Kosova duhet të përmbushë detyrimet e saj, por edhe Serbia duhet të sillet me ndershmëri
Trazirat e javëve të fundit në Kosovën e Veriut, për shkak...

Pas një fushate elektorale të gjatë dhe përçarëse, presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan nisi gjatë fundjavës që shkoi mandatin e tij të tretë radhazi si president, në një ceremoni që mishëroi mjeshtërisht vizionin e tij mbi Turqinë dhe vendin e saj në botë.
Erdogan fitoi pjesërisht sepse bindi më shumë se gjysmën e votuesve turq se një Turqi me një qasje të ekuilibruar në skenën ndërkombëtare, e mbështetur vetëm tek vetja, dhe nën udhëheqjen e tij të fortë, ishte më e preferueshme se sa thirrja e opozitës për një rikthim në një marrëdhënie më tradicionale me Perëndimin.
Erdogan dhe bashkëshortja e tij Emine, bënë një hyrje madhështore në sallën ku u mbajt ceremonia e inaugurimit në pallatin presidencial, të përshëndetur nga përfaqësues dhe krerët e shteteve nga Jugu Global, përfshirë ata të Lindjes së Mesme, Afrikës dhe vendet që dolën nga shpërbërja e Perandorisë Osmane.
Por ndonëse perëndimorët e Turqisë po përpiqen të pajtohen me realitetin e një “Turqie post-perëndimore”, për politikë-bërësit dhe diplomatët ka ende hapësirë për të zhvilluar një marrëdhënie më të qëndrueshme dhe më të pjekur me Erdoganin në muajt dhe vitet në vijim.
Analistët jo shumë të vëmendshëm ndaj Turqisë, harrojnë se Erdogan është një politikan shumë i adaptueshëm ndaj kushteve dhe rrethanave të reja. Ai e ka ri-shpikur vazhdimisht veten e tij.
Edhe emrat e rinj që ka përfshirë në qeverinë e re turke, tregojnë se pavarësisht retorikës së fushatës, ai është i gatshëm që të distancohet nga nacionalistët e linjës së ashpër dhe skifterët pro-rusë, për t’u mbështetur tek të moderuarit gjatë mandatit të ardhshëm.
Pas fushatën së suksesshme, Erdogan po synon tani të ndreqë atë që ka prishur. Pritet që mandati i ri i Erdoganit të fokusohet në zgjerimin e statusit rajonal të Turqisë, nxjerrjen nga kriza të një ekonomie të goditur keq, si dhe në përmirësimin e lidhjeve të vendit të tij me Shtetet e Bashkuara dhe Evropën.
Turqia e re e Erdoganit është padyshim transaksionale në politikën e saj të jashtme. Por transaksionalizmi nuk nënkupton domosdoshmërisht armiqësi. Sepse ajo duket e gatshme të punojë rast pas rasti me aleatët transatlantikë.
Njerëzit që po emëron Erdogan në postet kryesore, ofrojnë një ide se çfarë lloj partneriteti do të ofrohet në të ardhmen nga Ankaraja për Perëndimin. Ministri i ri i Thesarit dhe Financave do të jetë Mehmet Simsek, një ish-ekonomist i kompanisë amerikane Merrill Lynch, dhe një kritik i njohur i politikave jo-ortodokse të normave të interesit të Erdoganit.
Një politikë që shkriu të gjitha rezervat valutore të Turqisë. Ai identifikoi “transparencën, qëndrueshmërinë, parashikueshmërinë dhe përputhjen me normat ndërkombëtare” si parimet thelbësore të qeverisë së re. Simsek është një udhëheqës i drejtpërdrejtë dhe me një detyrë shumë të vështirë përpara tij.
Po ashtu, Erdogan ka emëruar ish-shefin e tij të shërbimeve sekrete, Hakan Fidan, si Ministër të Jashtëm; zëdhënësin e tij, Ibrahim Kalin, si kreun e ri të shërbimeve sekrete; dhe si zëvendësin e tij kryetarin e komisionit të buxhetit të parlamentit, Cevdet Yilmaz.
