Trump urdhëron shkarkimin e guvernatores së Rezervës Federale
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do ta shka...

Në Francë jeta politike pas pushimeve të verës nis me simptoma krize: Kryeministri Bayrou do t'i paraqesë parlamentit çështjen e votëbesimit. Atij i duhet mbështetje për kursin e kursimeve. Por shanset nuk janë të mira.
Kryeministri i Francës, François Bayrou, i merr parasysh të gjitha duke vënë në dispozicion të ardhmen e tij politike. Në një konferencë shtypi ai deklaroi, se më 8 shtator do t'i paraqesë parlamentit kërkesën për votëbesim.
Me këtë synon të krijojë qartësi, tha Bayrou. Ai i ka kërkuar presidentit, që të thërrasë seancën e jashtëzakonshme parlamentare.
"Pas deklaratës qeveritare do të kërkojë votëbesimin", tha Bayrou. "Me këtë synohet çështja thelbësore, nëse ka rrezik për kombin – nëse duhet vepruar urgjentisht – dhe për të gjetur një rrugë, për t'i shpëtuar së keqes, në mënyrë që ne t'i kemi nën kontroll financat tona.
Barra e interesave pjesa më e madhe në buxhet
Gjatë gjithë verës Bayrou ka paralajmëruar, se Franca duhet të kursejë masivisht. Shumë shpejt qysh në korrik për këtë arsye kryeministri prezantoi shtyllat kryesore të buxhetit për vitin e ardhshëm. Në të rreth 44 miliard euro duhet të kursehen. Në rast të kundërt kërcënon super borxhi, gjë që mund ta paralizojë vendin ekonomikisht dhe politikisht. Këtë vit barra e interesave do të jetë pjesa më e madhe në buxhet, theksoi Bayrou gjatë konferencës së shtypit. Kryeministri Bayrou pati propozuar gjithashtu që të hiqen nga lista e ditëve të pushimeve datat 8 maj si dhe e diela e Pashkës. Por ka rezistencë kundër planeve të tij për buxhetin – jo vetëm në nivelin politik, por edhe në radhët e shoqërisë civile. Prej javësh po formësohet nën emërtimin Bloquons Tout (blloko të gjitha) një lëvizje, që më 10 shtator do të paralizojë vendin.
"Bayrou e ka zgjedhur vet datën e lamtumirës"
Partia e majtë LFI i është bashkuar kësaj lëvizjeje duke bërë thirrje për grevë të përgjithshme. E natyrisht ajo do t'ia heqë votëbesimin qeverisë, thotë kryetarja e grupit parlamentar të LFI-së, Mathilde Panot. Bayrou në një farë mënyre po ia jep vet vehtes votën e mosbesimit, thotë politikania. "Ai e ka kuptuar shumë mirë, që pas pushimeve parlamentare të verës gjithësesi do të humbasë postin." Në sfondin e rezistencës, që ka deklaruar edhe shoqëria civile, Bayrou duket se e ka zgjedhur vet datën e lamtumirës. "Ne gëzohemi për këtë fitore të parë të protestës dhe do ta miratojmë rrëzimin e kryeministrit dhe të qeverisë", thotë Panot.
Shënjestra e opozitës është në fakt Macron-i
Edhe kryetarët e grupeve parlamentare të ekologjistëve dhe komunistëve, që me LFI bëjnë pjesë në të ashtuquajturin Fronti i ri Popullor, një aleancë e majtë në parlament, kanë deklauar se nuk do t'ia japin votëbesimin kryeministrit. Po kështu do të veprojë edhe partia radikale e djathtë Rassemblement National (RN).Thomas Ménagé është zëdhënës i grupit parlamentar të RN-së në Asamblenë Kombëtare dhe i tha televizionit France Info, se: "E di, që çështja e votëbesimit shtrohet për të siguruar shumicën. Këtë shumicë François Bayrou nuk e ka as në Asamblenë Kombëtare dhe as në vend. Do të ishte një tradhëti ndaj zgjedhësve tanë, nëse i jepet votëbesimi kësaj qeverie." Ndaj me gjasë Bayrou do të largohet. Por në fakt qëllimi si i RN ashtu edhe i LFI-së nuk është François Bayrou, por Emmanuel Macron. Duke rrëzuar qeverinë, të dyja këto parti duan, që të detyrojnë presidentin të japë dorëheqjen dhe të imponojnë zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Kush do ta qeverisë Francën?
Qeveria dhe kryeministri i saj do ta kenë shumë të vështirë. Përgjegjësinë e kanë tani deputetët, thotë Bayrou. Më 8 shtator parlamenti e ka në dorë të vendosë – dhe secili është përgjegjës përpara francezëve, tha në konferencën e shtypit Bayrou. Rreziku më i madh është që të mos ndërmarrësh asgjë. Nëse ai dhe qeveria e tij bien, shtrohet pyetja, se kush do ta qeverisë Francën në konstelacionin aktual të parlamentit – ose nëse është vërtetë e mundur qeverisja. Po ashtu është e paqartë nëse presidenti Macron sërish do të shpërndajë Asamblenë Kombëtare./ DW
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë se do ta shka...
Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se presidenti ru...
Ministri i transportit i Turqisëabdulkadirura u dënua me g...
Vila Certosa, vila ikonike e Silvio Berlusconit në Costa S...
Kryeministri francez François Bayrou do të kërkojë një vot...
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha sot se mund të ketë...
Presidenti amerikan Donald Trump priti këtë të hënë në Sht...
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sqaroi sot situatën me p...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mirëpriti sot në nj...
Presidenti Trump është planifikuar të takohet këtë të hënë...
Pas 19 ditësh kërkimesh intensive, autoritetet kompetente ...
Prokuroria Speciale e Kosovës i ka kërkuar të hënën Gjykat...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë u k...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një taki...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qart...
Dymbëdhjetë emigrantë rezultojnë të zhdukur pasi janë hedh...
Antarktida, zona e fundit e madhe e egër e Tokës, po përba...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, hodhi poshtë sugje...
Forcat ajrore izraelite goditën pasditen e së dielës kryeq...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mori pjesë në n...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...