Investimi në Zvërnec/ Rama: Ja njeriu që investitorët kanë kontraktuar për arkitekturën e peizazhit
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...
Kryeministri Edi Rama ka zbuluar arkitektin me famë botëro...

Askush nga kjo anë e botës nuk e di se si do të përfundojë lufta e Vladimir Putinit, por Zbigniev Brzhezhinski identifikoi atë që është në lojë që në vitin 1994. “Pa Ukrainën,
Rusia pushon së qeni një perandori”- shkroi ai në revistën “Foreign Affairs”. Putin duket se është shumë dakord me këtë pohim dhe për të dhe nacionalistët rusë
të kapur pas palltos së tij, Rusia është një perandori ose nuk është asgjë. Një fitore e Ukrainës - të cilën ne mund ta përshkruajmë si një fund të konfliktit që e lë Ukrainën me të gjithë ose me pjesën më të madhe të territorit të saj origjinal, të pavarur nga Moska dhe të rreshtuar me Perëndimin - do të ishte një tërmet gjeopolitik.
Rusia, një fuqi së cilës Evropa i është frikësuar që nga shekulli XVIII-të, dhe e prirur gjatë gjithë kohës për t’u zgjeruar drejt perëndimit, do të zhdukej. Pasojat do të riformësonin me siguri politikën e Evropës dhe Lindjes së Mesme, dhe do të sillnin një epokë të re në rivalitetin SHBA-Kinë.
Shumë njerëz në Perëndim shpresonin se shembja e Bashkimit Sovjetik, do t’i kishte dhënë fund kërcënimit të imperializmit rus. Por regjimi i Vladimir Putin ishte i vendosur që të sfidonte shanset kundër.
Tek e fundit, Rusia cariste ra në Luftën e Parë Botërore, dhe komunistëve iu desh që të nënshkruanin traktatin ndëshkues të Brest-Litovsk me Gjermaninë perandorake, duke hequr dorë nga një pjesë e mirë e territorit dhe duke njohur pavarësinë e territoreve të mëparshme perandorake, përfshirë Ukrainën.
Duke përfituar nga ndarjet dhe dobësia perëndimore, Lenini ribashkoi pothuajse të gjithë perandorinë e Nikollës II, ndërsa Stalini pushtoi akoma më shumë territor për ta bërë Moskën një superfuqi globale. Sot Putin dëshiron që të ndjekë këto hapa, por ai nuk po lakmon vetëm një pjesë të territorit ukrainas.
Ai dëshiron ADN-në e Ukrainës. Rusia përballet me një nga sfidat më të mëdha demografike të çdo vendi në botë. Pas kulmit në vitin 1992, popullsia e Federatës Ruse ra me afro 5 milionë deri në vitin 2021.
Ç’është më e keqja, nga këndvështrimi i Putinit, pavarësisht emigrimit të konsiderueshëm nga rusët etnikë nga republikat e reja të pavarura ish-sovjetike në Azinë Qendrore, popullsia etnike ruse është në rënie të lirë, duke u zvogëluar me 5.4 milionë midis viteve 2010-2021. Gjatë atyre viteve përqindja e popullsisë së federatës që ishte etnikisht ruse ra në 72 nga 78 për qind që ishte dikur. Ndërkohë, popullsia e pakicës islamike vazhdon të rritet. Në popullsinë aktuale të Rusisë, 10 për qind e njerëzve i përkasin grupeve etnike kryesisht myslimane (shumë qytetarë rusë të të gjitha etnive nuk janë besimtarë praktikantë).
Deri në vitin 2034 këto grupe parashikohet të përbëjnë 30 për qind të popullsisë së federatës. Ndaj Putin ka nevojë për popullin e Ukrainës që të përforcojë hegjemoninë e sllavëve ortodoksë në Federatën Ruse. Pa ta, përballë rritjes së popullsisë në vendet e Azisë Qendrore si Uzbekistani (një rritje me 63 për qind që nga rënia e Bashkimit Sovjetik, në rreth 35 milionë në vitin 2023), nacionalistët rusë parashikojnë vetëm katastrofë dhe ditë të zymta përpara.
