Trump-it i refuzohen 4 telefonata në një javë
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri të paktën katër p...

Priftërinjtë dhe motrat rregulltare të Kishës së Familjes së Shenjtë në Gaza, e goditur më 17 korrik nga një sulm izraelit që shkaktoi tre të vdekur, duke plagosur lehtë edhe famullitarin atë Gabriel Romanelli dhe ata të Kishës Ortodokse Greke të Shën Porfirit “kanë vendosur të qëndrojnë dhe të vazhdojnë të kujdesen për të gjithë ata që do të gjenden në dy komplekset” në Gaza.
Kjo është ajo që thuhet në një deklaratë të përbashkët të publikuar një ditë më parë, nga Patriarkana Ortodokse Greke dhe Patriarkana Latine e Jerusalemit, të cilat shprehin shqetësimin e tyre pas vendimit të fundit të qeverisë izraelite për të marrë kontrollin e plotë të qytetit të Gazës.
Duke kujtuar se si dy komplekset kishtare në Gaza kanë qenë strehë për qindra civilë, duke përfshirë të moshuar, gra dhe fëmijë dhe persona me aftësi të kufizuara, Patriarkët theksojnë vuajtjet që këta njerëz tashmë mbajnë mbi supe për shkak të gati dy viteve luftë:
“Shumë njerëz janë të dobësuar dhe të kequshqyer” dhe për ta, pra, “të përpiqesh të ikësh drejt jugut do të ishte e barabartë me një dënim me vdekje”.
“Popullsia e qytetit të Gazës”, thuhet më tej në deklaratë, “ku jetojnë qindra mijëra civilë, dhe ku ndodhet komuniteti ynë i krishterë do të evakuohet dhe transferohet në jug të Rripit”.
Urdhrat e evakuimit janë lëshuar për disa lagje të qytetit të Gazës dhe bombardimet e rënda, shtojnë shkatërrime dhe vdekje të mëtejshme në një situatë tashmë dramatike para fillimit të operacionit. Veprime këto që tregojnë, sipas dy Patriarkanave, se operacioni nuk është vetëm një kërcënim, por një realitet tashmë në fazë zbatimi.
Në pasigurinë që po godet jo vetëm komunitetin tonë, por të gjithë popullsinë, deklarata thekson se nuk mund të ketë të ardhme të bazuar në robëri, zhvendosje të palestinezëve ose hakmarrje.
"Kjo nuk është rruga e duhur", thuhet më tej në deklaratë — nuk ka asnjë arsye që justifikon zhvendosjen e qëllimshme dhe të detyruar të civilëve.
Në deklaratën e përbashkët, Patriarkët kërkojnë ndërmjetësimin e vendeve të tjera për të ndërprerë mobilizimin masiv ushtarak të Forcave Mbrojtëse Izraelite (IDF) në Rripin e Gazës, për t'u kthyer familjeve të tyre pengjet izraelitë, të rrëmbyer gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023, dhe për të sjellë më në fund paqen në rajon.
“I bëjmë thirrje komunitetit ndërkombëtar të veprojë për t'i dhënë fund kësaj lufte të pakuptimtë dhe shkatërruese, dhe që personat e zhdukur dhe pengjet izraelitë të mund të kthehen në shtëpi".
Patriarkana Ortodokse Greke dhe Patriarkana Latine e Jerusalemit citojnë, së fundi, fjalët e drejtuara, gjatë audiencës së të shtunës së kaluar, nga Papa Leoni XIV një delegacioni të shoqatës Chagos Refugees Group, e angazhuar në kthimin e Ishujve Chagos në Republikën e Mauritiusit: “Të gjithë popujt, edhe më të vegjlit dhe më të dobëtit, duhet të respektohen nga të fuqishmit në identitetin dhe të drejtat e tyre, në veçanti të drejtën për të jetuar në tokat e tyre; dhe askush nuk mund t'i detyrojë ata të mërgojnë”.
Në fund lutja që zemrat të kthehen, të ecet në shtigjet e drejtësisë dhe të jetës për Gazën dhe për të gjithë Tokën e Shenjtë./ CNA
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, bëri të paktën katër p...
Edhe pse më shumë se 140 shtete e kanë njohur tashmë Pales...
Tarifat e larta prej 50% të Donald Trump ndaj Indisë kanë ...
Presidenti amerkan Donald Trump tha sot se qeveria federa...
Një ushtar polak u shtrua në spital pasi një granatë shpër...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se Turqia, ...
Presidenti amerikan Donald Trump mbajti këtë të martë një ...
Autoritetet në Gjermani caktuan sot akuza për vrasje kundë...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka përshëndetur zhvill...
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio zhvilloi një bis...
Komisioni Europian i dha sot Gilead Sciences (GILD) mirati...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë pas një t...
Bashkimi Europian ka ndarë 7.5 milionë euro shtesë për Kos...
Në fjalimin e tij të parë pasi u zgjodh në krye të organit...
Dimal Basha është zgjedhur kryetari i Kuvendit të Kosovës,...
Më në fund deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur k...
Presidenti i SHBA-së, Trump, tha se kishte folur përsëri n...
Në Francë jeta politike pas pushimeve të verës nis me simp...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do ta shka...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se presidenti ru...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një shtetas 37-vjeçar është arrestuar në flagrancë, pasi p...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Këtë të diel, kushtet atmosferike parashikohen me kthjelli...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Presidenti rus Vladimir Putin është në pushtet prej 26 vit...
Të shtëna me armë zjarri shpërthyen në Ohio të SHBA-së në ...
Qytetarët e Kosovës do të përpiqen sot t’i japin drejtim n...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...
Nëse do të ndiqje hartën industriale të Ballkanit Perëndim...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...