
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, zhvilluan takime të ndara në Bruksel me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak. Qëllimi i takimit që zgjati deri në orët e vona të së mërkurës, ishte diskutimi i shumë çështjeve për uljen e tensioneve në veri të Kosovës si dhe zbatimi i marrëveshjes së Ohrit për normalizimin e marrëdhënieve, por përparim nuk kishte.
"Diskutuam një listë të gjatë të çështjeve të dialogut duke filluar me zbatimin e Marrëveshjes së 27 shkurtit dhe shtensionimin në veri. Diskutimet do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme”, shkroi Lajçak në "Twitter". Ai nuk tregoi se pse nuk ndodhi takimi trepalësh, por, sipas kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, ishte qëndrim i zotit Lajçak që të mos ketë takim trepalësh.
"Një takim i tillë, jo domosdo do të kontribuonte në finalizimin e dokumenteve, sepse Lajçak mendon që ka ende nevojë për koordinim shtesë para se kjo të ndodhë. Madje ka ide që plani i sekuencimit, apo zbatimit të marrëveshjes kërkon takim të nivelit të lartë”, tha Bislimi, duke u pajtuar që niveli i kryenegociatorëve nuk mund ta përfundojë këtë proces në mënyrë të suksesshme. Kryenegociatori kosovar shfaqi brengën se drafti që Lajçak u ka dërguar palëve, në këtë rast Kosovës dhe Serbisë, për çtensionimin e gjendjes në veri, është selektiv.
Plani selektiv
"Ne mendojmë që ai plan është selektiv, u kushton më shumë vëmendje kërkesave të Serbisë dhe nuk garanton zbatim të plotë të marrëveshjes. Ne kemi tentuar që në një takim trilateral me palën serbe të vendosim të gjitha obligimet që palët marrin nga marrëveshja bazike në një plan të detajuar të sekuencimit. Nuk kemi arritur ta përfundojmë këtë mision, por kemi përmirësim apo ecje tutje”, tha Bislimi. Kryenegociatori kosovar shfaqi habinë se pse Bashkimi Evropian nuk po heq masat kundër Kosovës, meqë kjo e fundit tashmë ka bërë hapat e parë.
"Për ne është habi që edhe tetë ditë pas dakordimit në Bratislavë, ende nuk kemi një letër shpjeguese nga ana e zotit Borrell që kërkon heqjen e masave nga ana e Komisionit Evropian. Nuk mund të themi që kemi zbatuar të gjitha masat për arsye se një prej masave është mbajtja e zgjedhjeve, por ne kemi treguar rrugën që çon në normalizimin e situatës e mungesa e kësaj rruge ka qenë preteksti i BE-së për vendosjen e masave ndëshkuese”, tha zoti Bislimi.
Drafti kërkon uljen e tensioneve
Drafti i Bashkimit Evropian që ndërmjetësi Lajçak u ka dhënë palëve, kërkon që për uljen e tensioneve në veri, duhen pezulluar operacionet policore, të bëhet zhvendosja e kryetarëve shqiptarë të komunave në zyra alternative dhe të shpallen zgjedhjet e parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.
Qeveria e Kosovës tashmë ka njoftuar se ka zvogëluar me 25% praninë policore në ndërtesat e kuvendeve komunale, duke u hapur rrugë zgjedhjeve të parakohshme.
Kryenegociatori i Serbisë, Petar Petkoviq, nuk foli pas takimit në Bruksel. Por të njëjtën ditë, i dërguari i BE-së Mirosllav Lajçak, takoi presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Ky i fundit vazhdon të ngulë këmbë siç thotë, "në hapat konkretë që synojnë mbrojtjen e jetës së serbëve në Kosovë, si dhe në zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani”.
"Kam folur me Mirosllav Lajçakun për raundin e fundit të bisedimeve teknike midis Beogradit dhe Prishtinës dhe mënyrat për t'i ulur tensionet në terren. Serbia vazhdon të insistojë në hapa konkretë për të mbrojtur jetët e serbëve në Kosovë dhe Metohi, si dhe për zbatimin nga marrëveshjet e arritura deri më tani”, shkroi Vuçiç në "Instagram".
Presidenti serb tha se situata në veri të Kosovës po bëhet gjithnjë e më shumë çështje e sigurisë sesa çështje politike. Këtë e tha edhe gjatë një takimi që zhvilloi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stolteberg. Ky i fundit u bëri thirrje palëve të përmbahen nga veprimet e dhunshme.
"Është më rëndësi që tensionet janë ulur dhe u bëjmë thirrje palëve të përmbahen nga veprimet dhe retorika nxitëse. Rruga e vetme është dialogu i lehtësuar nga Bashkimi Evropian”, tha Jens Stoltenberg./DW
Departamenti amerikan i Thesarit i ka sanksionuar të enjte...
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të enjten aktakuz...
Forcat ruse sulmuan mëngjesin e kësaj të enjteje qytetin M...
Iraku dëboi ambasadorin suedez të enjten në shenjë protest...
Senati i Republikës italiane miratoi më 19 korrik projektl...
Temperaturat vazhdojnë të mbeten të larta në të gjithë kon...
Të paktën pesë persona humbën jetën në Kroaci, Bosnje e He...
Shefi i Wagner-it, Yevgeny Prigozhin ka deklaruar së fundm...
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qendër të Auckland, Zela...
"Kjo është një shenjë e mirë. Jam shumë i lumtur," tha she...
Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e një stuhie që ...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stolteberg, ka thë...
Senatori amerikan Chris Murphy i bëri thirrje Kosovës dhe ...
Kievi ka thënë të mërkurën se Rusia ia ka shkatërruar ...
Një figurë e lartë në Kishën Orthodokse të Ukrainës është ...
Gratë në Afganistan kanë mbajtur një protestë kundër vendi...
Presidenti Joe Biden zhvilloi një takim në Shtëpinë e Bard...
Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se një ushtar ame...
Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë për...
Rusia ka rritur kufirin e moshës për ushtarët e saj, ndërs...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Fjala “batërdi” me pronat nuk mjafton. Hipoteka, më shumë ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
29 autorë të zjarrvënieve në vend janë arrestuar dhe proce...
Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë...
Një 44-vjeçar në Sarandë është plagosur rëndë pasi ka rënë...
Policia e Spanjës ka vepruar mbi një organizatë kriminale ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Në Shqipëri, në vitin 2024, në institucionet publike të sh...
Një pjesë e Greqisë është vënë në alarm, pas rasteve të sh...
Një valë e fuqishme të nxehti ka përfshirë Italinë dhe...
Pronarët e pasurive të paluajtshme në Europë përballen me ...
Butani, Gana dhe Nigeria u faturojnë vizitorëve më shumë p...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...
Shqipëria ka humbur gati një të katërtën e popullsisë që n...