Që të tre janë besnikë të Erdoganit, por që kanë punuar mirë edhe me homologët e tyre perëndimorë. Dhe të gjithë ata kanë mbrojtur në momente të ndryshme politika më gjithëpërfshirëse. Dhe këto ndikime moderatore në qeverinë e Erdoganit duhet të kultivohen më tej.
Mjerisht, Turqia nuk ka gjasa të kthehet shumë shpejt dhe plotësisht në kampin perëndimor. Por nëse Turqia qëndron në kampin perëndimor pa iu bindur të gjitha normave të tij, ose është më së paku me njërën këmbë atje, demokracia turke mund të ketë një shans më të mirë për t’u rikuperuar në një periudhë afatmesme dhe afatgjatë.
Por çfarë lloj pazari do të jetë i mundur që të arrihet me ekipin e Erdoganit? Prova e parë do të jetë tërheqja e Turqisë nga vetoja që ka vendosur kundër anëtarësimit të Suedisë në NATO. Erdogan e ka akuzuar Suedinë për strehimin e disidentëve kurdë, të cilët ai i konsideron “terroristë”.
Por për Erdoganin, problemi nuk është vetëm Suedia. Ai ka përdorur çështjen e NATO-s për të përfituar lëshime nga administrata Biden për çështjet e mbrojtjes. Ai dëshiron të paktën që Uashingtoni të heqë de facto embargon e armëve ndaj sistemeve të mëdha të armëve për Turqinë, në mënyrë që Ankaraja të blejë miliarda dollarë avionë F-16 për të përmirësuar flotën e saj, diçka të cilën Kongresi i SHBA-së nuk ka qenë i gatshëm ta miratojë.
Arritja e një marrëveshje nuk do të jetë aspak e lehtë. Fatmirësisht, ky nuk ka pse të jetë një pazar i madh gjithëpërfshirës. Në fakt, administrata Bajden do të bënte mirë që të punojë drejt ndërtimit të besimit midis palëve, dhe të bindë për këtë edhe udhëheqësit e Kongresit.
Thënë këtë, janë të dukshëm parametrat e gjerë :përmirësimi i bashkëpunimit në mbrojtje do të varet nga miratimi i Turqisë ndaj anëtarësimit të Suedisë në NATO, si dhe nga ulja e tensioneve me Greqinë mbi detin Egje. Me ekonominë ende në krizë dhe me vazhdimin e zhvlerësimit të lirës turke, Erdogan ka nevojë për ndihmë nga Perëndimi.
Dhe teksa po vazhdon lufta në Ukrainë, Perëndimi ka nevojë që Turqia të luajë rolin e saj frenues ndaj Rusisë. Një marrëdhënie e tillë komoditeti, është shumë larg retorikës së “aleancës së vlerave” që përshkon deklaratat e samitit të NATO-s. Por në kohë të trazuara si këto, do të duhet të mjaftojë.
Shënim:Asli Aydintasbas, gazetare turke, aktualisht anëtare e think-tankut amerikan “Brookings Institute”/ Pershtatur nga CNA
Trazirat e javëve të fundit në Kosovën e Veriut, për shkak...
Për një njeri që bën vazhdimisht deklarata idiote, Emanuel...
Askush nga kjo anë e botës nuk e di se si do të përfundojë...
Shirat e dendur dhe erërat e forta vranë të paktën 27 njer...
Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur ishullin kryesor më...
Një fëmijë 11 vjeçar ka ndërruar jetë në bordin e një flut...
Bashkimi Evropian do t'i japë Tunizisë 105 milionë euro pë...
Ish-kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon është arrest...
Modelja dhe biznesmenia Emina Çunmulaj u ka bërë thirrje s...
Tre turistë britanikë janë zhdukur pas zjarrit në bordin e...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i është drejt...
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, njëkohësisht ...
Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërg...
Kryeministri Albin Kurti, nën shoqërinë e ministrit të Shë...
Gjermania synon të tërheqë fuqi punëtore të kualifikuar ng...
Ushtria e Ukrainës ka raportuar për luftime të ashpra në l...
Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlame...
Katër fëmijë janë gjetur të gjallë, pas më shumë se nj...
Aktpadia me akuza për dokumentet e klasifikuara do t’i par...
Një tërmet është regjistruar këtë mëngjes në Greqi, pranë Sa...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...