SHBA drejt heqjes së ndryshimit të orës, Dhoma e Përfaqësuesve miraton projektligjin
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të martën se Kosova ka nisur t'ua hapë rrugën zgjedhjeve të parakohshme në komunat në veri të Kosovës, në kuadër të marrëveshjes së arritur me Bashkimin Evropian për uljen e tensioneve.
Ai i është referuar pajtueshmërisë së arritur mes kryenegociatorit të Kosovës në dialogun me Serbinë, Besnik Bislimi dhe të dërguarit të BE-së për dialogun mes dy vendeve, Mirosllav Lajçak, më 10 korrik në Bratisllavë.
“Prej javës së kaluar e kemi zvogëluar prezencën e Policisë së Kosovës për 25 për qind në tri ndërtesat komunale në veri. Tani kemi nisur t’ua hapim rrugëve zgjedhjeve të parakohshme. Kosova është duke e zbatuar marrëveshjen e arritur me BE-në, në Bratisllavë, për shtensionim të situatës”.
Një ditë më parë, Kurti është takuar me Lajçakun në Kretë të Greqisë, dhe kryeministri ka thënë se palët kanë diskutuar për këtë temë.
Tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të larta që disa javë, sidomos në muajin qershor.
Situata është përkeqësuar pasi serbët lokalë në komunat në veri të Kosovës – Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – kanë kundërshtuar hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë, me asistimin e Policisë së Kosovës, në ndërtesat komunale.
Krytarët i kanë fituar mandatet në zgjedhjet e mbajtura në prill të këtij viti, të cilat i kanë bojkotuar serbët.
Mirëpo, më 11 korrik Bashkimi Evropian ka konfirmuar se Kosova ka pranuar të reduktojë praninë e policisë në dhe rreth ndërtesave komunale në Zveçan, Leposaviç dhe Zubin Potok, dhe se Kosova do të mbështesë mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore, si pjesë e veprimeve për të shtensionuar situatën.
Qeveria e Kosovës ka thënë se të gjithë hapat do të "finalizohen brenda një periudhe dyjavore".
Për shkak të mosdëgjimit të këshillave të faktorit ndërkombëtar për dhënie fund të krizës, Kosova është përballur me masa ndëshkuese nga BE-ja.
Masat ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës përfshijnë: suspendimin e përkohshëm të punës së trupave të krijuara në bazë të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, mosftesën e Kosovës në takime të nivelit të lartë dhe suspendimin e vizitave bilaterale, përveç atyre që fokusohen në adresimin e krizës në veri të Kosovës në kuadër të kornizës së dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
Kosova dhe Serbia janë pjesë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, për normalizim të raporteve, prej vitit 2011.
Palët kanë nënshkruar një mori marrëveshjesh, por jo të gjitha janë zbatuar./ REL
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka bë...
Zyrtarët në Uashington thonë se një amerikan i ndaluar, pa...
Kreu i USAID, Samantha Power, ka akuzuar presidentin rus, ...
Marrëveshja që i krijonte mundësi Ukrainës të eksportonte ...
I dërguari amerikan për klimën, John Kerry tha pas takimit...
Rusia nisi një valë të re sulmesh me dronë në mëngjesin e ...
Arabia Saudite ra dakord të martën për të blerë dronët tur...
Përpjekjet për të vaksinuar fëmijët kundër sëmundjeve vdek...
Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, ka njoftuar ...
Gabriel Escobar, emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerik...
Presidenti amerikan, Joe Biden, do të takohet sot me të dë...
Mediat greke raportojnë se qyteti grek Dervenochoria, ësht...
Të dhënat më të fundit të Eurostat tregojnë se ka mungesë ...
Gjenerali, Oleksandr Syrskyi është njeriu i cili qëndron p...
Vala e të nxehtit po vazhdon në Evropën Jugore, ndërsa tem...
Vlerësimi i nëntë i Kërcënimit të Krimit të Organizuar në ...
Presidenti amerikan Joe Biden do të takohet me të dërguari...
Lituania u ka hequr lejet e qëndrimit më shumë se 100 rusë...
Rreth 9,300 civilë kanë vdekur që nga fillimi i pushtimit ...
Qeveria në Bjellorusi pretendon se luftëtarët e Wagner po ...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Irani...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...
Gjatë 35 viteve të fundit Shqipëria u përball vazhdimisht ...
Këtë të mërkurë një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dh...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...