilët mund të përbëjë ndëshkim kolektiv", tha zyra e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut disa ditë më parë.
Armëpushimi ka pezulluar luftimet më shkatërruese dhe më të rënda midis Izraelit dhe Hamasit, të ndezura nga sulmi i udhëhequr nga grupi militant në jug të Izraelit më 7 tetor 2023. Faza e parë lejoi kthimin e 25 pengjeve të gjallë dhe trupat e tetë të tjerëve, në këmbim të çlirimit të gati 2 mijë të burgosurve palestinezë.
Forcat izraelite janë tërhequr nga disa zona brenda Gazës, ndërsa qindra e mijëra palestinezë të emigruar janë kthyer në veri të vendit të tyre, për herë të parë që nga fillimi i luftës./CNA
Firmat evropiane të mbrojtjes duket se do të përfitojnë ng...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump në një in...
Udhëheqësi sirian Ahmed Sharaa bëri thirrje për paqe të di...
Pa njoftim paraprak, sindikata ver.di u bëri thirrje shërb...
Shërbimi Sekret amerikan gjatë një konfrontimi ka qëlluar ...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka akuzuar Serbinë ...
Mediat ndërkombëtare duke iu referuar grupit monitorres...
Një incident ajror në aeroportin "Ronald Reagan" të Uashingt...
Dy 20-vjeçarë shqiptarë u arrestuan në Piacenza për trafik...
Ligjvënësit republikanë paraqitën një projektligj për shpe...
Telefonata e famshme e 2019-ës, që Donald Trumpi nuk ia ka f...
CDU konservatore e fituesit të zgjedhjeve Friedrich Merz, ...
Rebelët jemenas, Huthi, kërcënuan se do të rinisin sulmet ...
Vijojnë protestat dhe trazirat në Greqi. Sheshi “Sintagma”...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se do...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, tha të premten pas një b...
Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbia, me s...
Protestat në Serbi kanë vijuar dhe këtë të premte. Në krye...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka parala...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se dë...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Një person ka mbetur i plagosur pas një atentati me armë z...
Një plagosje ka ndodhur në Korçë ku një 18 vjeçar ka marrë...
Sarandë / Informacion paraprak Rreth orës 21:15, në lagje...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Parlamenti japonez ka miratuar një projektligj për të leht...
Procesi i Dialogut Strategjik ndërmjet Shteteve të Bashkua...
Administrata Trump ka vendosur të enjten ta shkurtojë kohë...
Ministrja e Administratës Shtetërore dhe Vetëqeverisjes Lo...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...