Stano: BE mund të miratojë edhe masa të tjera kundër Kosovës
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se b...

Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre zyrtarë kufitarë dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.
Ky fshat gjendet në komunën e Leposaviçit.
Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës, njësia policore ka qenë duke kryer një patrullë “thellë brenda territorit të Kosovës” për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, që sipas këtij institucioni shfrytëzohen nga grupet kriminale” për kalim ilegal dhe kontrabandë.
Policia tha se ky njësit, i përbërë prej tre zyrtarëve kufitarë, kanë njoftuar se kanë vërejtur persona të maskuar dhe të armatosur dhe nga kërkuar asistencë dhe drejt tyre janë nisur njësi të tjera të policisë.
“Me të arritur në atë lokacion, njësitet asistuese kanë vërejtur vetëm veturën zyrtare, por jo edhe vetë zyrtarët policorë që kanë qenë me detyrë në atë lokacion. Në drejtim të këtij lokacioni menjëherë kanë shkuar edhe njësite tjera policore, si dhe janë informuar edhe institucionet tjera të sigurisë, përfshirë KFOR-in, pasi dyshohet se zyrtarët policorë janë rrëmbyer nga forcat serbe”, thuhet në njoftim.
Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, tha se “Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka rrëmbyer 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës”.
“Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor”, shkroi ai në Facebook.
Ai kërkoi nga faktori ndërkombëtar “të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë, por edhe të ndalë provokimet e saj”.
Policia tha po ashtu se media të ndryshme serbe kanë raportuar se njësitë speciale serbe "kanë arrestuar zyrtarë të Policisë së Kosovës".
Aktualisht, nuk ka asnjë informatë zyrtare për këtë çështje nga Beogradi zyrtar. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe, Petar Petkoviq, ka paralajmëruar një konferencë të jashtëzakonshme për media në orën 16:00.
As Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, e as Agjencia serbe e Informacionit (BIA) nuk i janë përgjigjur kërkesës së Radios "Evropa e Lirë" për koment.
Kjo ngjarje po ndodh në kohën kur tensionet në veriun e Kosovës, të banuar me shumicë serbe, janë rritur.
Tensionet nisën më 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë të komunave në veri, nën asistimin e Policisë së Kosovës, hynë në ndërtesat komunale, mes kundërshtimeve të serbëve lokalë.
Tensionet kulmuan më 29 maj, kur në Zveçan, protestuesit serbë u përleshën me pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR. Nga përleshjet janë lënduar dhjetëra persona nga të dyja palët./ RFEL
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se b...
Një anije me mbi 400 emigrantë dyshohet se është përmbytur...
Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar në Parlamentin Evrop...
Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, i është drejtuar dele...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po mban fjalimin e sa...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka marrë vendimin ...
Një nxënës i mitur ka qëlluar me armë zjarri në shkollën f...
Rreth 40 organizata ndërkombëtare u kanë dërguar një letër...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Strasburg do t...
Qyteti i Milanos po përgatitet t'i japë lamtumirën e fundi...
Kryeqyteti francez ka vendosur "Plan Local d'Urbanisme", i...
Ka një seri alarmesh të ngritura nga ekspertë në fushën e ...
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, dhe Sekretari i Përgjiths...
Të paktën tre persona janë vrarë dhe 13 janë plagosur në n...
Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara të Amerik...
Departamenti amerikan i Shtetit tha se vazhdon t’iu bë...
Pak më parë ka përfunduar seanca gjyqësore në gjykatën e M...
Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump u deklarua i paf...
Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksi...
Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump po përballet sot në...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...