"Të thuash ke shpirtin e bukur, vetëm ti mund ta bësh"/ Lamallari ironizon Balliun: Je delirant
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...
Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari në interpelancën e...

Sekretari i Mbrojtjes, Lloyd Austin, tha se një ushtar amerikan kaloi me dëshirë kufirin e fortifikuar midis Koresë së Jugut dhe Koresë së Veriut të martën dhe po mbahet në paraburgim nga autoritetet në Korenë e Veriut. Incidenti vjen mes tensioneve në rritje midis Uashingtonit dhe Phenianit për programin bërthamor të Koresë së Veriut.
Nuk ka pasur shkëmbim të shtënash me armë në qytetin kufitar të Panmunjomit, ku tensionet janë të larta dhe ushtarët e dy Koreve bëjnë roje përballë njëri-tjetrit.
Në Pentagon, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, u pyet të martën për njoftimet mbi kalimin e ushtarit amerikan në Korenë e Veriut.
"Një nga ushtarët tanë të dislokuar atje, me dashje dhe pa autorizim, kaloi vijën e demarkacionit ushtarak. Ne besojmë se ai është ndaluar në Korenë e Veriut. Ne jemi duke hetuar dhe ndjekur nga afër situatën. Jemi duke punuar për të njoftuar të afërmit e ushtarit mbi angazhimin tonë në lidhje me këtë incident. Për mua detyrë kryesore është mirëqenia e trupave tanë", tha ai.
Faktet nuk janë ende të qarta lidhur me këtë rast, por ka një histori të ushtarëve amerikanë që dezertojnë në Korenë e Veriut, thotë Jean Lee, e cila ndjek zhvillimet në Korenë e Veriut dhe është drejtuese e emisionit “Lazarus Heist” që transmetohet në internet.
“Katër ushtarë amerikanë dezertuan në Korenë e Veriut në fund të viteve 1960 dhe në fillim të viteve 1970. Për arsye të ndryshme ata ishin të pakënaqur me shërbimin e tyre në Korenë e Jugut dhe vendosën se do të ishte më mirë të shkonin në Korenë e Veriut sesa të ktheheshin në vendin e tyre”, thotë ajo.
Departamenti i Shtetit tha se zyrtarët e Departamentit të Mbrojtjes kanë qenë në kontakt me zyrtarë nga Koreja e Veriut për të zgjidhur situatën.
Incidenti vjen në një kohë tensionesh në rritje mes Koresë së Veriut, Koresë së Jugut dhe Shteteve të Bashkuara, thotë Eric Gomez nga Instituti “Cato”, studiues i çështjeve të kontrollit të armëve bërthamore në Azinë Lindore.
“Këtë javë përpara se të ndodhte ky incident, lajmi kryesor ishte dislokimi nga Shtetet e Bashkuara i një nëndetëseje me raketa balistike në portin e Busanit, në Korenë e Jugut, për herë të parë që nga fillimi i viteve 1980”, thotë ai.
Shtetet e Bashkuara dërguan nëndetësen e pajisur me armë bërthamore në Korenë e Jugut pas provave të vazhdueshme me raketa nga Koreja e Veriut, duke përfshirë dy të mërkurën./ VOA
Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të Agjencisë për...
Rusia ka rritur kufirin e moshës për ushtarët e saj, ndërs...
Temperaturat ekstreme që përfshijnë globin këtë javë janë ...
Ricardo Martinelli, ish-presidenti i Panamasë, është dënua...
Me presidentin francez Emmanuel Macron që këmbëngul se Bas...
Afërsia me Rusinë, korrupsioni, përgjimet e paligjshme, nd...
Diplomatë të lartë nga Gjermania, Franca e Polonia kërkojn...
Një zjarr që shpërtheu pranë një baze ushtarake të stërvit...
Një ushtar amerikan po mbahet në Korenë e Veriut pasi ka k...
Zyrtarët në Moskë dhe në Krimenë e pushtuar kanë qenë të s...
Departamenti amerikan i Tregtisë i ka shtuar të martën dy ...
Një studim i platformës për verifikimin e fakteve, Hibrid,...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bë...
Zyrtarët në Uashington thonë se një amerikan i ndaluar, pa...
Kreu i USAID, Samantha Power, ka akuzuar presidentin rus, ...
Marrëveshja që i krijonte mundësi Ukrainës të eksportonte ...
I dërguari amerikan për klimën, John Kerry tha pas takimit...
Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë në mëngjesin e ...
Arabia Saudite ra dakord të martën për të blerë dronët tur...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Një ngjarje e rëndë u shënua këtë të enjte në Lozhan të Ma...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...