Rusia rrëzon 16 dronë ukrainas në Belgorod dhe në afërsi të Detit të Zi
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ushtria e saj e ka z...

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, ka paralajmëruar përsëri se mund t’i përdorë armët bërthamore në konflikte të mundshme me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara, raportuan mediat shtetërore të martën.
Ai i akuzoi këto dy vende se po e provokojnë Korenë e Veriut dhe se po i rrisin armiqësitë në Gadishullin Korean.
Kim-i ka bërë disa herë kërcënime të ngjashme për përdorimin e armëve bërthamore për parandalimin e sulmeve kundër vendit të tij, por paralajmërimi më i ri vjen në një kohë kur ekspertët e jashtëm thonë se Koreja e Veriut mund t’i rrisë armiqësitë para zgjedhjeve presidenciale në SHBA muajin e ardhshëm.
Gjatë një fjalimi të hënën në një universitet që mban emrin e tij, Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare, Kim Jong Un, tha se Koreja e Veriut “do t’i përdorë pa asnjë ngurrim të gjitha armët sulmuese kundër armiqve të vet”, nëse ata përpiqen t’i përdorin forcat e armatosura kundër Koresë së Veriut, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Veriut, "KCNA".
“Në këtë rast, nuk përjashtohet as mundësia për përdorimin e armëve bërthamore”, shtoi ai.
Kim-i tha se qëndrimi bërthamor i Koresë së Veriut duhet të përmirësohet plotësisht, sepse Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara po përpiqen ta forcojnë aleancën e tyre ushtarake bazuar në planifikimin e përbashkët bërthamor dhe strategjik, një veprim që ai tha se do të rrisë rrezikun e prishjes së ekuilibrit të pushtetit në Gadishullin Korean.
Duket se ai iu referua udhëzimeve të reja mes Koresë së Jugut dhe SHBA-së për parandalimin e sulmeve, që këto dy vende i nënshkruan në korrik, për t’i integruar armët konvencionale të Koresë së Jugut me armët bërthamore të SHBA-së, për t'u përballur më mirë me kërcënimet e vazhdueshme që vjinë nga Koreja e Veriut.
Koreja e Jugut nuk ka armë bërthamore.
Prej se e miratoi një doktrinë agresive bërthamore në vitin 2022, Koreja e Veriut është zotuar në mënyrë të përsëritur se do t’i përdorë armët bërthamore e para, nëse e parashikon se udhëheqësia e Penianit është e rrezikuar.
Por, shumë ekspertë dyshojnë nëse Koreja e Veriut mund ta bëjë vërtet këtë, pasi forcat e saj ushtarake janë mëtë dobëta se ato të SHBA-së dhe Koresë së Jugut.
Zyrtarët e SHBA-së dhe të Koresë së Jugut kanë paralajmëruar se një përpjekje e Koresë së Veriut për të përdorur armë bërthamore do të kishte për pasojë fundin e Qeverisë së Kimit.
Tensionet në Gadishullin Korean janë thelluar në javët e fundit, me Korenë e Veriut që ka zbuluar një objekt për prodhimin e uraniumit të gradës ushtarake, një përbërës bërthamor, dhe ka vazhduar një sërë testimesh raketore.
Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, tha se zbulimi nga Koreja e Veriut i këtij objekti bërthamor ishte ndoshta një përpjekje për të tërhequr vëmendjen e SHBA-së para zgjedhjeve presidenciale të muajit të ardhshëm, dhe se Veriu ka gjasa të bëjë provokime të mëdha, si për shembull, testimin e një shpërthimi bërthamor dhe testimin e raketave me rreze të gjatë.
Shumë analistë thonë se Koreja e Veriut ka të ngjarë të përdorë arsenalin e saj të zgjeruar bërthamor për të fituar lëshime nga SHBA-ja, si për shembull lehtësimin e sanksioneve, pasi të inaugurohet administrata e re në SHBA./REL
Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ushtria e saj e ka z...
Turqia njoftoi të martën se do t’i evakuojë shtetasit turq...
Uragani "Milton" rrezikon të bëhet stuhi katastofale e kat...
Në Shqipëri, protesta e paralajmëruar e opozitës ka nisur ...
Serbia do të marrë një nyje të re furnizimi me gaz natyror...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njoftoi se qeveria e ...
Një gjykatë ruse e ka dënuar me gjashtë vjet e 10 muaj bur...
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka përkujtuar sul...
Kryetari i Bashkisë Chilpancingo, kryeqyteti i shtetit Gue...
Dy shtetas kinezë janë vrarë nga një shpërthim i fuqishëm ...
Këtë të hënë shënohet një vit nga nisja e luftës midis Ham...
Një depo e naftës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e s...
Sulme ajrore izraelite kanë goditur kamionë në Siri që po ...
Udhëheqësit evropianë të ekstremit të djathtë shprehën mbë...
Politika e Shteteve të Bashkuara për Kinën përgjithësisht ...
Nën udhëheqjen e kryeministrit Albin Kurti, Kosova ka bërë...
Trump u kthye të shtunën në Butler të Pensilvanisë ku i sh...
Ekipet e shpëtimit nga shtetet fqinje të Bosnjë e Hercegov...
Gati tre muaj pas atentatit, ish-presidenti Donald Tru...
Kryeministri libanez, Najib Mikati, ka ripërsëritur thirrj...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i mitur është kapur dhe shoqëruar në organet policore,...
Rreth orës 07:10, shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë ...
Në datën 10 të muajit korrik të këtij viti, Agjencia e Mbi...
Një rast skandaloz dhe kriminal është regjistruar në Durrë...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kam...
Komisionarja për Zgjerim e Bashkimit Europian, Marta Kos, ...
Në Dhomën e Deputetëve (Camera dei Deputati) në Romë, krye...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e ka përshkallë...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...
Shqipëria vazhdon të mbetet destinacioni kryesor i pushues...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.1 lekë ...