Këto fakte shpjegojnë edhe përkushtimin e madh të nacionalistëve rusë për fitoren në Ukrainë, dhe sa e rëndësishme globalisht do të ishte një humbje e Moskës. Një fitore e Ukrainës do të linte një Kremlin të dobësuar dhe të diskredituar, e shtrydhur nga një Kinë e fuqishme dhe një Azi Qendrore në rritje në lindje, një aleancë e ripërtërirë e sigurisë në perëndim dhe nga pakicat etnike në vend që do të jenë shumë të shqetësuara mbi të ardhmen e tyre.
Ndërkohë, një fitore e Ukrainës do ta paraqiste një sfidë të rrezikshme politike për Moskën. Nuk është aspak e sigurt nëse Ukraina do të dalë nga lufta si një shtet vërtet demokratik dhe modern. Shumë ish-republika sovjetike dhe ish-republika jugosllave dhe madje disa vende të ish-Traktatit të Varshavës, e kanë pasur të vështirë të vendosin një demokraci të qëndrueshme dhe Ukraina ka të ngjarë të hasë shumë vështirësi.
Megjithatë, nëse Ukraina shihet si fituese në luftën e nisur nga Putin, do të ketë treguar se stili i tij i qeverisjes nuk është modeli i vetëm që mund të funksionojë midis sllavëve ortodoksë, dhe shumë rusë do të duan të mësojnë nga fituesit.
Një disfatë e Rusisë në këtë luftë do të forconte ndikimin e Amerikës në skenën globale, por do të kishte edhe sfida. Aspekti pozitiv, është se në kushtet e një ekspansionizmi rus të vendosur nën një kontroll të fortë, detyra për ta ruajtur statuskuonë në Evropë do të kërkonte më pak investime amerikane.
Prestigji amerikan dhe ai perëndimor do të rritej ndjeshëm nga kjo fitore, teksa do të dëmtohej rëndë nëse do të fitonte Rusia. Siç e kam theksuar edhe më herët javën e kaluar, një Ukrainë fitimtare do të bashkohej me Poloninë, shtetet baltike dhe vendet skandinave në një bllok pro-mbrojtës të vendeve evropiane që kuptojnë vlerën e aleancës amerikane.
Por jo të gjitha lajmet do të ishin të mira. Turqia e Rexhep Tajip Erdogan do të bëhej më e frikshme nëse zbehet frika e saj ndaj Rusisë. Një Kremlin i dobësuar dhe i hidhëruar mund të afrohet akoma më shumë me Kinën. Paqëndrueshmëria në Rusi mund të përbëjë sfida të mëdha sigurie.
Armët bërthamore dhe biologjike mund të bien në duar edhe më të rrezikshme. Shkencëtarët bërthamorë mund të shpërndaheshin nëpër vende të tjera, duke marrë me vete aftësitë e tyre. Në një Rusi të paqëndrueshme, grupet kriminale dhe hakerat kibernetikë mund të vepronin pa u ndëshkuar. Gjithsesi, duke pasur parasysh mizoritë që shënojnë historinë perandorake ruse, shumë pak njerëz do të derdhin lot nëse Ukraina fiton luftën e saj dhe provon që Brzhezhinski kishte të drejtë./ Pershtatur nga CNA
Shirat e dendur dhe erërat e forta vranë të paktën 27 njer...
Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur ishullin kryesor më...
Një fëmijë 11 vjeçar ka ndërruar jetë në bordin e një flut...
Bashkimi Evropian do t'i japë Tunizisë 105 milionë euro pë...
Ish-kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon është arrest...
Modelja dhe biznesmenia Emina Çunmulaj u ka bërë thirrje s...
Tre turistë britanikë janë zhdukur pas zjarrit në bordin e...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i është drejt...
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, njëkohësisht ...
Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërg...
Kryeministri Albin Kurti, nën shoqërinë e ministrit të Shë...
Gjermania synon të tërheqë fuqi punëtore të kualifikuar ng...
Ushtria e Ukrainës ka raportuar për luftime të ashpra në l...
Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlame...
Katër fëmijë janë gjetur të gjallë, pas më shumë se nj...
Aktpadia me akuza për dokumentet e klasifikuara do t’i par...
Një tërmet është regjistruar këtë mëngjes në Greqi, pranë Sa...
Agjencia Evropiane e Mjedisit u dëshmon ujit të liqeneve e...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të shtunë...
James Rubin, koordinatori i Qendrës për Angazhim Globa...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë që u sh...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Hungaria dhe Ukraina kanë arritur një marrëveshje mbi të d...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka konfirmuar se d...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...