Ukraina ka përmbushur disa nga kushtet për bisedimet me BE-në
Në raportin e Bashkimit Evropian, që do të publikohet kë...

Ministrat e Mbrojtjes të vendeve anëtare të NATO-s u mblodhën në Bruksel për të diskutuar masat për sigurinë, ndërsa vazhdon sulmi i Rusisë në Ukrainë. Ministrat e Mbrojtjes përgatitën gjithashtu kuadrin për takimin e nivelit të lartë të NATO-s që do të mbahet pas një muaji në Lituani, ku Presidenti Joe Biden dhe homologët e tij do të shprehin mbështetjen e tyre për Ukrainën.
Ministrat e Mbrojtjes morën pjesë në ministerialin e NATO-s në Bruksel për të diskutuar rreth luftës së Rusisë në Ukrainë dhe masave për sigurinë euro-atlantike.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, e quajti agresionin e Rusisë në Ukrainë kërcënimin më të madh për brezin tonë.
“Me luftën e agresionit të Presidentit Putin ndaj Ukrainës, ne përballemi me kërcënimin më serioz ndaj sigurisë euro-atlantike që prej një gjenerate. Kemi aktualisht mbi 40 mijë forca nën komandën e drejtpërdrejtë të NATO-s, dhe shumë të tjerë në gjendje të lartë gatishmërie, të mbështetur nga mjete të konsiderueshme ajrore dhe detare. Kemi dyfishuar numrin e grupeve luftarake shumëkombëshe, që nga Balltiku dhe deri në Detin e Zi”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s.
Takimi i ministrave të Mbrojtjes vjen vetëm një muaj përpara se Presidenti amerikan Joe Biden dhe homologët e tij do të mblidhen për një takim të nivelit të lartë në Lituani, për të demonstruar mbështetjen për Ukrainën.
“Sot do të përgatisim terrenin për një takim të nivelit të lartë të NATO-s në Vilnius, ku udhëheqësit do të marrin vendime për të forcuar më tej kapacitetet tona parandaluese dhe mbrojtëse. Do të shqyrtojmë planet e përditësuara për mbrojtjen e Evropës”, tha zoti Stoltenberg.
Në takimin e nivelit të lartë, vendet anëtare të NATO-s pritet të nënvizojnë vendosmërinë e tyre për të vepruar në rast se Presidenti rus Vladimir Putin përpiqet ta zgjerojë luftën drejt perëndimit.
NATO ra dakord në vitin 2008, se Ukraina do të anëtarësohet në organizatë një ditë, por nuk caktoi një datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësimin.
Ndërsa lufta vazhdonte, Ukraina aplikoi për një “anëtarësim të përshpejtuar” në NATO, më 30 shtator.
Ndërsa Gadishulli i saj i Krimesë është i aneksuar, dhe forcat ruse dhe separatistët pro-Moskës mbajnë pjesë në jug dhe në lindje të vendit, nuk është e qartë se çfarë trajte do të kenë kufijtë e Ukrainës.
NATO nga ana e asaj po rrit marrëdhëniet me Ukrainën.
Komisioni NATO-Ukrainë do të shndërrohet në një Këshill NATO-Ukrainë, duke i mundësuar kështu këtij vendi uljen në të njëjtën tavolinë me të 31 vendet anëtare të Atlantikut të Veriut./ VOA
Në raportin e Bashkimit Evropian, që do të publikohet kë...
Mbrëmjen e djeshme Ukraina ka arritur të sabotojë një sulm...
Koalicioni trepartiak më në fund ra dakord të lehtësojë em...
Kolonel Martin O’Donnell, zëdhënës i Komandës së Ushtrisë ...
Zyra e komisionarit të lartë për të Drejtat e Njeriut në K...
Parlamenti britanik votoi sot për miratimin e një raporti ...
Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar në Oqeanin Atlantik p...
Ditën e sotme, në orën 15:00 sipas kohës sonë, në Uashingt...
Pas raportimeve për një mori sulmesh, Sergei ka thënë se k...
Një nëndetëse që përdorej nga turistët për të parë rrënoja...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
JERUZALEM (AP) - Helikopterët izraelitë goditën objektiva ...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua të hën...
Për të tretën herë me radhë, pjesëtarë të komunitetit serb...
Qeveria britanike i ka bërë të ditura planet për të as...
Aktakuza kundër ish-presidentit Donald Trump për mbatjen e...
Partia gjermane e së djathtës ekstreme, Alternativa për Gj...
Policia e Kosovës tha se ka arrestuar një të dyshuar për s...
Kombet e Bashkuara dënuan Rusinë të dielën për mohimin e a...
Një video që pretendonte se shfaqte grumbullimin e ushtarë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...