Gjermania pakëson ndihmat për Ukrainën
Më shumë se dy vjet e gjysmë pas agresionit rus ndaj U...

Imigracioni është një nga çështjet kryesore për zgjedhjet presidenciale të nëntorit në Shtetet e Bashkuara. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Aline Barros, Nënpresidentja Kamala Harris po bën fushatë duke u mbështetur në përvojën e saj si prokurore. Ndërkaq, kandidati republikan Donald Trump, sulmon punën e administratës së Presidentit Biden dhe zotohet për dëbime masive të emigrantëve të paligjshëm.
Gjatë tubimeve zgjedhore Nënpresidentja Kamala Harris mbështetët në të kaluarën e saj si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë.
“Unë kam ecur krahas oficerëve të zbatimit të ligjit nëpër tunelet nëntokësore përgjatë kufirit mes të Shteteve të Bashkuara dhe Meksikës. Unë kam përndjekur bandat ndërkombëtare, trafikantët e drogës dhe njerëzve që kanë hyrë jashtëligjshëm në vendin tonë. Unë i kam përndjekur ata dhe në të gjitha rastet kam fituar”, tha zonja Harris.
Ndërsa ishte në detyrë, administrata e zotit Trump ndërtoi një mur mbi 80 kilometra përgjatë kufirit. Ai zvogëloi numrin e refugjatëve që pranoheshin në nivele historikisht të ulëta dhe zbatoi politika kufitare që ndanin fëmijët nga prindërit.
“Në zgjedhjet e nëntorit, populli amerikan do t’i krahasojë këto të dhëna dhe do t’i thotë nënpresidentes, personit që mbikqyrte çështjen e imigrantëve të paligjshëm, se ke bërë një punë shumë të keqe. Ti je turpi i vendit tonë. Je e pushuar nga puna. Ik nga këtu”, thotë zoti Trump.
Imigracioni është një nga çështjet më të ndjeshme në këto zgjedhje presidenciale. Një sondazh i organizatës “Këshilli i Çikagos” tregon se 50% e të anketuarve thonë që pjesa më e madhe e imigrantëve përbëjnë kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Nga njëra anë, pak më shumë se gjysma e amerikanëve mbështesin ndërtimin e një muri përgjatë kufirit dhe dërgimin e trupave në kufi me Meksikën, nga ana tjetër shumica e kundërshtojnë deportimin e imigrantëve të paligjshëm.
Ndërsa Kongresi nuk arriti të miratojë reformën mbi emigracionin, trajtimi i kësaj çështjeje mbetet në varësi të veprimeve dhe rregulloreve ekzekutive, pavarësisht se kush e fiton Shtëpinë e Bardhë.
“Gjetja e një zgjidhjeje është e vështirë në mjedisin e tanishëm politik, pasi çdo vendim ekzekutiv mund të bëhet objekt i padive gjyqësore, ndërsa Kongresi, nga ana e tij, nuk ka vullnetin për të vepruar”, thotë Corey Foreman, avokat për emigracionin.
Zonja Harris është zotuar të mbështesë një projektligj të ri mbi sigurinë e kufirit. Kandidatja demokrate e ka vënë theksin tek roli, që ajo thotë se luajti ish Presidenti Trump në fillim të këtij viti, për të mos lejuar miratimin e një ligji të ri mbi emigracionin, që kishte mbështetjen e të dy partive në Senat.
“Ai e rrëzoi marrëveshjen e të dy partive, sepse mendonte që kjo do ta ndihmonte të fitonte zgjedhjet. Kjo tregon se Donald Trump-i nuk shqetësohet për sigurinë në kufi. Ai kujdeset vetëm për vetën e tij. Zotimi im është që si Presidente, unë do e rikthej projektligjin për kufirin që e rrëzoi Donald Trumpi dhe do ta nënshkruaj miratimin e tij”, tha zonja Harris.
Aleatët republikanë të zotit Trump i kanë kërkuar atij që të përqëndrohet në fusha të cilat ata besojnë se ai ka përparësi ndaj zonjës Harris, veçanërisht mbi emigracionin.
Ai vazhdon të bëj thirrje për deportime masive të emigrantëve të paligjshëm dhe kritikon administratën e zotit Biden dhe zonjës Harris për atë që ai e quan, politika e kufirit të hapur.
“Me votën tuaj, inflacioni do të marrë fund, emigrantët e paligjshëm do të kthehen në vendet e tyre. Ne do t’i ndalojmë ata. E keni parë se si thonë: ‘ne kemi patur politikat më të mira për kufirin? Mrekulli. Ata kanë patur politikat më të këqija në botë”, thotë zoti Trump.
Patrulla Kufitare amerikane në muajin qershor ka regjistruar 130 mijë emigrantë. Në qershorin e vitit 2019, numri i emigrantëve që hynë në Shtetet e Bashkuara ishte 104 mijë. Ky ishte viti i fundit i zotit Trump në detyrë. Shifrat e qershorit të këtij viti megjithatë janë zvogëluar tejmase nga shifrat e dhjetorit të vitit të kaluar kur në Shtetet e Bashkuara hynë 300 mijë emigrantë./ VOA
Më shumë se dy vjet e gjysmë pas agresionit rus ndaj U...
Përpjekjet diplomatike ndërkombëtare për të parandaluar zg...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u takua me ...
Dihet se mungesa e fuqisë punëtore do ta prekë rëndë G...
Shumë gjermano-lindorë janë skeptikë ndaj ndihmës për ...
Një tërmet me magnitudë 6.3 goditi qytetin lindor të T...
Presidenti amerikan, Joe Biden, të enjten u duk se mbështe...
Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, J...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, e ka...
Një gjyqtar i Detroitit është hequr përkohësisht nga detyr...
Parlamenti i Tajlandës ka zgjedhur Paetongtarn Shinawa...
Informacionet e shkëlqyera të zbulimit ukrainas dhe armati...
Presidenti bullgar, Rumen Radev, e ka shndërruar në ligj a...
Bashkimi Evropian i tha Serbisë se mbajtja e raporteve me ...
Industria e ndërtimit po e shfrytëzon inteligjencën artifi...
Viskonsin është një nga shtetet e papërcaktuara ku gara zg...
Shtetet e Bashkuara dhe ndërmjetësit kryesorë rajonalë...
Kandidatët për nënpresidentë në Shtetet e Bashkuara janë p...
Presidenti ukainas Volodymyr Zelenksyy tha se trupat e Kie...
Agjencia për refugjatë e Kombeve të Bashkuara (UNHCR), që ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Ditën e sotme CNA ka publikuar një denoncim nga banorët e ...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës njofton se janë identifikuar dhe procedu...
Një punonjës policie i burgut të Durrësit është vënë në pr...
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra is...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Shpërthime të shumta raportohen nga mediat e huaja në krye...
Kryeministri Mark Carney foli sot me Presidentin e SHBA-së...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e përmbylli më ...
Një anije mallrash u dëmtua këtë të enjte, pasi u godit ng...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Austria ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për t...
Midis viteve 2015 dhe 2025, çmimet e ndërtimit për banim u...
Çmimi i naftës ka rënë në nivele të papara që nga koha par...
Shkalla e papunësisë e rregulluar sezonalisht në zonën e e...