Policia e Kosovës jep detaje/ Si u rrëmbyen 3 efektivët nga njësitë speciale serbe
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bali Kelani doli në një k...

Qeveria e Kosovës tha se nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyrtar se Bashkimi Evropian ka ndërmarrë sanksione ndaj Kosovës për shkak të mosshtensionimit të situatës në veri.
“Vazhdojmë të besojmë që çfarëdo mase ndaj Kosovës do të ishte e padrejtë dhe jofer”, tha për Radion Evropa e Lirë, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.
Ai shtoi se “është vështirë të arsyetohet se si Bashkimi Evropian mund të ndërmarrë masa negative ndaj Kosovës”.
“[Bashkimi Evropian] në raportin e tij të fundit për vendin [Kosovën] e përshkruan në dritën më pozitive ndonjëherë, si në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, si në demokratizim, si në zhvillim ekonomik, ashtu dhe në avancim të kornizës ligjore në përputhje me Acquis të BE-së ”, tha ai.
Disa burime diplomatike i kanë thënë Radios Evropa e Lirë më 13 qershor se Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.
Ndërsa më 14 qershor, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha se BE-ja nuk e përjashton mundësinë që Kosova të përballet edhe me masa të tjera, nëse Qeveria e këtij vendi nuk i përmbushë kërkesat ndërkombëtare.
“Ka një sërë masash, apo propozime për një sërë masash. Disa prej tyre tashmë kanë hyrë në fuqi menjëherë. Disa prej tyre janë ende duke u diskutuar dhe vendet anëtare do t'i zbatojnë gradualisht, nëse nuk do të ketë ndryshim të qasjes së autoriteteve të Kosovës. Spektri është relativisht i gjerë”, tha Stano gjatë një konference për media.
BE-ja dhe Shtetet e Bashkuara i kanë paraqitur Kurtit tri kërkesa: qetësimin e situatës në veri, mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat në veri dhe kthimin në dialogun për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.
Por, Kurti ka paraqitur një plan prej pesë pikash.
1. Sundimi i ligjit në katër komunat në veri, që nënkupton identifikimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e drejtë të të gjithë anëtarëve të grupeve kriminale që kanë sulmuar Policinë, trupat e NATO-s dhe gazetarët
2. Grupet e dhunshme të tërhiqen menjëherë nga territori i Kosovës dhe ndalohet çdo akt kriminal kundër institucioneve të Kosovës
3. Policia e Kosovës, pjesëtarë të NATO-s dhe EULEX-i të kryejnë vlerësime të përbashkëta të sigurisë, për të garantuar një ambient të sigurt dhe pa rreziqe për të gjithë.
4. Qeveria e Kosovës të koordinohet me të gjithë aktorët dhe të shpallë zgjedhje të parakohshme në katër komunat në veri
5. Kosova dhe Serbia t’i rikthehen dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli, dhe një takim i nivelit të lartë të mbahet gjatë kësaj jave
“Kosova dhe institucionet e saj krejt çka po kërkojnë dhe synojnë është respektim i Kushtetutës dhe sundim të ligjit. Këto janë vlera të Bashkimi Evropian. Bashkimi Evropian ka mision të veçantë në Kosovë për Sundim të Ligjit, të quajtur EULEX”, shtoi Kryeziu.
Tensionet në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur që nga 26 maji, kur Policia e Kosovës ndihmoi kryetarët shqiptarë të komunave Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç të vendosen në objektet komunale, me gjithë rezistencën e banorëve lokalë.
Këta kryetarë u zgjodhën më 23 prill, votime që u bojkotuan nga partitë dhe popullata lokale serbe./ REL
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bali Kelani doli në një k...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidh...
Kosova ka marrë menjëherë masa kundër Serbisë, pas rrë...
Policia e Kosovës njoftoi sot rrëmbimin e 3 efektivëve në ...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump mbajti qëndrim s...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për rrëmbim...
Pasditen e sotme Policia e Kosovës njoftoi se janë rrëmbye...
Pak më parë ka nisur ceremonia mortore për ish-kryeministr...
Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre z...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se b...
Një anije me mbi 400 emigrantë dyshohet se është përmbytur...
Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar në Parlamentin Evrop...
Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, i është drejtuar dele...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po mban fjalimin e sa...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka marrë vendimin ...
Një nxënës i mitur ka qëlluar me armë zjarri në shkollën f...
Rreth 40 organizata ndërkombëtare u kanë dërguar një letër...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Strasburg do t...
Qyteti i Milanos po përgatitet t'i japë lamtumirën e fundi...
Kryeqyteti francez ka vendosur "Plan Local d'Urbanisme", i...
Një denoncim nga banorët e fshatit Gjashtë të Sarandës ka ...
Një denoncim në CNA solli edhe publikimin e disa dokumente...
Një mal me dokumente për një rast flagrant, në emër të sho...
Partia Demokratike ka denoncuar një tender të zhvilluar ng...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy persona janë arrestuar në Vaun e Dejës për kultivim të ...
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në orët e para të m...
Raportohet se një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në ...
Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme në zonën e...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Forca e punës, treguesit e punësimit dhe papunësisë janë t...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Shqipëria po përballet me sfida të rëndësishme në zhvillim...
Përfaqësues nga organet e ndryshme të Bordit të Paqes do t...
Franca ka konfirmuar rastin e parë të Ebolës - një mjek që...
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) mund të unifikohet dhe ...
Dhjetëra mijëra shtëpi janë pa energji elektrike në Francë...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Jeta e Moikom Zeqos qe krijim dhe kërkim i pandalur. Ai e ...
Në vitin 2025, bujqësia dha një kontribut negativ në rritj...
Karburanti nuk prek vetëm drejtuesit e automjeteve. Kjo ës...
Pompa ndryshon disa lekë dhe efekti ndihet menjëherë te xh...
Shqipëria ka peshë të ulët të arit në rezervën e saj valut...