Qasja e butë e Makron ndaj vendeve autokrate do ta shkatërrojë NATO-n
Për një njeri që bën vazhdimisht deklarata idiote, Emanuel...

Trazirat e javëve të fundit në Kosovën e Veriut, për shkak të përdorimit të forcave speciale të policisë nga ana e qeverisë së Prishtinës për të imponuar vendosjen e kryetarëve shqiptarë në krye të komunave me shumicë serbe, kanë shkaktuar një ndryshim të madh në qasjen e vendeve të Quint (Pesëshes).
Këta përkrahës të dikurshëm të pavarësisë së Kosovës, kanë ngritur zërin dhe i kanë bërë thirrje kryeministrit të Kosovës Albin Kurti që t’i japë fund përpjekjeve të tij për të nënshtruar me forcë veriun e vendit ndaj autoritetit të qeverisë qëndrore.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO dhe Bashkimit Evropian, e dënuan sjelljen e qeverisë së Kosovës, dhe tanimë e kanë bërë të qartë se Prishtina duhet t’u garantojë një autonomi më të madhe komunave me shumicë serbe në veri, nëse dëshiron që të anëtarësohet përfundimisht në NATO dhe BE.
Ndërsa kryeministri Albin Kurti vazhdon që të luajë rolin e të fortit, presidentja më pragmatike e Kosovës, Vjosa Osmani, thuhet se ka pranuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja lokale në veri të vendit, nëse 20 për qind e votuesve atje sinjalizojnë se i duan ato.
Zgjedhjet e reja që lidhen me zbatimin e planit “Ahtisaari Plus - pra në formën e një bashkësie të komunave serbe - mund të kenë mbështetje të konsiderueshme në mesin e serbëve në veri. Sepse kjo do t’i lejonte ata të punonin brenda kufijve të kornizës së Kosovës duke ruajtur institucionet e tyre lokale dhe lidhjet me Serbinë.
Serbët e veriut të Kosovës kanë jetuar në një realitet të trazuar dhe konfliktual që nga viti 1999, dhe për sa kohë që statusi përfundimtar i Kosovës mbetet i pavendosur, ata nuk mund të jetojnë një jetë normale. Disa udhëheqës lokalë, dhe më së shumti Oliver Ivanovic, kërkuan një lloj bashkëjetese me Kosovën.
Por kjo ishte një sipërmarrje e rrezikshme. Ivanoviç u vra në janarin e vitit 2018 pikërisht për shkak të përpjekjeve të tij. Askush nuk është mbajtur ndonjëherë përgjegjës për këtë krim. Por ka shumë të ngjarë që autorët të kenë qenë kriminelët serbë vendas.
Ata mund të kenë vepruar ose nën përshtypjen se po zbatonin urdhrin e Beogradit ose mund të kenë vepruar nën një inkurajim të tillë. Sido që të jetë e vërteta, fakti është se Beogradi i ka përdorur vazhdimisht serbët e veriut të Kosovës si pengje të përleshjeve të vazhdueshme me Prishtinën dhe mbështetësit e saj perëndimorë.
Për sa kohë që presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka një kartë të tillë shantazhi, ai mund të fitojë pikë tek segmentet ultra-nacionaliste brenda vendit, dhe të shmangë çdo lloj zgjidhje përfundimtare të mosmarrëveshjeve me Kosovën.
Përpjekjet e vetë Prishtinës për t’i fituar të gjitha - duke përfshirë veriun - e kanë lejuar Vuçiç që të veprojë i pandëshkuar. Është një fakt i njohur që Beogradi i mban peng serbët e Kosovës. Ai vazhdon që të financojë veriun, dhe mban atje pranë forcat e veta të sigurisë (për të mos përmendur mafiozët vendas, që kanë shumë interes që gjërat të mbeten kështu siç janë).
Shumë banorë të Kosovës së Veriut, mund të kenë qenë gati të votonin në zgjedhjet lokale që u mbajtën në prill, por u urdhëruan nga Beogradi që të bojkotonin. Ndërsa SHBA-ja dhe anëtarët e saj të BE-së të QUINT-it i bëjnë presion Prishtinës që të ofrojë zgjidhje, ata duhet ose të bëjnë presion ose ta joshin Vuçiçin që t’i lejojë veriorët të vendosin vetë. Edhe Serbia duhet të luajë në mënyrë të ndershme.
Shënim:Gerard M.Galluçi, diplomat amerikan në pension dhe ish-paqeruajtës i OKB-së. Ka qenë Përfaqësues Rajonal i OKB-së në Mitrovicë të Kosovës nga korriku 2005 deri në tetorin e vitit 2008./ Pershtatur nga CNA
Për një njeri që bën vazhdimisht deklarata idiote, Emanuel...
Askush nga kjo anë e botës nuk e di se si do të përfundojë...
Shirat e dendur dhe erërat e forta vranë të paktën 27 njer...
Një tërmet me magnitudë 6.2 ka goditur ishullin kryesor më...
Një fëmijë 11 vjeçar ka ndërruar jetë në bordin e një flut...
Bashkimi Evropian do t'i japë Tunizisë 105 milionë euro pë...
Ish-kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon është arrest...
Modelja dhe biznesmenia Emina Çunmulaj u ka bërë thirrje s...
Tre turistë britanikë janë zhdukur pas zjarrit në bordin e...
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i është drejt...
Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, njëkohësisht ...
Zëvendësndihmëssekretari Amerikan i Shtetit dhe i dërg...
Kryeministri Albin Kurti, nën shoqërinë e ministrit të Shë...
Gjermania synon të tërheqë fuqi punëtore të kualifikuar ng...
Ushtria e Ukrainës ka raportuar për luftime të ashpra në l...
Në Mal të Zi po mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlame...
Katër fëmijë janë gjetur të gjallë, pas më shumë se nj...
Aktpadia me akuza për dokumentet e klasifikuara do t’i par...
Një tërmet është regjistruar këtë mëngjes në Greqi, pranë Sa...
Agjencia Evropiane e Mjedisit u dëshmon ujit të liqeneve e...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshati...
Një kamion është rrëzuar ditën e sotme në aksin Librazhd-P...
Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e sotme në...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Rusia po përparon ende ngadalë në rajonin e Donetskut në U...
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar qeverinë amerika...
Deri kohët e fundit, hyrja në minierën Trojarova ishte e h...
Fondi Monetar Ndërkombëtardhe Byroja zyrtare e Statistikav...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...