Kryeministrja e Tajlandës shkarkohet për një telefonatë
Gjykata tajlandeze ka shkarkuar nga detyra kryeministr...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje partive parlamentare ta gjejnë një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën e vendit për t’i themeluar Kuvendin dhe qeverinë e re sa më parë që të jetë e mundur.
Thirrja e Osmanit vjen në një kohë kur Kuvendi ka mbetur peng i zgjidhjes së nënkryetarit të vet nga pakica serbe – hapi i fundit i nevojshëm për konstituimin e Kuvendit përfundimisht.
Këtë javë u duk sikur Kosova do të bëhej me Kuvend të ri më në fund pas një ngërçi të gjatë pas zgjedhjeve të shkurtit, sepse zgjodhi kryetarin dhe katër nënkryetarët.
Megjithatë, partitë parlamentare kanë hasur sërish në mospajtime për votimin e nënkryetarit nga pakica serbe në Kuvend.
“Që Kuvendi të konstituohet urgjentisht, që qeveria të zgjidhet po ashtu urgjentisht, çdo ditë e humbur është ditë e humbur për Kosovën, për popullin e saj, për perspektivën tonë euroatlantike, kështu që shpresoj që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën sa më parë që të jetë e mundur”, tha Osmani.
Një ditë më parë, deputetët nuk e votuan asnjë nga kandidatët e Listës Serbe të hedhur në votim përmes shortit për nënkryetar të Kuvendit.
Vota nuk mori as deputeti tjetër serb, Nenad Rashiq nga Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, i cili nuk përkrahet nga Lista Serbe.
Rashiq – i cili nuk ishte votuar as në seancën e kaluar – i mori 56 vota për, 1 kundër, ndërsa 20 deputetë abstenuan.
Deputetët do të mblidhen sërish të shtunën për ta vazhduar seancën konstituive aty ku ka mbetur të enjten.
Votimi ndaras për nënkryetarët nga pakicat ka nxitur dyshime se mund të jetë shkelur Kushtetuta e vendit, pasi në të kaluarën ata janë votuan në një pako.
Osmani tha se “nuk dua ta jap interpretime kushtetuese për këtë situatë”, kur u pyet për votimin ndaras nga gazetarët pasi bëri homazhe te Monumenti i Personave të Zhdukur në Prishtinë, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.
Dita Ndërkombëtare e Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë shënohet më 30 gusht.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë rreth 13,000 njerëz, janë zhvendosur mbi 800,000, ndërsa janë zhdukur rreth 6,000, prej të cilëve rreth 1.600 janë ende të pagjetur.
Qindra trupa të shqiptarëve të vrarë të Kosovës janë gjetur në varrezat masive në Serbi./ Rel
Gjykata tajlandeze ka shkarkuar nga detyra kryeministr...
Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar kanë filluar pr...
Një mbledhje e Senatit meksikan u shndërrua në një arenë b...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka diskutuar me të ngar...
Organizatorët e Shfaqjes Ajrore të Radomit, e cila ish...
Gazetarëve të huaj në SHBA këtej e tutje do t'u duhet ta z...
Prokurori i Përgjithshëm i Minesotës, Joseph Thompson ka d...
Ministri izraelit i Financave, Bezalel Smotrich, i bëri th...
Bashkimi Europian ka vendosur të pezullojë takimet zyrtare...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, tha s...
Kroacia ka shqiptuar masën e paraburgimit ndaj dy të dyshu...
Gjatë vizitës së tij të parë në marinën gjermane, kanc...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar së fundmi në Kosovë, ...
Pas sulmeve ruse që goditën Kievin mëngjesin e të enjt...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë dhe Hercegovinës k...
Mëngjesin e së enjtes Rusia ka goditur me sulme ajrore...
Kuvendi i Kosovës edhe ditën e sotme ka dështuar të konsti...
Pas dështimit të sistemeve të sigurisë të ofruesit amerika...
Kjo rënie arrin në gati 7% të fuqisë punëtore në sektorin ...
Qeveria gjermane ka miratuar rregulloret e brendshme të Kë...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Tentakulat e Sokol Sadushit kanë prekur sistemin e diploma...
Një tjetër emër që renditet në grupin e 99-çave të Erion V...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Dy turistë gjermanë u shpëtuan përmes një operacioni kërki...
Një motor i gjetur sot në Sarandë ka ngritur dyshime për a...
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg drejtoreshën e filialit...
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve ka finalizuar operacionin...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani gjatë sulmeve me r...
Tymi nga zjarret masive të Kanadasë ka mbuluar pjesën më t...
Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Zohran Mamdani, deklaroi se ës...
Një armëpushim i brishtë midis Iranit dhe Shteteve të Bash...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...
Shqipërisë i duhen paga më të larta, por edhe më shumë se ...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Ekonomia shqiptare vijoi të zgjerohej në fillim të vitit 2...