Lufta/ Sulmet ruse dëmtojnë ndërtesat e Këshillit Britanik dhe misionit të BE-së në Ukrainë
Mëngjesin e së enjtes Rusia ka goditur me sulme ajrore...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjë dhe Hercegovinës ka shpallur zgjedhjet e parakohshme për president të Republikës Sërpska (RS) më 23 nëntor.
Kjo pozitë në entitetin serb mbeti e lirë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ia hoqi mandatin Millorad Dodik-ut më 18 gusht, në bazë të një vendimi të formës së prerë të Gjykatës së Bosnjë dhe Hercegovinës, me të cilin ai u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet ndalim për ushtrimin e funksioneve publike për shkak të moszbatimit të vendimeve të përfaqësuesit të Lartë ndërkombëtar.
Dodik refuzon të tërhiqet nga kjo pozitë.
Ndërkohë, Kuvendi i Republikës Sërpska ka miratuar një sërë ligjesh dhe konkluzionesh jokushtetuese që lidhen me mbajtjen e një referendumi në këtë entitet të Bosnjë e Hercegovinës, në të cilin qytetarët do të duhej të shpreheshin për aktgjykimin e Gjykatës së Bosnjë e Hercegovinës kundër Dodik-ut dhe për vendimin e KQZ-së së Bosnjës me të cilin atij iu hoq mandati i presidentit të RS-së.
KQZ-ja e Bosnjës ka marrë vendim që të shpallen zgjedhje të parakohshme për presidentin e RS-së, pasi dy nënkryetarëve (një boshnjak dhe një kroat) nuk u janë hequr mandatet.
Në mbledhjen e KQZ-së është miratuar gjithashtu përfundimi që lista qendrore e votuesve të mbyllet më 27 gusht të këtij viti në orën 00:00. Të drejtë vote, sipas listës zgjedhore, kanë rreth 1 milion e 266 mijë votues.
Për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për presidentin e Republikës Sërpska është e nevojshme të ndahen 6 milionë e 490 mijë marka (rreth 3.2 milionë euro).
Bosnja dhe Hercegovina ende nuk ka buxhet të miratuar dhe shteti funksionon me buxhet të përkohshëm.
Presidenca në Bosnje më 19 gusht ka dorëzuar projektbuxhetin, ku është paraparë edhe financimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në RS.
Që të hyjë në fuqi, buxheti duhet të miratohet edhe në të dyja dhomat e Parlamentit të Bosnje e Hercegovinës.
Kush do të mund të votojë në zgjedhje?
Të gjithë qytetarët në moshë madhore me vendbanim të regjistruar në entitetin e Republikës Sërpska, të cilët figurojnë në listën zgjedhore, mund të votojnë për presidentin e këtij entiteti.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjës menaxhon listën e votuesve.
Qytetarët munden në çdo kohë të kontrollojnë nëse janë të regjistruar, ku ndodhet vendvotimi i tyre, si dhe të kërkojnë regjistrimin ose fshirjen, për shembull, të personave të vdekur nga lista zgjedhore.
Kush do t’i organizojë zgjedhjet?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Bosnjës dhe Hercegovinës është organi përgjegjës për organizimin dhe zhvillimin e të gjitha zgjedhjeve në Bosnje – të përgjithshme, lokale dhe të parakohshme.
Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje, Christian Schmidt, në mars 2024 ka zgjeruar kompetencat e KQZ-së përmes ndryshimeve në Ligjin Zgjedhor të Bosnjës. Me këto ndryshime, KQZ-ja fitoi të drejtën të emërojë anëtarët e këshillave të vendvotimeve, të cilët vetëm në zgjedhjet lokale të atij viti ishin mbi 12.000.
KQZ-ja përveç pranimit të kandidaturave, do të duhet të organizojë edhe pjesën teknike: shtypjen e fletëvotimeve dhe vendosjen e pajisjeve për identifikim elektronik të votuesve dhe numërim elektronik të votave. Ky sistem pritet të zbatohet plotësisht në gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën deri në zgjedhjet e rregullta të përgjithshme në tetor 2026./REL
Mëngjesin e së enjtes Rusia ka goditur me sulme ajrore...
Kuvendi i Kosovës edhe ditën e sotme ka dështuar të konsti...
Pas dështimit të sistemeve të sigurisë të ofruesit amerika...
Kjo rënie arrin në gati 7% të fuqisë punëtore në sektorin ...
Qeveria gjermane ka miratuar rregulloret e brendshme të Kë...
Një rekord prej një milion hektarësh - ekuivalent me rreth...
Shtëpia e Bardhë njoftoi se ka shkarkuar drejtoreshën e Qe...
Shefja e Komisionit të BE-së, von der Leyen, thotë se ajo ...
Një festë dasme në Turqinë veriore thuhet se përfundoi në ...
Policia turke ka sekuestruar bizhuteri dhe antike me vlerë...
Drejtori i Institutit për Gjeopolitikë në Kosovë, Sadri Ra...
Gjatë orëve të paradites së sotme, policia në Vushtrri ka ...
Disa fëmijë janë plagosur pas një të shtëne me armë në një...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri thirrje sot që pr...
Priftërinjtë dhe motrat rregulltare të Kishës së Familjes ...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri të paktën katër p...
Edhe pse më shumë se 140 shtete e kanë njohur tashmë Pales...
Tarifat e larta prej 50% të Donald Trump ndaj Indisë kanë ...
Presidenti amerkan Donald Trump tha sot se qeveria federa...
Një ushtar polak u shtrua në spital pasi një granatë shpër...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...