“Lumë” presioni në rrjetet sociale/ Të famshmit në “shënjestër”, kush po i nxit për protestat
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...

Masat që Bashkimi Evropian i ka marrë kundër Kosovës, për shkak të mospërfilljes së kërkesave për çtensionimin e situatës në pjesën veriore, rrezikojnë projekte milionëshe sipas disave, por nuk pritet të ndikojnë në procesin e integrimit evropian.
“Efektet e këtyre masave janë proporcionale, pasi përçojnë mesazhin e rëndësishëm të pakënaqësisë nga ana e BE-së, por nuk shkaktojnë dëm thelbësor në rrugën tonë evropiane”, thotë për Radion "Evropa e Lirë", Demush Shasha, nga Instituti i Kosovës për Politika Evropiane.
Masat e BE-së përfshijnë pezullimin e ftesave për pjesëmarrjen e Kosovës në ngjarje të nivelit të lartë, si dhe të vizitave dypalëshe nga BE-ja dhe vendet anëtare. Po ashtu janë paralajmëruar pasoja financiare, përkatësisht pezullimi i financimit të disa projekteve të propozuara nga Kosova në kuadër të Kornizës Investuese të Ballkanit Perëndimor.
“Unë shpresoj që këto projekte, jashtëzakonisht të rëndësishme, në asnjë formë të mos anulohen, por pezullimi i tyre të arrijë efektin e nevojshëm të dakordimit të qëndrimeve mes Kosovës dhe BE-së”, thotë Shasha.
Korniza Investuese e Ballkanit Perëndimor është një iniciativë e përbashkët e BE-së, institucioneve financiare dhe donatorëve, që synon zhvillimin socio-ekonomik dhe të perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Kosova mbështetet nga ky mekanizëm që nga viti 2009. Në një dokument të tij thuhet se në Kosovë janë mbështetur 30 projekte në vlerë prej 1.8 miliard eurosh deri në shtator të vitit 2021.
Projektet përfshijnë ndërtimin e rrugëve, rehabilitimin e hekurudhave, sistemet e ngrohjes qendrore dhe përmirësimin e sistemit të ujërave të zeza.
Shasha thotë se për vitet 2023-2030, në kuadër të këtij mekanizimi, në Kosovë janë paraparë edhe projekte të tjera, si: Autostrada e Paqes Prishtinë - Nish, rruga hekurudhore Beograd - Prishtinë, ngrohja diellore për Prishtinën, impianti për trajtimin e ujërave të zeza për Prishtinën e të tjera.
Qeveria e Kosovës ka konfirmuar në muajin mars se Kosova, vitin e kaluar, ka përfituar nga ky instrument grante investuese për energjinë diellore në vlerë prej 53 milionë eurosh, të cilat kombinohen me hua nga bankat zhvillimore dhe arrijnë vlerën e 180 milionë eurove.
Në shkurt, Qeveria ka informuar, po ashtu, se ka aplikuar edhe për 2 grante investuese dhe 4 grante të asistencës teknike në Kornizën Investuese, por nuk ka specifikuar më shumë në lidhje me to.
“Ne po shkojmë mbrapa”
Kosova ka aplikuar në dhjetor të vitit të kaluar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një nga masat ndëshkuese të BE-së përfshin edhe anulimin e disa takimeve mes Kosovës dhe bllokut evropian, që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA).
Kjo marrëveshje, e nënshkruar në vitin 2015, është hapi i parë drejt anëtarësimit në BE.
Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane në Kuvendin e Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë për Radion "Evropa e Lirë" se mosmbajtja e takimeve në kuadër të MSA-së - qëllim i të cilave është t’i udhëzojnë institucionet e Kosovës në lidhje me reformat - paraqet ngecje në procesin integrues të vendit.
“Shumë shqetësuese mosmbajtja e këtyre takimeve. Shqetësues është edhe nëse merret vendimi për anulimin e fondeve. Këto fonde kanë ndihmuar ndër vite zhvillimin e vendit dhe pa to nuk mund të ketë zhvillim. Ne po shkojmë mbrapa, nuk ka progres - vetëm regres në proceset integruese”, thotë Krasniqi.
Sipas saj, në një nga takimet e anuluara tashmë nga BE-ja është dashur të marrë pjesë ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari.
REL-i kontaktoi zyrtarë të kësaj ministrie, por ata thanë se nuk kanë informacione për këtë.
Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i tha REL-it se nuk ka ndonjë njoftim zyrtar për masat që BE-ja ka marrë ndaj Kosovës.
“Vazhdojmë të besojmë se çfarëdo mase ndaj Kosovës, do të ishte e padrejtë dhe jo 'fair'”, tha ai.
Pavarësisht kësaj, zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha të mërkurën se blloku nuk e përjashton mundësinë që Kosova të përballet edhe me masa të tjera, nëse Qeveria e këtij vendi nuk i përmbush kërkesat ndërkombëtare. Këto kërkesa përfshijnë tërheqjen e policisë speciale nga veriu i Kosovës, i banuar me shumicë serbe, si dhe të kryetarëve shqiptarë të komunave atje.
Hyrja e këtyre kryetarëve në objektet komunale në veri, të cilat shfrytëzohen edhe nga autoritetet paralele serbe, i ka rritur tensionet në këtë zonë, të cilat kanë kulmuar në përleshje të dhunshme mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të NATO-s.
Komuniteti ndërkombëtar kërkon po ashtu nga Kosova të organizojë zgjedhje të reja në veri, si dhe t’i kthehet dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këmbëngul se nuk mund “të bëjë kompromise me republikën demokratike” dhe se objektet komunale në veri janë pronë e shtetit./ Rel
Policia portuale po heton në lidhje me tragjedinë e ndodhu...
Captagon është një lloj droge që krijon tri herë më shumë ...
Policia ka ndërhyrë mëngjesin e sotëm në të gjithë Gjerman...
Kancelari Olaf Scholz dhe ministrja e Jashtme Annalena Bae...
Përfaqësuesi i lartë për politikë të jashtme dhe siguri i ...
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR, tha se është...
Amerikanët, qofshin me bindje të majta ose të djathta, kan...
Qeveria e Kosovës tha se "pas rrëmbimit të tre policëve të...
Parlamenti Evropian, me 499 vota pro dhe 28 kundër, mirato...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka konfi...
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga ...
Qeveria e Kosovës tha se nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyr...
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bali Kelani doli në një k...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidh...
Kosova ka marrë menjëherë masa kundër Serbisë, pas rrë...
Policia e Kosovës njoftoi sot rrëmbimin e 3 efektivëve në ...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump mbajti qëndrim s...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për rrëmbim...
Pasditen e sotme Policia e Kosovës njoftoi se janë rrëmbye...
Pak më parë ka nisur ceremonia mortore për ish-kryeministr...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Emisioni “Stop” transmetoi këtë të mërkurë, më 3 qershor, ...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Korçës ka ndarë një informacion të detajuar lidh...
Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen e rëndë të mëng...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të enjte në Maliq, ...
Një aksident rrugor ka ndodhur mbrëmjen e sotme në autostr...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Një shifër alarmante prej më shumë se 166.4 mijë shqiptarë...
Moti ditën e sotme do të jetë kryesisht i kthjellët dhe me...
Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord të rinovojnë armëpushi...
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tru...
Asambleja e Përgjithshme e Kombet e Bashkuara ka përfundua...
Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e sulm...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...
Ministri i Financave, Petrit Malaj, njoftoi sot një vendim...
Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti m...
Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan bli...