Kriza politike/ Osmani: Nuk e kemi luksin të presim, të formohet koalicion
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë u k...

Prokuroria Speciale e Kosovës i ka kërkuar të hënën Gjykatës Themelore në Prishtinë të urdhërojë një muaj paraburgim për një burrë të dyshuar për pjesëmarrje në sulmin e vitit 2023 kundër pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës në Zveçan.
I dyshuari, i identifikuar vetëm me inicialet Lj.M., u arrestua të dielën në Zveçan, komunë e banuar me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Prokuroria tha të hënën se “janë plotësuar të gjitha kushtet ligjore” që i dyshuari të mbahet në paraburgim për 30 ditë.
Ai dyshohet se ka kryer katër vepra penale: bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm dhe sulm ndaj personit zyrtar.
“I pandehuri Lj.M., dyshohet se më 29.05.2023, para objektit të komunës së Zveçanit, në bashkëkryerje edhe me të dyshuar të tjerë ka sulmuar me gurë, bombë molotovi dhe armë pjesëtarët e KFOR-it, Policisë së Kosovës dhe gazetarët që kanë raportuar për ngjarjen”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria shtoi se gjatë hetimeve dhe bastisjes në shtëpinë e të dyshuarit, ka gjetur prova materiale, si një telefon, uniforma të ndryshme ushtarake, dy USB, dhe një fanellë me mbishkrim me motive nacionaliste, “me të cilat konfirmohen veprimet inkriminuese të të pandehurit në ditën kritike”.
Më 29 maj të vitit 2023, 93 pjesëtarë të KFOR-it kishin pësuar lëndime – disa prej tyre lëndime të rënda – pas përleshjes me protestuesit serbë. Të lënduar nga kjo përplasje pati edhe në anën e protestuesve.
Dhuna në Zveçan shpërtheu pasi serbët lokalë kundërshtuan hyrjen e kryetarëve të rinj shqiptarë në ndërtesat komunale në Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok – komuna të banuara me shumicë serbe në veri të Kosovës, pas zgjedhjeve lokale të mbajtura më herët po atë vit, që u bojkotuan nga serbët.
Deri tani, disa persona janë dënuar me burgim pas marrëveshjeve me prokurorinë për pranimin e fajësisë në lidhje me dhunën në Zveçan, ndërsa janë arrestuar dhjetëra të tjerë.
Për dhunën në Zveçan, Kosova e ka fajësuar Serbinë, duke thënë se pas dhunës qëndruan “grupe kriminale të afërta me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Por, Beogradi e ka hedhur poshtë këtë akuzë, duke thënë se qeveria e Kosovës po synonte që të shtynte serbët “drejt një konflikti të ri me NATO-n”.
NATO-ja vazhdimisht ka kërkuar që autorët e dhunës të mbahen përgjegjës./REL
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë u k...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, tha se një taki...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta ketë të qart...
Dymbëdhjetë emigrantë rezultojnë të zhdukur pasi janë hedh...
Antarktida, zona e fundit e madhe e egër e Tokës, po përba...
Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, hodhi poshtë sugje...
Forcat ajrore izraelite goditën pasditen e së dielës kryeq...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mori pjesë në n...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, gjatë shënimit të...
Në Serbi, forcat e sigurisë shtypin brutalisht demonstrues...
Kancelari gjerman Friedrich Merz tha se përballimi i sfida...
Dështon sërish seanca për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendi...
Vajza e madhe e Pandeli Nakolecit ka folur per ngjarjen që...
Më pak se 24 orë pas lirimit të tij, autoritetet amerikane...
Agjentët e FBI-së bastisën shtëpinë e ish-këshilltarit të ...
Zgjedhjet e reja parlamentare do të shtyhen në tri provinc...
Pandeli Nakoleci, 40- vjeçari i cili vrau ditën e djeshme ...
Mediat greke kanë zbardhur fjalët që ka thënë 40-vjeçari, ...
Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth ka shkarkuar shefin e A...
Rusia ka gjuajtur dhjetëra dronë drejt Ukrainës gjatë natë...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...