Mazhoranca zbulon planin për Reformën Territoriale/ “Shkrihen” disa bashki, ja ndryshimet
Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Adminis...
Bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Adminis...

Ligjërisht, përdorimi i armëve gjermane në Rusi nuk është problem. Por politikisht, situata është ndryshe.
Për Ministrinë e Mbrojtjes, çështja është e thjeshtë: "Këto janë armë ukrainase", thotë zëdhënësi Wolfgang Büchner. Kjo do të thotë se, sipas interpretimit të tyre, qeveria gjermanenuk ka asnjë lidhje me armën pasi ajo është dorëzuar në Ukrainë. Vetë Ukraina tani është përgjegjëse për përdorimin e këtyre armëve.
Ofensiva në rajonin e Kurskut ishte "një operacion i përgatitur në fshehtësi të madhe dhe pa reagime”, që do të thotë se u krye pa koordinim me Berlinin, tha Büchner. E vetmja gjë e rëndësishme, theksoi ai më tej, është se Kievi i përmbahet ligjit ndërkombëtar. Ukraina ia ka garantuar këtë qeverisë në Berlin. "Nuk ka kufizime shtesë për përdorimin e armëve", Ukraina është "e lirë të zgjedhë opsionet e saj".
Gjermania nuk merr pjesë në operacion
Qeveria në Berlin ende nuk ka njoftuar, nëse armët gjermane janë përdorur në të vërtetë në ofensivën e Ukrainës në Rusi. Në terma ushtarakë, mund të përdoreshin tanke luftarake Leopard 1 dhe 2 ose dhe Marder, si dhe raketahedhës. Mediat ruse kanë publikuar imazhe që pretendojnë se një automjet luftarak Marder nga Gjermania shihet në rajonin e Kurskut. Por edhe nëse fotografitë janë autentike, "Gjermania, nëse flasim ligjërisht, nuk është pjesëmarrëse në këtë operacion ushtarak nga forcat e armatosura ukrainase në territorin rus", tha për DW Rafael Loss nga Këshilli Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë në Berlin.
Për sa kohë që Ukraina respekton dispozitat ligjore humanitare, lejohet të kryejë operacione të tilla ushtarake. Për shembull, objektivat civilë nuk duhet të sulmohen dhe të burgosurit e luftës duhet të trajtohen me drejtësi. Ukraina po i përmbahet asaj për momentin - ndryshe nga Rusia.
Politika gjermane nuk sheh problem
Politikanë nga parti të ndryshme qeveritare dhe opozitare gjithashtu e kanë bërë të qartë se ligjërisht një përdorim i tillë nuk do të ishte problem. "Sigurisht që shteti që sulmohet ka të drejtë të mbrohet. Kjo përfshin të drejtën për të vepruar në territorin rus sipas ligjit ndërkombëtar, për sa kohë që ndiqen të gjitha rregullat”, tha Lars Klingbeil, bashkëkryetar i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD), e cila përfshin edhe kancelarin Olaf Scholz. Ky qëndrim i bashkëkryetarit të SPD-së, që konsiderohet partia e paqes, është relativisht i ri. Politikanët e dy partnerëve të koalicionit, ekologjistët dhe FDP, janë deklaruar në favor të përdorimit të armëve gjermane në Rusi edhe para ofensivës në Kursk.
Roderich Kiesewetter, një ekspert i politikës së sigurisë në CDU, ka deklaruar për DW në fillim të vitit: "Sulmet e Ukrainës ndaj objektivave ushtarakë në territorin rus nuk janë vetëm ligjërisht të lejueshme, por edhe të justifikuar ushtarakisht-strategjikisht dhe absolutisht kuptimplotë.” Kjo, beson ai, nuk e bën Gjermaninë një pjesëmarrëse aktive në luftë.
E drejta ndërkombëtare
Politikanet më së shpeshti i referohen nenit 51 të Kartës së OKB-së. Ai flet për "të drejtën natyrore për vetëmbrojtje individuale ose kolektive" të çdo shteti. Situata ligjore në lidhje me përdorimin e armëve gjermane në Rusi u konfirmua nga Wolff Heintschel von Heinegg, një ekspert i të drejtës ndërkombëtare në Universitetin Evropian të Viadrina në Frankfurt am Oder. Në një intervistë për DW, ai theksoi se në konfliktet e armatosura ndërkombëtare, "asnjë palë në konflikt nuk është e detyruar të kufizojë armiqësitë në territorin e saj".
Heshtja e kancelarit Situata ligjore është një gjë, ndërsa aspekti politik është diçka krejtësisht tjetër. Kancelari Olaf Scholz ka hezituar prej kohësh të dorëzojë ndonjë armë të re në Ukrainë. Për shembull, tanket nuk u dorëzuan për një kohë të gjatë. Vetëm pas debateve intensive të brendshme politike dhe presionit ndërkombëtar u miratuan përfundimisht kërkesat për sisteme të tilla armësh. Arsyeja e hezitimit ishte shqetësimi për përshkallëzimin e luftës dhe veçanërisht rreziku i përfshirjes së Gjermanisë në luftë.
Deri më sot, Scholzi ka refuzuar të dorëzojë në Ukrainë raketat Taurus. Me ato raketa me rreze të gjatë, Ukraina mund të sulmojë edhe objektiva në Moskë. Për momentin, kancelari po hesht për përdorimin e mundshëm të armëve gjermane në sulmin ukrainas në Kursk.
Ndërsa partitë opozitare, AfD e krahut të djathtë dhe koalicioni i majtë i Sahra Wagenknecht kanë kundërshtuar dërgimin e armëve në Ukrainë dhe kërkojnë dialog me Rusinë. Më në fund, 36 për qind e gjermanëve të anketuar në korrik thanë se ishin kundër dërgesave të tjera të armëve në Ukrainë. E nëse vërtetohet informacioni se Ukraina po përdor armë gjermane në Rusi, disponimi i një pjese të popullsisë gjermane mund të ndryshojë edhe më shumë kundër ndihmës ushtarake për këtë vend./ DW
Edhe pse marrëveshja përfundimtare për armëpushim në R...
Një zyrtar policie është arrestuar, pasi dyshohet se vrau ...
Një burrë është vrarë në oborrin e një salle dasmash në Fe...
Agjencia Kufitare e BE-së, FRONTEX tha përmes një raporti ...
Ndërmjetësuesit për armëpushim në Gazë njoftuan të premten...
Policia e Kosovës sërish ka gjetur armatime në Banjksë të ...
Imigracioni është një nga çështjet kryesore për zgjedhjet ...
Më shumë se dy vjet e gjysmë pas agresionit rus ndaj U...
Përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për të parandaluar zg...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me ...
Dihet se mungesa e fuqisë punëtore do ta prekë rëndë G...
Shumë gjermano-lindorë janë skeptikë ndaj ndihmës për ...
Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi qytetin lindor të T...
Presidenti amerikan, Joe Biden, të enjten u duk se mbështe...
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, J...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, e ka...
Një gjyqtar i Detroitit është hequr përkohësisht nga detyr...
Parlamenti i Tajlandës ka zgjedhur Paetongtarn Shinawa...
Informacionet e shkëlqyera të zbulimit ukrainas dhe armati...
Presidenti bullgar, Rumen Radev, e ka shndërruar në ligj a...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...