Ish-kryebashkiaku socialist kërkon lirinë në GJKKO/ Zbulohet pretendimi
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, do të dalë sot ...

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për lirimin e tre efektivëve të Policisë së Kosovës si dhe ka zbuluar detaje nga takimi në Bruksel që do të mbahet ditën e sotme.
Rama e ka cilësuar si të vonuar lirimin e tre efektivëve, ndërsa shton se është një hap që i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e deeskalimit e të dialogut.
Gjithashtu ka bërë me dije se sapo ka mbërritur në Bruksel ku do të takojë Presidentin e Këshillit Europian, Charles Michel, dhe do të përcjellë shqetësimin e tij për situatën kritike në rajon dhe domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit.
“Kthimi i policëve të Kosovës në shtëpi është një lajm i vonuar, po gjithësesi shumë i mirë, sepse e para, i jep fund heqjes arbitrare të lirisë së tre njerëzve që s’kanë kryer asnjë krim dhe e dyta, rihap rrugën e de-eskalimit e të dialogut. Më vjen mirë që forca e arsyes fitoi mbi arsyen e forcës. Uroj që me forcën e arsyes të nisë menjëherë de-eskalimi i shumëpritur nga të gjithë dhe të zgjidhim më tej edhe nyjet e procesit të normalizimit përfundimtar mes Kosovës e Serbisë.
Sapo kemi mbërritur në Bruksel, ku pas pak do të takohem me Presidentin e Këshillit Europian, mikun e çmuar të Shqipërisë dhe rajonit tonë, Charles Michel. Do t’i përcjell mikut tonë shqetësimet e mëdha për situatën kritike në rajon dhe bindjen time mbi domosdoshmërinë e një konference pa afat kohor, ku të mbyllur brenda mureve të një strukture mikpritëse nën kujdesin e bashkësisë euro-atlantike, liderët e Kosovës dhe Serbisë duhet të përmbyllin krejt pikat e marrëveshjes së normalizimit.
Fatkeqësisht, së fundmi të dyja palët i kanë sytë tek fronti i politikës së brendshme dhe tek sondazhet e përflakura nga retorika nacionaliste. Ndërsa dialogut jetik për të ardhmen e krejt rajonit dhe marrëdhënieve me botën demokratike u kanë kthyer kurrizin. Ndërkohë situata në Veri degradon me orë e me minuta, duke rritur edhe mundësinë e largqoftë një “Donbasi” ballkanik mu në zemër të Europës. Kjo mundësi edhe vetëm ta mendosh është katastrofike, prandaj duhet eliminuar me çdo kusht.
Miopia strategjike në qasjen ndaj dialogut, zvarritja e planit të shkëlqyer franko-gjerman, devijimi i fokusit tek demonstrimet e forcës dhe si rrjedhojë, degradimi i situatës në Veri, mund t’i kushtojnë gjithë këtij rajoni, Serbisë padiskutim, po sidomos Kosovës më shumë se çdokujt tjetër, një kthim i mosozotshëm mbrapa, me pasoja shumëvjeçare.
Shqipëria do të bëjë çmos që kjo të mos ndodhë, sepse do të ishte një çmenduri që paqja e brishtë që kemi ndërtuar përgjatë këtyre viteve, në kuadrin e Procesit të Berlinit dhe përmes nismash të ndryshme, të rrënohet si kështjellë rëre nga rikthimi i dallgës së marrëzisë ballkanike, duke na rihedhur të gjithëve jashtë rrugës së integrimit europian, në fuçinë e vjetër të barutit në mes të Europës.” shkruan Rama./ CNA.al
Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla, do të dalë sot ...
GJKKO ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të zgjedhur të ...
Sot është finalja e konkursit ndërkombëtar për muzeun "Bes...
Ish-kryebashkiaku i Kukësit, Safet Gjici, i cili u arr...
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk ia vë në dispozicio...
Prokuroria e Posaçme ka nisur hetimet për kryebashkiakun e...
Detaje të reja nga skandali erotik i ish-kryebashkiakut të...
Stafi i ambasadës së SHBA-së në Tiranë kanë surprizuar dip...
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar lejen e ndërtim...
Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme disa pamj...
Drejtoria e Hetimit në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore në...
Anëtarja e Kryesisë së Partisë së Lirisë, Ismeralda Seidol...
Vijon projekti i përbashkët i Ministrisë së Turizmit dhe M...
Ditën e nesërme, kryeministri Edi Rama, në kuadër të s...
Policia ka vënë në pranga shtetasen Alma K., e cila shfaqe...
Policia ka arrestuar Safet Gjicin, ish-kryebashkiakun e Ku...
Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugo...
Mjekja dhe pedagogia, Sonela Xinxo është ndarë nga jeta në...
Një grabitje me armë është regjistruar mëngjesin e sotëm n...
Përtej problemeve të tjera që lidhen me tranzicionin e gja...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...