Orban, thirrje për “ndryshim” në parlamentin e BE-së
Kreu nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, bëri thirr...

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka anuluar një vizitë që pritej ta bënte në Pentagon të mërkurën, tha Pentagoni, pasi mediat izraelite raportuan se Kryeministri Benjamin Netanyahu dëshironte së pari të fliste me Presidentin amerikan Joe Biden.
Anulimi i befasishëm i vizitës të martën vjen mes tensioneve në rritje mes Izraelit dhe Iranit ndërsa Izraeli po shqyrton opsionet për t'iu përgjigjur sulmit raketor të Teheranit javën e kaluar. Sulmi iranian me raketa balistike ndaj Izraelit ishte i dyti brenda këtij viti.
Pentagoni nuk pranoi të jepte hollësi mbi arsyet e anulimit të vizitës nga zoti Gallant, duke thënë se për këtë gazetarët mund t’i drejtoheshin Ministrisë izraelite të Mbrojtjes. Zyra e Kryeministrit Netanyahu dhe ajo e ministrit Gallant nuk iu përgjigjën menjëherë një kërkese për koment.
“Sapo u informuam se ministri Gallant do të shtyjë udhëtimin e tij në Uashington”, tha zëdhënësja e Pentagonit Sabrina Singh në një konferencë për shtypin.
Gazeta izraelite “Ynet” raportoi se zoti Gallant kishte shpresuar se vizita e tij në Shtetet e Bashkuara do të forconte koordinimin për përgjigjen ndaj Iranit, por disa orë para nisjes, Kryeministri Netanyahu vendosi dy parakushte: një bisedë në telefon me Presidentin Biden dhe miratimin nga kabineti të përgjigjes ndaj Iranit.
Kur u pyet për anulimin e vizitës së zotit Gallant, Shtëpia e Bardhë tha se për këtë gazetarët duhet të pyesin qeverinë izraelite. Presidenti Biden dhe ndihmësit e tij kanë shqyrtuar mundësinë e një telefonate me Kryeministrin Netanyahu që nga fundi i shtatorit. Por Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj menjëherë një pyetjeje nëse një telefonatë e tillë tashmë është planifikuar.
Presidenti Biden tha të premten se mendonte se Izraeli nuk kishte arritur ende në përfundimin se si duhej t'i përgjigjej Iranit dhe shtoi se ai do të shqyrtonte mundësinë e goditjes së rafinerive iraniane të naftës nëse do të ishte në vendin e Izraelit.
Irani të martën paralajmëroi Izraelin kundër sulmeve hakmarrëse.
Ministri i Jashtëm iranian tha se çdo sulm ndaj infrastrukturës së Iranit do të merrte një përgjigje. Ndërkohë një zyrtar i lartë iranian u tha shteteve të Gjirit se do ta konsideronte "të papranueshëm" dhe do të merrte masa ndaj tyre nëse ato lejojnë që hapësira e tyre ajrore të përdoret për sulme kundër Iranit.
Fuqitë perëndimore po kërkojnë një zgjidhje diplomatike nga frika se konflikti do të mund të zgjerohej në zona të tjera të Lindjes së Mesme, një rajon me burime të mëdha të naftës./VOA
Kreu nacionalist i Hungarisë, Viktor Orban, bëri thirr...
Sistemet e mbrojtjes ajrore ukrainase rrëzuan 21 nga 22 dr...
Byroja Federale amerikane e Hetimeve (FBI) ka arrestuar nj...
Sulmet izraelite kanë vrarë të paktën 12 palestinezë, përf...
Banorëve të Floridës nuk u ka mbetur edhe shumë kohë p...
Izraeli pretendon se Hashem Safieddine, pasardhësi në push...
Jens Stoltenberg, deri më tani Sekretar i Përgjithshëm...
Sot gjatë ditës, në Sllatinë të Tetovës, janë gjetur pa sh...
Autoritetet në Kosovë njoftuan të martën se është hapur ve...
Ushtria e Izraelit tha të martën se i ka nisur operacionet...
Ushtria izraelite njoftoi të martën se e ka vrarë edhe një...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar p...
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ushtria e saj e ka z...
Turqia njoftoi të martën se do t’i evakuojë shtetasit turq...
Uragani "Milton" rrezikon të bëhet stuhi katastofale e kat...
Në Shqipëri, protesta e paralajmëruar e opozitës ka nisur ...
Serbia do të marrë një nyje të re furnizimi me gaz natyror...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se qeveria e ...
Një gjykatë ruse e ka dënuar me gjashtë vjet e 10 muaj bur...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka përkujtuar sul...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...