Dyfishimi i mbështetjes financiare/ Rama: Përfitojnë 11 mijë fëmijë me aftësi të kufizuara
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizit...
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një vizit...

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një takim me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, do të ishte “rruga më efektive përpara”, pavarësisht përpjekjeve të ngecura për t’u dhënë fund luftës dhe sulmeve të vazhdueshme me dronë nga të dyja palët.
Zelensky, duke folur të dielën në një ceremoni për të shënuar Ditën e Pavarësisë së vendit, u zotua se do “ta shtyjë Rusinë drejt paqes”.
Gjenerali më i lartë i Kievit tha të dielën se trupat ukrainas kanë rimarrë tri fshatra në rajonin e Donjeckut. Njëkohësisht, Ukraina nisi sulme me dronë ndaj Rusisë, duke shkaktuar një zjarr në një termocentral bërthamor që u shua shpejt të dielën.
Kryebashkiaku i Moskës, Sergei Sobyanin, tha të hënën në mëngjes se njësitë e mbrojtjes ajrore ruse shkatërruan dy dronë që po fluturonin drejt kryeqytetit rus.
Ai tha se shërbimet e emergjencës po punonin në vendin ku ranë mbetjet e dronëve.
Një sulm rus mbrëmjen e së dielës la disa vendbanime në rajonin e Sumit pa energji elektrike, tha kreu i administratës ushtarake rajonale. Trupat ruse sulmuan gjithashtu infrastrukturën civile në rajonin e Sumit duke përdorur bomba të telekomanduara dhe dronë sulmues, shtoi zyrtari. Nuk u raportua për viktima.
Sulmet me dronë dhe betejat tokësore kanë vazhduar pavarësisht përpjekjeve të presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për ta ndërmjetësuar një takim mes Ukrainës dhe Rusisë. Nuk ka pasur asnjë përparim në këtë drejtim prej se Trump e priti Putin-in për një takim në Alaskë, më 15 gusht.
Zelensky tha se një “format bisedimesh mes liderëve është rruga më efektive përpara”, por ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ngriti një pengesë të re për bisedime direkte gjatë një interviste me transmetuesin amerikan "NBC".
“Reagimi ndaj takimit në Anchorage [të Alaskës], mbledhja në Uashington e këtyre përfaqësuesve europianë dhe ajo që bënë ata pas Uashingtonit tregon se ata nuk duan paqe”, tha Lavrov për "NBC".
Ai shtoi se anëtarët e përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, Kina, Franca, Rusia, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara, duhet të jenë garantuesit e sigurisë së Ukrainës.
Kievi dhe aleatët e tjerë deri nuk e kanë pranuar idenë që Moska të jetë mes garantuesve të sigurisë për një marrëveshje për paqe, dhe Zelensky ka hedhur poshtë mundësinë që Pekini të luajë ndonjë rol.
Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, gjatë një vizite në Kiev të dielën, tha se nuk është “në dorën e Rusisë mënyra se si garantohet e ardhmja e sovranitetit, pavarësisë dhe lirisë së Ukrainës”.
Carney shtoi gjithashtu se nuk do ta përjashtonte praninë e trupave kanadeze në Ukrainë si pjesë e garancive të ardhshme të sigurisë, hollësitë e të cilave Kievi dhe aleatët e tij europianë ende po i shqyrtojnë.
“Ne e dimë se Putin-it nuk mund t’i besohet kurrë”, tha Carney në fjalimin e tij në sheshin "Shën Sofia" të Kievit. “Ne e dimë se paqja dhe siguria e vërtetë do të kërkojnë garanci sigurie për Ukrainën”.
Rusia ka kundërshtuar vazhdimisht vendosjen e trupave perëndimorë në Ukrainë.
Nënpresidenti i SHBA-së, JD Vance, foli gjithashtu me transmetuesin amerikan "NBC" të dielën, ku tha se Rusia ka bërë “lëshime të rëndësishme” për t’i dhënë fund konfliktit.
“Ata kanë treguar vullnet për të qenë fleksibël në disa prej kërkesave të tyre kryesore. Ata kanë folur për atë që do të ishte e nevojshme për të përfunduar luftën”, tha Vance në intervistë.
Vance tha se Moska ka pranuar “që Ukraina do të ketë integritet territorial pas luftës. Ata e kanë pranuar se nuk do të jenë në gjendje të instalojnë një regjim kukull në Kiev”.
Në fjalimin e tij në ceremoninë për përvjetorin e pavarësisë së Ukrainës, Zelensky tha se Shtetet e Bashkuara dhe Europa pajtohen se Ukraina “ende nuk ka fituar plotësisht, por sigurisht nuk do të humbasë. Ukraina ka siguruar pavarësinë e saj”.
“Ukraina nuk është viktimë; është luftëtare”, përfundoi ai./REL
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qart...
Dymbëdhjetë emigrantë rezultojnë të zhdukur pasi janë hedh...
Antarktida, zona e fundit e madhe e egër e Tokës, po përba...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, hodhi poshtë sugje...
Forcat ajrore izraelite goditën pasditen e së dielës kryeq...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mori pjesë në n...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë shënimit të...
Në Serbi, forcat e sigurisë shtypin brutalisht demonstrues...
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se përballimi i sfida...
Dështon sërish seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendi...
Vajza e madhe e Pandeli Nakolecit ka folur per ngjarjen që...
Më pak se 24 orë pas lirimit të tij, autoritetet amerikane...
Agjentët e FBI-së bastisën shtëpinë e ish-këshilltarit të ...
Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinc...
Pandeli Nakoleci, 40- vjeçari i cili vrau ditën e djeshme ...
Mediat greke kanë zbardhur fjalët që ka thënë 40-vjeçari, ...
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka shkarkuar shefin e A...
Rusia ka gjuajtur dhjetëra dronë drejt Ukrainës gjatë natë...
Ka disa faktorë që lidhen me gjeografinë dhe sistemet e mo...
Gjermania po plaket dhe ka nevojë për ushtarë dhe spiunë t...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
CNA ka zbuluar tentakulat e kreut të Gjykatës së Lartë, So...
Kompania "Gjikuria" është kapur në disa shkelje të rënda. ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Tre persona janë arrestuar në Lezhë pasi morën me forcë në...
Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në ...
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e par...
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pasditen e s...
Ditën e hënë vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave aj...
Ditën e Diel vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave ...
Organizata Botërore e Shëndetësisë e përshkroi nxehtësinë ...
Në mënyrë sistematike në 15 vitet e fundit, çrregullimet e...
Mbi 400 dronë ukrainas janë lëshuar gjatë natës drejt rajo...
Kryeministri i ardhshëm britanik, Andy Burnham, synon të f...
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara (CENTCOM) tha se ...
Armëpushimi midis Shteteve të Bashkuara dhe Iranit në thel...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Në Golem dhe Durrës, sezoni duket dinamik: autobusë me gru...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81 lekë dhe shi...
Statistikat e INSTAT për muajin maj tregojnë një rritje të...