Izraeli nis operacione tokësore në jugperëndim të Libanit
Ushtria e Izraelit tha të martën se i ka nisur operacionet...

Autoritetet në Kosovë njoftuan të martën se është hapur vendkalimi kryesor kufitar në Merdarë për hyrjen e mallrave nga Serbia, një veprim që u mirëprit nga diplomatët amerikanë dhe evropianë.
Ministria e Punëve të Brendshme tha se për mallrat me origjinë do të zbatohen kontrolle manuale të sigurisë, deri në hyrjen në funksion të skanerëve me rreze X.
Një ditë më parë qeveria e Kosovës vendosi të heqë masën e ndalimit të importeve të mallrave nga Serbia, mes shqetësimeve se refuzimi mund ta lërë Kosovën jashtë proceseve të rëndësishme siç është Procesi i Berlinit.
Ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeff Hovenier, shkroi në rrjetet sociale se është i kënaqur me vendimin e qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalimit për mallrat e gatshme të importuara nga Serbia dhe se sipas tij “ky është një hap i rëndësishëm në drejtimin e duhur për Kosovën në rrugën drejt integrimit europian”.
Bashkimi Europian mirëpriti vendimin duke theksuar se tregtia e lirë e mallrave në të gjithë Ballkanin Perëndimor, në përputhje me rregullat e Marrëveshjes për Tregti të Lirë në Evropën Qendore e njohur si CEFTA, është çelësi për funksionimin e Tregut të Përbashkët Rajonal, i cili është pjesë e përbashkët e Planit të Rritjes ekonomike të Ballkanit Perëndimor.
Vendimi është mirëpritur edhe nga autoritetet serbe, sipas të cilave një veprim i tillë largon tensionin dhe ndikon në përmirësimin e jetës së serbëve të Kosovës.
Qeveria e Kosovës ndaloi importet e mallrave nga Serbia në qershor të vitit 2023, si një masë sigurie pas situatës së krijuar me arrestimin e tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës nga forcat serbe, të cilët më pas u lanë të lirë nën trysninë perëndimore. Qeveria tha se masat nuk kanë qenë asnjëherë tregtare.
Diplomacia perëndimore dhe së fundmi posaçërisht Gjermania i kanë kërkuar në vazhdimësi qeverisë heqjen e ndalesës duke theksuar se ajo është kundër CEFTA-s, ku bën pjesë edhe Kosova krahas pesë vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor dhe Moldavisë.
Përgjatë negociatave në këmbim Kosovës i është ofruar përfaqësim në CEFTA me emrin e saj - me fusnotë dhe jo përmes Misionit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), siç është aktualisht si dhe mbështetje për sigurimin e skanerëve që do të kryejnë kontrollet e maunave që hyjnë nga Serbia.
Të mërkurën në Beograd pritet të mbahet takimi i Komitetit të Përbashkët të CEFTA-s./ Voa
Ushtria e Izraelit tha të martën se i ka nisur operacionet...
Ushtria izraelite njoftoi të martën se e ka vrarë edhe një...
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar p...
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ushtria e saj e ka z...
Turqia njoftoi të martën se do t’i evakuojë shtetasit turq...
Uragani "Milton" rrezikon të bëhet stuhi katastofale e kat...
Në Shqipëri, protesta e paralajmëruar e opozitës ka nisur ...
Serbia do të marrë një nyje të re furnizimi me gaz natyror...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se qeveria e ...
Një gjykatë ruse e ka dënuar me gjashtë vjet e 10 muaj bur...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka përkujtuar sul...
Kryetari i Bashkisë Chilpancingo, kryeqyteti i shtetit Gue...
Dy shtetas kinezë janë vrarë nga një shpërthim i fuqishëm ...
Këtë të hënë shënohet një vit nga nisja e luftës midis Ham...
Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e s...
Sulme ajrore izraelite kanë goditur kamionë në Siri që po ...
Udhëheqësit evropianë të ekstremit të djathtë shprehën mbë...
Politika e Shteteve të Bashkuara për Kinën përgjithësisht ...
Nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, Kosova ka bërë...
Trump u kthye të shtunën në Butler të Pensilvanisë ku i sh...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...