
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Peter Stano, ka konfirmuar se institucionet evropiane po e trajtojnë si “çështje urgjente” situatën e krijuar në Kosovë dhe janë në kontakt me Prishtinën, Beogradin dhe me përfaqësuesit e KFOR-it, për të verifikuar ngjarjet në vijën kufitare në mes të Kosovës dhe Serbisë, kur janë arrestuar tre zyrtarë policorë kosovarë nga forcat serbe.
“Ne jemi – si çështje urgjente – në kontakt me të dyja palët, si dhe me KFOR-in, për të përcaktuar se çfarë dhe si ka ndodhur saktësisht”, tha Stano në një deklaratë me shkrim.
Zëdhënësi i BE-së i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë që të përmbahen nga çdo veprim apo reagim që mund të kontribuojë më tej në ngritjen e tensioneve.
“Ne përsërisim thirrjen e BE-së për shtensionimin e menjëhershëm dhe vendimtar të situatës”, tha Stano.
Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar më 14 qershor nga forcat serbe në afërsi të vijës kufitare.
Policia e cilësoi këtë si "kidnapim klasik të organizuar" brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.
Ngjarja, sipas Policisë së Kosovës ka ndodhur mesditën e së mërkurës, kur ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës.
Vendi Tresave/Bare gjendet në komunën e Leposaviqit, brenda territorit të Kosovës.
Ndërkaq, Serbia tha se arrestimi u bë në një fshat të komunës së Rashkës.
Zyrtarët shtetërorë në Kosovë e kanë dënuar këtë veprim dhe kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të zyrtarëve policorë./ REL
Dialogu i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian është rruga ...
Qeveria e Kosovës tha se nuk kanë marrë ndonjë njoftim zyr...
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bali Kelani doli në një k...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në lidh...
Kosova ka marrë menjëherë masa kundër Serbisë, pas rrë...
Policia e Kosovës njoftoi sot rrëmbimin e 3 efektivëve në ...
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump mbajti qëndrim s...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për rrëmbim...
Pasditen e sotme Policia e Kosovës njoftoi se janë rrëmbye...
Pak më parë ka nisur ceremonia mortore për ish-kryeministr...
Policia e Kosovës tha se mesditën e së mërkurës, tre z...
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka thënë se b...
Një anije me mbi 400 emigrantë dyshohet se është përmbytur...
Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar në Parlamentin Evrop...
Vjosa Osmani, presidentja e Kosovës, i është drejtuar dele...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, po mban fjalimin e sa...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka marrë vendimin ...
Një nxënës i mitur ka qëlluar me armë zjarri në shkollën f...
Rreth 40 organizata ndërkombëtare u kanë dërguar një letër...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, sot në Strasburg do t...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Një operacion i koduar “De facto”nga Policia e Tiranës ka ...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Mjeku i njohur Shkëlqim Balili ndau sot disa udhëzime me r...
Një shpërthim i infeksionit parazitar Cyclosporiasis ka pr...
Kosova e ka shpallur person “të padëshirueshëm” dhe ja ka ...
Komisionerja europiane për Zgjerim, Marta Kos ka reguar li...
Mister po konsiderohet për policinë gjermane zhdukja e 20...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Numri i zyrave të këmbimit valutor pësoi rënie në 2025, pë...
Përveç efektit në rënien e kërkesës së shitblerjes së pasu...
Këtë të martë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Administrata tatimore ka njoftuar përfundimin e fazës së p...