Stoltenberg emërohet shef i Konferencës së Mynihut për Siguri
Jens Stoltenberg, deri më tani Sekretar i Përgjithshëm...

Izraeli pretendon se Hashem Safieddine, pasardhësi në pushtet i liderit të vrarë të Hezbollahut, Hassan Nasrallah, është “eliminuar”.
Ndërkohë, nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, kandidate e demokratëve në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, ka thënë se Teherani është armiku më i madh i Shteteve të Bashkuara.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant, ka thënë më 8 tetor se Hezbollahu, grup militant i përkrahur prej Iranit, dhe parti politike që kontrollon pjesën më të madhe në jug të Libanit, është “organizatë pa kokë”.
“Nasrallah është eliminuar – zëvendësimi i tij me shumë gjasë është eliminuar”, u ka thënë Gallant zyrtarëve të komandës veriore ushtarake, pa ofruar më shumë hollësi.
“Nuk ka kush të marrë vendime, nuk ka kush të veprojë”.
Hezbollahu është i shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara, derisa Bashkimi Evropian e ka në listë të zezë krahun e armatosur, por jo partinë politike.
Partia politike e Hezbollahut ka ulëse në Parlamentin e Libanit.
Hashem Safieddine, zyrtar i lartë i Hezbollahut dhe kushëriri i Nasrallahut, pritej të ngjitej në krye të grupit, mirëpo vendndodhja e tij nuk dihet prej kur Izraeli ka shënjestruar një takim të udhëheqësisë së Hezbollahut, më 2 tetor.
Hezbollahu nuk e ka komentuar fatin e Safieddinit, ndonëse anëtarë të paidentifikuar u kanë thënë mediave se grupi ka humbur kontaktin me të prej kur ka ndodhur sulmi.
Safieddine është shpallur terrorist global prej Shteteve të Bashkuara.
Ndërkohë, Harris ka thënë në programin e rrjetit CBS, 60 Minuta, se ajo e konsideron Iranin si armikun më të madh të Shteteve të Bashkuara.
“Irani ka gjak amerikan në duart e veta”, ka thënë ajo.
“Ajo çfarë kemi parë sa i përket sulmit ndaj Izraelit, 200 raketa balistike, ajo që duhet të bëjmë është të sigurohemi që Irani të mos ketë kurrë aftësi për t’u bërë fuqi bërthamore – ky është ndër prioritetet e mia kryesore”.
Harris nuk ka spekuluar nëse SHBA-ja do të ndërmarrë veprim ushtarak nëse vërtetohet që Irani është duke krijuar armë bërthamore.
Teherani ka mohuar se po krijon armë të tilla, dhe pretendon se programin bërthamor e ka vetëm për qëllime civile./REL
Jens Stoltenberg, deri më tani Sekretar i Përgjithshëm...
Sot gjatë ditës, në Sllatinë të Tetovës, janë gjetur pa sh...
Autoritetet në Kosovë njoftuan të martën se është hapur ve...
Ushtria e Izraelit tha të martën se i ka nisur operacionet...
Ushtria izraelite njoftoi të martën se e ka vrarë edhe një...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar p...
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ushtria e saj e ka z...
Turqia njoftoi të martën se do t’i evakuojë shtetasit turq...
Uragani "Milton" rrezikon të bëhet stuhi katastofale e kat...
Në Shqipëri, protesta e paralajmëruar e opozitës ka nisur ...
Serbia do të marrë një nyje të re furnizimi me gaz natyror...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se qeveria e ...
Një gjykatë ruse e ka dënuar me gjashtë vjet e 10 muaj bur...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka përkujtuar sul...
Kryetari i Bashkisë Chilpancingo, kryeqyteti i shtetit Gue...
Dy shtetas kinezë janë vrarë nga një shpërthim i fuqishëm ...
Këtë të hënë shënohet një vit nga nisja e luftës midis Ham...
Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e s...
Sulme ajrore izraelite kanë goditur kamionë në Siri që po ...
Udhëheqësit evropianë të ekstremit të djathtë shprehën mbë...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...